
Në kuadër të takimeve kulturore “Pena e Dritës”, në Bibliotekën “Ernest Koliqi” – Prishtinë, të enjten, më 24 prill 2025, në orën 19:00, do të promovohet letra baritore e Imzot Dodë Gjergjit, “O Dardan, a je ka’ shpia” (Drita, 2025).
Për letrën do të flasin:
Dom Kolë Dedaj, profesor i lëndëve biblike në Seminarin Ndërdioqezan të Shkodrës
Mujë Rugova, ish-rektor i Universitetit të Prishtinës
Albnor Sejdiu, student i filozofisë në UP
Promovimi do të shoqërohet me një program artistik, kurse në mbarim do të ketë edhe një kohë diskutimi me audiencën, ku do të jetë i pranishëm edhe autori i letrës, Imzot Dodë Gjergji.
Pas takimit, në pjesën e Agorà-s, do të shtrohet një koktej për të pranishmit.
Ju mirëpresim!