Dioqeza Prizren-Prishtinë ka mbajtur simpozium mbi familjen, në përfundimin e vitit kushtuar Shën Jozefit

Dioqeza Prizren-Prishtinë ka mbajtur simpozium mbi familjen, në përfundimin e vitit kushtuar Shën Jozefit

Dioqeza e jonë Prizren-Prishtinë, në kuadër të përmbylljes së vitit të Shën Jozefit dhe në fillim  të rrugës sinodale, ka organizuar simpozium mbi familjen, më 6 dhjetor 2021, gjatë si cilit familja është marr në shqyrtim nga këndvështrime të ndryshme, nga ato traditore shqiptare deri te filozofia, bibla dhe jeta pastorale në terren.

Në pjesëmarrjen e familjeve nga Famullitë e Dioqezës sonë, të klerit e rregulltarëve, ipeshkvi ynë, Imzot Dodë Gjergji, në fjalën përshëndetëse vëri në dukje rëndësinë që Kisha duhet të ketë për familjen, e cila po përjeton ndryshme të mëdha e të shpejta në kohën bashkëkohore. Ai e cilësoi familjen si bërthama e ekzistencës, si të kombit ashtu edhe të kishës. Familja katolike e vërtetë është pjesa më e shëndosh e shoqërisë njerëzore, sepse aty ka jetë, fëmijë. Në këtë kuptim, duhet ta ruajmë familjen për ta mbrojtur jetën.

Në një panel prej pesë ligjëruesve u shqyrtua institucioni i familjes me këto tema:

  1. Don Lush Gjergji, Familja në traditën dhe kulturën shqiptare
  2. Prof. dr. Krishtë Shtufi, Familja në traditën filozofike
  3. Don Kolë Dedaj, Familja në aspektin teologjik dhe biblik
  4. Dodë Krasniqi, Dëshmi mbi jetën familjare të krishterë.
  5. Dr. Visar Berisha, Sfidat bashkëkohore të familjes.

Simpoziumi u shoqëruaa me sekuenca muzikore nga kori i të rinjve të Katedrales Shën Nënë Tereza, nën udhëheqjen e Don Shtjefën Dodes.

Ligjëratat e plota mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme të përgatitur nga Radio Maria e Kosovës:

https://www.youtube.com/watch?v=Jai1IpdsSng&t=4s

Shpëndaje: