
Pas takimit në Vatikan, në fillim të tetorit të këtij viti, ipeshkvi ynë, Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, këto ditë po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të CCEE-së (Këshilli i Konferencave Ipeshkvnore të Evropës).
Asambleja e Përgjithshme e CCEE-së po zhvillohet në Salzburg të Austrisë, duke mbledhur së bashku kryetarët e Konferencave Ipeshkvnore të Evropës, nga data 27 deri më 30 tetor 2026.
Tema e takimit është “Ungjillizimi dhe Sinodaliteti: Misioni i priftërinjve të sotëm në Evropë”.
Pas Meshës së hapjes së djeshme, dita e parë e punës nisi me një fjalë mirëseardhjeje nga Argipeshkvi i Salzburgut, Imzot Franz Lackner, dhe një fjalim hyrës nga Presidenti i CCEE-së, argjipeshkvi Imzot Gintaras Grušas.
Ky takim i prelatëve të Evopës është një kohë dëgjimi, dialogu dhe lutjeje për misionin e Kishës në Evropë./drita.info

Postimi i Mëparshëm
