PROGRAMI I FESTËS TË NGRITURIT E SHËN MARISË VIRGJËR NË QIELL NË SHENJTËROREN E LETNICËS | 2026

Të dashur vëllezër dhe motra, shtegtarë të dashur,

Me shumë gëzim po e publikojmë programin e festës së madhe të Ngriturit e Shën Marisë Virgjër në Qiell, që kremtohet solemnisht në Shenjtëroren Dioqezane në Letnicë. Ju ftojmë të bashkohemi në këtë përshpirtëri mariane të Kishës sonë, e cila për shekuj e ka pasurua shpirtin e çdo besimtari me dashuri amnore të Marisë Virgjër.  

Zoja e Letnicës – lutu për ne!

 

 

NËNTËDITËSHI NË NDER E LAVD TË ZOJËS SË LETNICËS

Temat për homeli sivjet janë këto: 130vjetori i kushtimit të Kishës dhe Popullit Shqiptar Zojës së Këshillit të Mirë (1896); 180-vjetori i fillimit të martirizimit të Martirëve të Karadakut (1846 – 1848); 170 – vjetori i vdekjes së Atë Anton Marojeviqit (1856), kuptohet, të ndërlidhura me rolin e Virgjërës Mari në jetën e krishterë.

Meshët gjatë nëntëditëshit do të kremtohen në orën 18:00

 

Dita e parë, e enjte, 6 gusht 2026

Kremtuesi: Don Ben ZYMI

 

Dita e dytë, e premte, 7 gusht 2026

Kremtuesi: Don Pal TUNAJ

 

Dita e tretë, e shtunë, 8 gusht 2026

Kremtuesi: Don Alfred SOKOLI

 

Dita e katërt, e diel, 9 gusht 2026

Kremtuesi: Don Jeton THAQI

 

Dita e pestë, e hënë, 10 gusht 2026

Kremtuesi: Don Anton UKA

 

Dita e gjashtë, e martë, 11 gusht 2026

Kremtuesi: Don Shtjefën DODES

 

Dita e shtatë, e mërkurë, 12 gusht 2026

Kremtuesi: Don Nikson SHABANI

 

Dita e tetë, e enjte, 13 gusht 2026

Kremtuesi. Don Fatmir KOLIQI

 

Dita e nëntë, e premte, 14 gusht 2026. Vigjilja e festës. Mesha kremtohet në orën 19:00.

Kremtuesi: Imzot Dodë GJERGJI, ipeshkvi ynë

 

Adhurimi i Shenjtërueshmit Sakrament:

Më 13 gusht 2026: ora 21:00-22:00 (Udhëheq: Don Shtjefën Dodes)

Më 14 gusht 2026:  ora 22:00 – 24:00 (Udhëheqin: Don Shtjefën Dodes dhe Don Izidor Lukiq)

 

TREDITËSHI NË GJUHËN KROATE

Në orën 16:30 – Rruzarja dhe Litanitë e Zojës

Në orën 17:00 – Mesha e shenjtë

 

14 gusht 2026 – VIGJILJA E FESTËS

Në orën 11:00: Mesha e përkushtimit të Kishës në Letnicë, që ju kushtohet të sëmurëve. Kremtues: Don Lush Gjergji

Në orën 13:30: Në Kishën e Zemrës së Krishtit në Viti bëhet nisja e shtegtimit tradicional drejtë Shenjtërores së Letnicës. Shtegtimit të besimtarëve dhe meshtarëve i prinë Bariu i Kishës Katolike në Kosovës, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.

Në orën 17:00: Pritja solemne  e ipeshkvit dhe besimtarëve shtegtarë.

Në orën 17:30:  Mesha në gjuhën kroate.

Në orën 19:00: Mesha  e vigjiljes në gjuhën shqipe. I prinë Sh. T.  Imzot Dodë Gjergji, ipeshkvi ynë. Pas meshës mbahet procesioni tradicional me truporen e Zojës Fatime.

Në orën 22:00 – 24:00: Adhurimi i Shenjtërueshimt Sakrament, lutje dhe meditim në dy gjuhë.

 

15 gusht 2026: DITA E FESTËS

Në orën 7:00: Mesha në gjuhën shqipe – Don Lush Gjergji

Në orën 9:00: Mesha në gjuhën kroate – Don Mate Palić

Në orën 11:00: Mesha solemne e festë, të cilën e kryeson Imzot Dodë Gjergji, ipeshkvi ynë. Pas meshës procesioni me truporen e Zojës së Letnicës.

 

Bekimi i të sëmurëve dhe shtegtarëve: Don Kolë Zefi dhe Don Shtjefën Dodes.

Rrëfimet: Të gjithë meshtarët e pranishëm në Letnicë

Pritja e mysafirëve, delegacioneve: Emanuell Demaj

Gjatë nëntëditëshit këndon kori i Letnicës, ndërsa më 15 gusht, në ditën e festës, koret e famullive: Stubëll, Binçë dhe Letnicë, nën udhëheqjen e m. Donata Bardhaj.

 

16 gusht 2026: Shën Rroku

Në orën 09:00: Mesha kroatisht në Shoshar. Kremtues: Don Mate Palić

Në orën 11:00: Mesha në gjuhën shqipe në Letnicë. Kremtues: Don Kristë Gjergji

 

Vëllazërisht,

Don Kristë Gjergji, famullitar dhe rektor i Shenjtërores

 

Shpëndaje: