PROGRAMI I KRISHTLINDJES 2023 NË KATEDRALEN SHËN NËNË TEREZA NË PRISHTINË

Të dashur besimtarë/e,

miq e dashamirë,

 

Kisha Katolike në Kosovë, përkatësisht Dioqeza Prizren-Prishtinë, me gëzim e shpall programin e Krishtlindjes 2023, i cili do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

 

 

PROGRAMI

 

E diele, 24 dhjetor 2023 – Vigjilja e Krishtlindjes

Në orën 18:00 – Pritja Solemne e Krishtlindjes, e cila do të mbahet në Qendrën

“BogdaniPolis” që gjendet nën Katedralen Shën Nënë Tereza. Pritja organizohet nga SH. T. Imzot Dodë Gjergji, me rastin e festës së Krishtlindjes 2023.

Në orën 23:30 – Program për Krishtlindje në Katedrale nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës.

Në orën 24:00 – Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza, të cilën do ta udhëheq Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarët e dioqezës.

 

E hënë, 25 dhjetor 2023 – Dita e Krishtlindjes

 

Në orën 11:00 – Meshë në Katedralen Shën Nënë Tereza.

Ndërsa ipeshkvi ynë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e ditës së Krishtlindjes në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren.

Në orën 18:00 – Meshë në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë, Prishtinë.

 

Jeni të ftuar të gjithë, besimtarë/e, miq e dashamirë, që të festojmë me gëzim Lindjen e Jezusit!

 

Vëllazërisht,

Dioqeza Prizren-Prishtinë

Shpëndaje: