Çfarë do të thotë muaji janar për katolikët dhe si ta nderoni atë në shtëpinë tuaj.
A e dini se në Kishën Katolike, çdo muaj i vitit ka një temë devotshmërie? Janari është muaji i Emrit të Shenjtë të Jezusit, dhe një kohë ideale për të forcuar lidhjen tonë me emrin e bukur të Zotit tonë. Në fakt, të gjithë emrat duhen trajtuar me respekt. A e dini kuptimin e emrit tuaj? Është interesante të zbulohet. Emri është një emblemë e dinjitetit të dikujt, por emri i Jezusit në veçanti duhet të nderohet; të flitet dhe të dëgjohet vetëm në mënyrë të shenjtë.
Emri i bukur “Jezus” do të thotë “Hyji shpëton”. Pra, emri i Jezusit nuk është vetëm emri i Shpëtimtarit tonë, por gjithashtu, sipas kuptimit që ka, tregon qëllimin e ekzistencës së Tij, duke na kujtuar bekimin e pabesueshëm të shpëtimit. Prandaj le t’i japim atij emri nder të madh! Gjithashtu, le të kujtojmë se emri i Jezusit në aramaisht është “Yeshua” Pra, kështu quhej Jezusi në gjuhën e tij amtare (emri Joshua rrjedh gjithashtu nga ky emër).
Duke vazhduar serinë tonë mujore mbi mënyrat për të shfaqur temën katolike të çdo muaji në jetën tuaj, këtu janë 8 mënyra se si mund të nderoni Emrin e Shenjtë të Jezusit këtë janar.
- MERR QËNDRIM KUNDËR KUR MARRET EMRI ZOTIT NËPËR GOJË KOT
Ndërro kanalin, fik televizorin ose dil nga kinemaja kur dëgjon se emri i Zotit marrët nëpër gojë kot, i cili është bërë shumë i shpeshtë. Betohu se nuk do ta përdorësh kurrë kot emrin e Zotit (tingëllon si një vendim i përsosur i Vitit Ri!) dhe të bësh dëmshpërblim menjëherë nëse e bën aksidentalisht ose nëse dëgjon dikë tjetër ta bëjë këtë. Si mund të bëni dëmshpërblim? Një mënyrë është të kesh gati këtë lutje të përsosur aspiruese (është kaq e lehtë për t’u mësuar përmendësh): “I admirueshëm është emri i Zotit”. Ajo lutje lavdërimi për Emrin e Shenjtë të Hyjit, që i është dhënë m. Marie të Shën Pjetrit, është gjithashtu një lutje për dëmshpërblim për blasfeminë (E gjeni këtu në anglisht The Golden Arrow – A Healing Prayer for Reparation (ourcatholicprayers.com).
- PËRKULE KOKËN KUR DEGJON EMRIN E JEZUSIT
Përvetëso praktikën e devotshme (që dikur praktikohej më gjerësisht dhe është kaq kuptimplotë dhe e përshtatshme) të përkuljes së kokës sa herë që përmendet ose dëgjohet emri i Jezusit (ashtu siç duhet të përkulemi ose të përulemi përpara Pranisë së Vërtetë të Jezusit në Tabernakull ose të bëjmë shenjën e kryqit ndërsa kalojmë pranë një kishe katolike). Shkrimi i Shenjtë na thotë: “Në emrin e Jezusit duhet të përkulet çdo gju i atyre që janë në qiell, në tokë dhe nën tokë” (Fil 2,10). Koncili i Lionit në vitin 1274 tha: “Secili duhet të përmbushë në vetvete atë që është shkruar për të gjithë, që në Emrin e Jezusit të përkulet çdo gju; sa herë që kujtohet ai Emër i lavdishëm, veçanërisht gjatë Mistereve të Shenjta të Meshës, secili duhet të ulë gjunjët e zemrës së tij, gjë që mund ta bëjë edhe me një përkulje të kokës.” Ky përkushtim ndihmon gjithashtu për të korrigjuar përdorimin blasfemik të Emrit të Shenjtë.
