8 mënyra për ta nderuar Zojën e Papërlyer në muajin Dhjetor

Nga Annabelle Moseley

 

Çka nënkupton muaji dhjetor për katolikët dhe si ta mbushim me devotshmëri në jetët tona, këtë vit.

Dhjetori është muaj i kushtuar Zojës së Papërlyer – Marisë e zënë pa mëkat të rrjedhshëm – dhe është një kohë ideale për të forcuar lidhjen tonë me Zojën e Bekuar. Kisha na ka mësuar ndër shekuj për Marinë e zënë pa mëkat të rrjedhshëm, por në vitin 1854, Papa Piu IX në mënyrë të pagabueshme e shpalli si doktrinë, duke shpallur se e Lumja Virgjëra Mari “që në fillimin e ngjizjes, me një privilegj të posaçëm dhe hirin e dhënë nga Hyji, për meritat e Jezu Krishtit, Shpëtimtarit të njerëzimit, është ruajtur dhe përjashtuar nga gjitha njollat e mëkatit të rrjedhshëm.”

Ky mësim i referohet ngjizjes së Marisë në kraharorin e Shën Anës, nënës së saj. Shëlbimi ju dha Zojës së Bekuar që në ngjizje, për meritat e Jezu Krishtit, birit të saj; vërtetë një realitet mahnitës.

E ruajtur nga çdo njollë, Maria është quajtur “mburrja e vetme në mesin e kësaj natyre të përlyer”, nga fjalët e poetit William Wordsworth. Zoja e Bekuar ka mbetur e pastër nga mëkati për tërë jetën e saj. Nderimi i pastërtisë së saj bëhet një ilaç i fuqishëm kundër së keqes, që të gjithë ne e hasim shpesh në këtë botë mëkatare. Ja ku gjeni 8 mënyra për ta nderuar Zojën e Papërlyer në këtë dhjetor.

 

  1. Kërko ndërmjetësinë e Shën Anës dhe Shën Joakimit, prindërit e Zojës së Bekuar

Shiko këtë vepër arti mahnitëse: Giotto “Takimi tek Porta e Artë“, 1304-1306, e cila tregon prindërit e shenjtë të Marisë, të bashkuar në puthjen e shenjtë, ku zbulohet edhe lajmi se Shën Ana është shtatzënë me Marinë. Dy fytyrat e tyre të bashkuara në atë puthje për të krijuar fytyrë dashurie të vetme, janë plot emocion. Mund të lutësh ndonjë nga lutjet për gjyshërit e Jezusit apo nëntëditëshin, që kanë librat e uratave katolike apo edhe ndonjë lutje tjetër që është e përshtatshme për përshpirtërinë ndaj këtyre shenjtërve.

 

  1. Pastro dhe zbukuro plot gëzim për nder të Marisë

Për nder të Zojës së Papërlyer, pse mos të pastrojmë, si mënyrë për të praktikuar përvujtërinë, t’i japim duarve tona punë të rëndësishme, dhe derisa bëjmë këtë e kujtojmë dëlirësin e Marisë? Krishtlindja vjen në fund të këtij muaji. Veprimet tona të vogla dhe modeste që i shfaqim me dashuri duke pastruar, lustruar dhe organizuar pa u ankuar, nëse i bëjmë të gjitha këto si një lutje, mund t’i kushtohen Zojës së Bekuar.

Edhe pse muaji dhjetor është muaji i dekorimeve të Krishtlindjes, mos harro se ky muaj i kushtohet edhe Zojës së Papërlyer, dhe po ashtu mund të zbukurojmë me motive të Zojës. Kështu, mbulo tavolinën në shtëpi me të bardhë për të treguar dëlirësin e Marisë dhe vendose një buqetë me trëndafila të bardhë afër figurave apo statujës së Marisë.

 

  1. Pastro shpirtin, mendjen dhe zemrën

Këtë muaj, të frymëzuar nga e Lumja Nëna jonë e Papërlyer, të punojmë “në pastrimin” e shpirtit tonë duke shkuar në Rrëfim; duke ju dhënë të varfërve; duke kryer Vepra të Mëshirës. Le të rrethohemi me plotë vetëdije me bukuri autentike dhe ushqim intelektual.

Në përpjekje për të pastruar mendjet dhe zemrat tona për nder të Zojës së Bekuar, që ato të mund të jenë sa më të pëlqyeshme për Zotin, ndërsa ne përpiqemi për t’u bërë Tempuj të vërtetë të Shpirtit Shenjt, le të kemi kujdes çfarë programesh televizive përcjellim, çka lexojmë dhe çka shikojmë. Ta shqyrtojmë ndërgjegjen tonë, t’i lëmë veset tona e t’i forcojmë virtytet tona. Të mundohemi të jetojmë sipas këshillave të Letrës drejtuar Filipianëve 4,8:

“Së fundi, o vëllezër, mundohuni të keni për zemër gjithçka është e vërtetë, gjithçka është e ndershme, gjithçka është e drejtë, gjithçka është e pastër, gjithçka është e shenjtë,, gjithçka është e denjë për dashuri, gjithçka është e denjë për lavdi, gjithçka është virtyt.”

Disa ide gjatë kësaj stine për të menduar për gjëra të tilla: rehatohu me një gotë çaj, çokolatë të nxehtë apo verë molle dhe një batanije dhe lexo klasikët shpirtërorë, siç janë “Imitimi i Krishtit” ose “Jeta e Shenjtërve”; bashkohuni si familje e ndizni qiriun në kurorën e Adventit dhe pastaj lexoni nga Bibla dhe luteni Rruzaren me familjen; shpërndajë ushqim të shëndetshëm, pastaj shiko dhe diskutoni mbi veprën e Frank Capra-s “Jeta është e mrekullueshme”.

 

  1. Kërko në art dhe muzikë të njohur për t’i studiuar simbolet rreth Zojës së Papërlyer

Gjatë historisë së artit, simbole të caktuara vazhdojnë të shfaqen në figura, të cilat e paraqesin Zojën e Papërlyer. Këto paraqitje janë të ngjashme me atë që japin Zojën e Lurdit, shfaqja mariane ku Zoja e Bekuar ka thënë, “Unë jam Virgjëra e zënë pa mëkat të rrjedhshëm”. Nëse ke ndonjë statujë apo figurë të Zojës së Lurdit, ky është muaji i duhur për ta veçuar atë në vende të dukshme në shtëpi. Gjatë historisë shumica e pikturave madhështore e tregojnë Marinë duke shikuar drejtë qiellit me mirënjohje dhe me një mrekulli mbresëlënëse. Nën këmbët e saj është hëna dhe mbi kokë mbanë kurorën me dymbëdhjetë yje, duke i’u referuar Zb 12,1-2. Shpeshherë do të vëresh prezencën e engjëjve të vegjël, trëndafilave, zambakëve dhe reve mbi një dritë të artë. Disa prej figurave në art mund t’i gjesh në faqe të ndryshme nëpër internet apo në bibliotekën e vendit tënd, e cila ka libra arti të shenjtë. Gjithashtu, është e pëlqyeshme të dëgjoni muzikë me himne katolike që dhurojnë paqe e qetësi shpirtërore.

Pse mos të përfundojmë mbrëmjet e këtij muaji me vepra arti në pikturë, në muzikë e në kundrim. Zoja e Bekuar i ka thënë Shën Brigitës, “këndoje në grup Ave Maris Stella, dhe unë do të ruaj nga çdo rrezik”.

 

  1. Bëhu kreativ/e me ide të bukura për nderim dhe kushtim të Zojës së Bekuar

Për nderim të Zojës së Papërlyer, krijo mënyra të veçanta për ta nderuar Marinë. Në atë mënyrë që t’i dhashë asaj nderim të veçantë. Ndoshta je artist dhe mund t’ia dedikosh një pikturë, baladë apo këngë për të. Ndoshta je pronar i një biznesi, dhe mund të bësh bamirësi për nder të saj. Ndoshta mund ta mendosh ndonjë vepër të madhe dashurie në emër të saj. Ja mënyra që unë kam zgjedhë ta nderojë dhe lavdërojë Marinë; (Sacred Braille: The Rosary as Masterpiece through Art, Poetry, and Reflection: Moseley, Annabelle: 9781950108770: Amazon.com: Books) është një libër me ushtrime që të ndihmojnë t’i kushtohesh sa më afër Marisë.  Është, po ashtu, edhe  si dhuratë për Krishtlindje.

 

  1. Kushtoja veten Marisë

Për të ndihmuar në këtë aspekt ju rekomandoj dy libra të mrekullueshëm:

33 days to Morning Glory nga Fr. Michael Gaiey dhe “True devotion to Mary” nga St. Louis de Montford.

Besoja veten Marisë me këtë lutje të famshme e shkruar nga Shën Maksimilian Kolbe.

O e Papërlyer, Mbretëresha e Qiellit dhe e tokës, streha e mëkatarëve dhe Nëna jonë tejet e dashur, Ty që Zoti ka dashur ta besojë gjithë urdhrin e mëshirës, unë, (emri N.N.), një mëkatar i penduar, po bie para këmbëve Tua duke të përgjëruar me përvujtëri, merr gjithçka që jam dhe kam, të bëhet krejt pronë e jotja. Të lutem, bëj prej meje, nga të gjitha fuqitë e mia të shpirtit dhe trupit, nga gjithë jeta ime, vdekjen dhe përjetësinë, çfarëdo që të pëlqen më shumë.

Nëse të pëlqen, përdor gjithçka që jam dhe kam pa rezervë, për të përmbushur plotësisht atë që u tha për ty: “Ajo do ta ndrydh kokën”(Zan 3, 15) dhe “Vetëm Ti i ke shkatërruar të gjitha herezitë në botë” (breviari VM). Bëj që unë të jam një mjet i përshtatshëm në duart Tua të papërlyera dhe të mëshirshme për të shpallur dhe rritur lavdinë Tënde më të madhe tek të gjithë ata shpirtra të shumtë të humbur e indiferentë, dhe kështu të ndihmoj që të shtrihet sa më shumë mbretëria e bekuar e Zemrës tejet Shenjtë e Jezusit. Sepse kudo që të Ti hy, merr hirin e kthimit dhe rritjes në shenjtëri, pasi nëpërmjet duarve Tua, të gjitha hiret vijnë tek ne nga Zemra tejet Shenjtë e Jezusit.

 

  1. Nderoje, promovoje dhe mbaje medaljen mrekullibërëse

Medalja mrekullibërëse mbanë këto fjalë “O Mari, e zënë pa mëkat, lutu për ne që po të thërrasim në ndihmë.” Maria i ka thënë Shën Katarinës Laboure, “Të gjithë ata që e mbajnë do të fitojnë hire të mrekullueshme; duhet ta mbajnë rreth qafës. Hiri do të rrjedhë mbi ata të cilët e bartin me bindje.” Ta bartim me krenari medaljen mrekullibërëse, blejë disa nëse ende nuk ke blerë, dhuroju disa familjes, shoqërisë dhe atyre që kanë nevojë për bekim, dhe mos harro t’i kërkosh priftit me të regjistrua zyrtarisht tek Vëllazëria e Medaljes Mrekullibërëse.

Mund t’i shkruash fjalët e medaljes mrekullibërëse në një kartë dhe vendosi në altarin tënd si njet ditor, ose vendos edhe një medalje tjetër, ose edhe një figurë të printuar të medaljes mrekullibërëse në vend të dukshëm. Lexo tregimin e jetës së Shën Maksimilian Kolbe,  themelues “Militia Immaculatae”, “Kalorësit e Zojës së Papërlyer”, pasi ai ka qenë shumë i devotshëm ndaj medaljes mrekullibërëse. Lute Shën Maksimilian-in dhe kërkoi të të ndihmojë që të rritet devotshmëria ndaj Zojës së Papërlyer.

 

  1. Bëhu patriot në lutje

Zoja e Bekuar është pajtore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me titullin e saj, Zoja e Papërlyer. Nëse je shtetas amerikan, ky do të ishte muaji i duhur për të vendosur një flamur të vogël afër statujës apo figurës së Zojës së Bekuar, për ta kujtuar që t’i lutesh Marisë për të bekuar Shtetet e Bashkuara. Gjatë vizitës së parë pastorale në Shtetet e Bashkuara Papa Shën Gjon Palit II bëri një akt besimi ndaj Zojës së Bekuar në Bazilikën e Shenjtërores Kombëtare Zojës së Papërlyer në Washington D.C., më 7 tetor 1979. Të përpiqemi të lutemi për këtë Akt besimi kushtuar Zojës së Bekuar gjatë këtij muaji.

“Ipeshkvijtë e Kishës në Shtetet e Bashkuara të kanë zgjedhur Ty, në misterin e Zojës së Papërlyer, për Pajtore të Popullit të Zotit në këtë vend. Bëj që shpresa e këtij misteri të mbizotërojë mbi mëkatin, të shpërndahet mbi të gjithë bijtë e bijat e Amerikës dhe mbi të gjithë familjen njerëzore. Në kohën kur gjithnjë e më shumë bëhet e fuqishme beteja ndërmjet të mirës e të keqes, ndërmjet princit të errësirës dhe Atit të dritës dhe dashurisë ungjillore, bëj që drita jote, o Zojë e Papërlyer, të jetë udhërrëfyese drejtë hirit dhe shëlbimit. Amen.”

Ashtu si populli amerikan ka këtë lutje, edhe ne mund të marrim lutjet tona kushtuar Zojës, në mënyrë të veçantë atë që Papa Gjon Pali II e ka lutur gjatë vizitës së tij në Shqipëri, përkatësisht para Zojës së Këshillit të Mirë, që është pajtorja e Shqipërisë (e gjen këtu: URATA E PAPËS GJON PALI II ZOJES SË SHKODRËS (drita.info). /drita.info

 

Marrë: 8 Ways to honor the Immaculate Conception this December (aleteia.org)

Përktheu për Dritën: Ardiana Hashani

Shpëndaje: