
Të dashur vëllezër dhe motra, shtegtarë të dashur,
Me shumë gëzim po e publikojmë programin e festës së madhe të Ngriturit e Shën Marisë Virgjër në Qiell, që kremtohet solemnisht në Shenjtëroren Dioqezane në Letnicë. Ju ftojmë të bashkohemi në këtë përshpirtëri mariane të Kishës sonë, e cila për shekuj e ka pasurua shpirtin e çdo besimtari me dashuri amnore të Marisë Virgjër.
Zoja e Letnicës – lutu për ne!
NËNTËDITËSHI NË NDER E LAVD TË ZOJËS SË LETNICËS
Temat për homeli sivjet janë këto: 130–vjetori i kushtimit të Kishës dhe Popullit Shqiptar Zojës së Këshillit të Mirë (1896); 180-vjetori i fillimit të martirizimit të Martirëve të Karadakut (1846 – 1848); 170 – vjetori i vdekjes së Atë Anton Marojeviqit (1856), kuptohet, të ndërlidhura me rolin e Virgjërës Mari në jetën e krishterë.
Meshët gjatë nëntëditëshit do të kremtohen në orën 18:00
Dita e parë, e enjte, 6 gusht 2026
Kremtuesi: Don Ben ZYMI
Dita e dytë, e premte, 7 gusht 2026
Kremtuesi: Don Pal TUNAJ
Dita e tretë, e shtunë, 8 gusht 2026
Kremtuesi: Don Alfred SOKOLI
Dita e katërt, e diel, 9 gusht 2026
Kremtuesi: Don Jeton THAQI
Dita e pestë, e hënë, 10 gusht 2026
Kremtuesi: Don Anton UKA
Dita e gjashtë, e martë, 11 gusht 2026
Kremtuesi: Don Shtjefën DODES
Dita e shtatë, e mërkurë, 12 gusht 2026
Kremtuesi: Don Nikson SHABANI
Dita e tetë, e enjte, 13 gusht 2026
Kremtuesi. Don Fatmir KOLIQI
Dita e nëntë, e premte, 14 gusht 2026. Vigjilja e festës. Mesha kremtohet në orën 19:00.
Kremtuesi: Imzot Dodë GJERGJI, ipeshkvi ynë
Adhurimi i Shenjtërueshmit Sakrament:
Më 13 gusht 2026: ora 21:00-22:00 (Udhëheq: Don Shtjefën Dodes)
Më 14 gusht 2026: ora 22:00 – 24:00 (Udhëheqin: Don Shtjefën Dodes dhe Don Izidor Lukiq)
TREDITËSHI NË GJUHËN KROATE
Në orën 16:30 – Rruzarja dhe Litanitë e Zojës
Në orën 17:00 – Mesha e shenjtë
14 gusht 2026 – VIGJILJA E FESTËS
Në orën 11:00: Mesha e përkushtimit të Kishës në Letnicë, që ju kushtohet të sëmurëve. Kremtues: Don Lush Gjergji
Në orën 13:30: Në Kishën e Zemrës së Krishtit në Viti bëhet nisja e shtegtimit tradicional drejtë Shenjtërores së Letnicës. Shtegtimit të besimtarëve dhe meshtarëve i prinë Bariu i Kishës Katolike në Kosovës, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.
Në orën 17:00: Pritja solemne e ipeshkvit dhe besimtarëve shtegtarë.
Në orën 17:30: Mesha në gjuhën kroate.
Në orën 19:00: Mesha e vigjiljes në gjuhën shqipe. I prinë Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, ipeshkvi ynë. Pas meshës mbahet procesioni tradicional me truporen e Zojës Fatime.
Në orën 22:00 – 24:00: Adhurimi i Shenjtërueshimt Sakrament, lutje dhe meditim në dy gjuhë.
15 gusht 2026: DITA E FESTËS
Në orën 7:00: Mesha në gjuhën shqipe – Don Lush Gjergji
Në orën 9:00: Mesha në gjuhën kroate – Don Mate Palić
Në orën 11:00: Mesha solemne e festë, të cilën e kryeson Imzot Dodë Gjergji, ipeshkvi ynë. Pas meshës procesioni me truporen e Zojës së Letnicës.
Bekimi i të sëmurëve dhe shtegtarëve: Don Kolë Zefi dhe Don Shtjefën Dodes.
Rrëfimet: Të gjithë meshtarët e pranishëm në Letnicë
Pritja e mysafirëve, delegacioneve: Emanuell Demaj
Gjatë nëntëditëshit këndon kori i Letnicës, ndërsa më 15 gusht, në ditën e festës, koret e famullive: Stubëll, Binçë dhe Letnicë, nën udhëheqjen e m. Donata Bardhaj.
16 gusht 2026: Shën Rroku
Në orën 09:00: Mesha kroatisht në Shoshar. Kremtues: Don Mate Palić
Në orën 11:00: Mesha në gjuhën shqipe në Letnicë. Kremtues: Don Kristë Gjergji
Vëllazërisht,
Don Kristë Gjergji, famullitar dhe rektor i Shenjtërores

Postimi i Mëparshëm