- DEKORO TAVOLINËN TËNDE
Dekoro me ngjyrat e bardha (gjysma e parë e janarit është koha liturgjike e Krishtlindjes, e cila është e përfaqësuar nga ngjyra liturgjike e bardhë për të treguar pastërtinë) dhe jeshile (gjysma e dytë e janarit fillon koha e zakonshme me ngjyrën liturgjike jeshile që përfaqëson shpresën si një farë që mbin) dhe shkronjat IHS, ndoshta të zbukuruara dhe të vëra në kornizë. Këtë mund ta bëni vetë me lapsa me ngjyra, ose markerë ari dhe argjendi. IHS është një Kristogram (kombinim i shkronjave që përfaqësojnë Emrin e Shenjtë). Shën Bernardi, një shenjt i përkushtuar ndaj Emrit të Shenjtë të Jezusit, do të mbante lart monogramin e Emrit të Krishtit – shkronjat “IHS” (të rrethuara me rreze – për nderim). Pse të mos e provosh këtë në shtëpinë tënde?
- KREMTO FESTËN E EMRIT TË SHENJTË TË JEZUSIT MË 3 JANAR DUKE SHKUAR NË MESHË OSE NË ADHURIM EUKARISTIK
Ndërsa luteni, përpiquni t’u kushtoni vëmendje të veçantë këtyre fjalëve të Atit tonë qiellor, “u shenjtëroftë emri yt” dhe qëllimit për të jetuar sipas këtij mësimi: të ndihmosh për të mbajtur të shenjtë emrin e Hyjit.
- SHKRUAJE EMRIN E TIJ NË SHTËPI – FJALË PËR FJALË!
Ndërsa i biri i Marisë u adhuruar nga tre Dijetarët, le ta adhurojmë edhe ne atë. Shkruaj fjalë për fjalë emrin e Krishtit në shtëpinë tënde ndërsa feston Dëftimin e Zotit! Për festën e Dëftimit, është bukur të bekosh shtëpinë tënde me “GMB” të shkruar me shkumës mbi derë të përparme ose me figurën e bekimit, e cila jo vetëm që qëndron për Gaspar, Melchior dhe Balthasar, emrat tradicionalë të tre dijetarëve, por është gjithashtu një shkurtim i “Christus mansionem benedicat” (Krishti e bekoftë shtëpinë). Dhe kur bekimi i shtëpisë të jetë bërë, pse të mos shijoni ndonjë ëmbëlsirë të festës, të njohura si King Cake në New Orleans (në Francë, Galette des Rois), për të nisur sezonin Mardi Gras që do të çojë deri në të Martën e Shenjtë, para fillimit të Kreshmës. Recetat janë të shumta në internet. Këtu është një e mirë (Galette des Rois (King Cake) Recipe (thespruceeats.com).
- KËRKO NDËRMJETËSINË E PËRDITSHME TË MARISË DHE TË JOSEFIT
Emri i Jezusit, që do të thotë Shpëtimtar, iu zbulua Jozefit në ëndërr dhe Zojës në Lajmërim. Lutuni Jozefit dhe Marisë që të rrisin dashurinë tuaj për Birin e tyre, së bashku me nderimin për Emrin e Tij të Shenjtë.
- BËJ NJË LUTJE TË VEÇANTË KËTË MUAJ
Lutu ose fillo një nëntëditësh për nder të Shën Bernardit të Sienës, i cili kishte një devotshmëri të veçantë ndaj Emrit të Shenjtë të Jezusit. Ose lutuni një nga lutjet për Emrin e Shenjtë të Jezusit që gjenden këtu (anglisht THE HOLY NAME OF JESUS (catholictradition.org). Ose lute Lutjen e Shigjetës së Artë në dëmshpërblim për blasfemitë kundër Emrit të Tij të Tejetshenjtë, që e gjeni në këtë lidhje The Golden Arrow – A Healing Prayer for Reparation (ourcatholicprayers.com).
- KËNDO NDONJË KËNGË LAVDËRIMI!
Dëgjo (madje edhe këndo së bashku) himnin katolik, si ky për shembull: Holy Is His Name – Catholic Music Initiative – Dave Moore, Lauren Moore (youtube.com) ose What A Beautiful Name – Hillsong Worship Lyrics and Chords | Worship Together. Të dyja janë këngë të shkëlqyera për t’i dhënë lavdi dhe nder Emrit të Shenjtë./drita.info
Përktheu për Dritën: Ardiana Hashani
Marr nga: 8 Ways to honor the Holy Name of Jesus this January (aleteia.org)