“Pena e Dritës” organizon takim me shkrimtarin Stefan Çapaliku

Në vazhdën e takimeve kulturore “Pena e Dritës”, ditën e enjte, më 19 qershor 2025, do të kemi takim me shkrimtarin e njohur Stefan Çapaliku.

Takimi mbahet në bibliotekën “Ernest Koliqi” në Prishtinë, në orën 19:00.

Ky takim kulturor është menduar të jetë kryekëput një bashkëbisedim mes autorit dhe lexuesve rreth krijimtarisë të tij letrare.

Pas takimit, në ambientet e Agorà-s, do të shtrohet një koktej për të pranishmit, si mundësi e vazhdimit të qëndrimit bashkë dhe bashkëbisedimit  mes dashamirësve të kulturës.

Takimi është i hapur për të gjithë.

Ju mirëpresim!

Shpëndaje: