Çfarë kuptojmë me thirrjen apo vokacionin në Kishë?

Feb 7 • Këndvështrime

 Nga Thomas O’Loughlin

 

1. Si kuptohet thirrja: një koncept tradicional

Tema e thirrjes, vokacionit është një çështje që zakonisht dëgjojmë të flitet njëherë në vjet pas Pashkëve, në të “dielën e thirrjeve” , që në të shumtën e rasteve nuk flasim mbi thirrjen si të tillë në përgjithësi, por mbi thirrjen si nevojë për meshtari (nganjëherë për murgesha dhe rregulltarë). Meshtari apo meshtaria, në këtë kuptim, bëhet paradigma për të gjitha shërbimet apo ministeret (ekzistojnë shërbime, shërbime të vogla dhe shërbime laike); pra, shërbimi apo ministeri bëhet paradigmë për “thirrjet” dhe të kërkosh “thirrje” të këtilla – që shpesh merr epitetin e ‘thirrjeve në meshtari dhe në jetën rregulltare’ – e ngushton kuptimin e thirrjes si të tillë. Duke e marrë këtë parasysh, do të ishte e udhës që të bëhet një dallim mes thirrjes dhe shërbimit/ministerit. Brenda traditës, kjo paqartësi rreth thirrjes meshtarake apo jetës rregulltare është bërë një fenomen evident në periudhën post-tridentine.

 

2. Dallimi mes shërbimit dhe thirrjes

Vet koncepti i ‘thirrjes’ në veten e saj ngjallë paksa drithërima për shumë njerëz. Të takosh një person që ka një qartësi të plotë për thirrjen e vetë, duhet të jetë një eksperiencë e rrallë. Shumica prej nesh thirrjen e vet e zbulojnë ditë pas dite, madje kjo shpesh duhet të jetë një ndërmarrje shumë e lodhshme, porse pa njerëzit që i takojmë ditë pas dite, pa gjestet e tyre dhe të ngjarjet që i përjetojmë, prania e Zotit do të zhdukej nga jeta jonë. Megjithatë, për shumëkënd, ideja e thirrjes është aq e lidhur me një shërbim/minister publik të posaçëm – në rastin katolik kjo lidhet me meshtarët/priftërinjtë, murgeshat, murgjit që mendohet të kenë një thirrje të veçantë – sa që njerëzit pak e aspak janë të përgatitur për ta parë gjendjen e vet të jetës dhe të punës në dritën e konceptit thirror. Kjo gjendje është komplikuar edhe më tepër nga qendrat dioqezane thirrore, detyra primare e të cilave është të ndihmojnë e të aftësojnë personat për të zbuluar thirrjen e tyre individuale, për të inkurajuar thirrjen e tyre ta jetësojnë në seminar.  Qendra e thirrjes, pra, duket të jetë thjeshtë një eufemizëm i përshpirtshëm për rekrutim personash funksional për një organizatë.

Megjithatë, kur e lexojmë Ungjillin gjejmë se si Jezusi gjithnjë e pandërprerë ju ndihmon njerëzve ta gjejnë thirrje e tyre. Kjo është detyra e udhëheqjes, e lidershipit në Kishë: të rigjejnë gjithnjë e përherë thirrjen e tyre. Kështu do të mund t’i paraqesim disa karakteristika për thirrjen, që ndihmojnë në kuptimin e natyrës së thirrjes.

 

3. Thirrja është individuale, personale dhe ndër-personale                          

Thirrja është individuale, personale dhe ndër-personale. Detyra e veçantë që secili është i thirrur të ndërtoj Mbretërinë e Hyjit, varet nga situata jonë, nga personat që i takojmë, nga dhuntitë që i kemi dhe nga kufizimet. Çdonjëri prej nesh jeton në një njësi/tërësi marrëdhëniesh të veçantë dhe secili është i veçantë në atë situatë, kështu që secili sjell paska krijim në përplotësimin e tij në Jezu Krishtin. Kjo thirrje është personale dhe ndërlidhet me personat. Një analogji për të përshkuar këtë është grupi familjar: secili prej grupit duhet të luaj një rol të ndryshëm e të veçantë që të mund të qëndroj grupi i lumtur; dhe nëse një person do të dështonte në kryerjen e punës së tij, i gjithë grupi do të vuante nga ai dështim. Kështu është edhe me marrëdhëniet tona: nëse Mbretëria do të sillte paqe dhe falje, unë do isha personi i vetëm në atë situatë të veçantë që do të mund të bartja paqe dhe falje. Në një shkallë më të gjerë, gjithsecili ka një njësi të veçantë të dhuntive që do të mund të ndihmonte ata që i ka përreth – dhe nëse ai vendos t’i përdor – ato e ndërtojnë Trupin e Krishtit. Megjithatë, ne nuk i zbulojmë thirrjet tona të veçanta sikur individ të vetmuar . Ne e zbulojmë kontributin tonë personal dhe të veçantë në ndërtimin e Mbretërisë në një marrëdhënie me njerëz të tjerë: me njerëz përreth nesh, me të cilët jetojmë në ndërthurjen e një serie relacionesh. Unë e zbuloj thirrjen time brenda një tërësie të marrëdhënieve ndërpersonale të nevojave dhe dhuratave. Zbulimi i thirrjes sime më bën më njerëzor dhe më ndihmon të rritem në vetëdijesimin e vërtetë për të njohur njerëzinë e të tjerëve.

 

4. Thirrja është zhvillim dhe shtrirje

Thirrja nuk është sikur të merrësh me një punë fikse; ajo ndryshon ashtu si ndryshon jeta jonë, ashtu si ndryshon me rritjen tonë edhe nevoja e shoqërisë ku e jetojmë atë ndryshim. Ajo për çfarë është thirrur të bëjë në një kohë, mund të ndodh të ketë thirrje krejtësisht të ndryshme për një kohë tjetër. Çdonjëri prej nesh duhet të rri në dëgjim për të kuptuar se për çfarë jam i thirrur të bëj sot. Nuk ndodh që në një çast e dëgjojmë një thirrje e pastaj ajo është detyrë për gjithë jetën. Mjafton të shohim si një koncept kështu statik, i ngurtë dhe i gabuar nuk përputhet me realitetin që e jetojmë. Pasi që thirrja është në vete një shtrirje, një çelje, ne e kemi një detyrë të vështirë që vazhdimisht të jemi në dëgjim për thirrjen e re të jetës që e jetojmë në atë çast.

 

5. Thirrja është e ndërlidhur me integritetin tonë

Thirrja nuk nënkupton të bësh një punë, një aktivitet specifik në bashkësi apo një shërbim formal në Kishë (edhe pse mund të hyjnë edhe këta faktorë), por të jesh një person që është ‘në Krishtin’ dhe që kërkon në të gjitha aspektet e jetës të veproj në Krishtin. Duhet të bëhem ai person që Zoti më thërret për t’u bërë i tillë dhe të veproj në botën time me nder ashtu si më thërret Ai të bëhem.

 

6. Thirrja është përqafim

Është një tundim i vazhdueshëm të thuash ‘thirrja ime është X (pa emër. vër. – jonë), kur na sugjerohet një thirrje tjetër brenda së cilës përjashtohet çdo thirrje tjetër. Por, sikurse jeta mund t’i risjell të gjitha situatat, ashtu edhe mënyra për të vepruar në Krishtin, mund të merr çdo formë. Sepse krejt krijimi është i thirrur të shkoj drejt përsosmërisë së Mbretërisë, kështu që çdo aspekt i jetës ndërhyn në thirrjen e atyre që jetojnë dhe punojnë për një pjesë të këtij krijimi.

 

7. Thirrja ndërlidhet me aftësitë tona

Thirrja mund të përqafojë edhe një shërbim (minister) formal, por shërbimi s’duhet të ngatërrohet me aftësitë liturgjike apo me statusin kanonik. Në Kishë do të gjenden persona që do të tregojnë aftësi, që brenda Korpit të Krishtit, t’i shërbejnë vëllezërit dhe motrat e krishtera me aftësi të shtirur, për të cilën ata do të kenë nevojë si kishë. Por ato aftësi nuk do të kenë jetëgjatësi… Thirrjet e veçanta të anëtarëve të një kishe, të secilit pjesëtarë të asaj kishe do të ketë e do të jetë thirrje nëse “ajo të tregohet aftësi e veçantë për bashkësinë”.

 

(Burimi: http://www.catholicireland.net/?homilies=fifth-sunday-in-ordinary-time. Përkthimi: Revista DRITA. Titulli dhe nëntitujt janë të redaksisë)

Comments are closed.

« »