URATA E PAPËS GJON PALI II ZOJES SË SHKODRËS

Sot, kur Kisha e shenjtë kremton festën e Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtorja e Shqipërisë dhe shqiptarëve, e njohur si Zoja e Shkodrës, po e sjellim lutjen e Gjon Palit II, të cilën e ka lutur gjatë vizitës së tij në Shqipëri, në vitin 1993.

 

 

Zoja e Shkodrës, Pajtorja e Shqipërisë, ti Nëna jonë e Ëmbël!

Ty që në zemër të rrjedh gjaku i popullit tënd:

ktheji sytë e tu mbi këtë komb, i cili ka pasur fatin të marrë mësimin e parë të Ungjillit nga goja e Apostujve

e që Ty të ka nderuar përherë me dashuri të pastër bijësore.

Edhe sot në errësirën e provës ky komb të drejtohet Ty plot shpresë e pret ndihmën tënde amnore.

Ti i prin Kishës në shtegtimin e fesë:

hidhi sytë e tu mbi bijtë e bijat shqiptare të cilët janë duke udhëtuar të ngarkuar me prova e mundime.

Forco të ligështit, ngushëllo të mjeruarit, mbaje të gjallë fenë në zemrën e të gjithëve!

Nënë e Shëlbuesit, bekoji familjet e krishtera të cilat përbëjnë thelbin e Kishës së Birit tënd hyjnor.

Nënë e shpresës, shpejtoje ditën në të cilën ky popull fisnik do të shikojë të realizuara

edhe një herë të gjitha dëshirat e thella të shpirtit të tij,

atëherë kur të gjithë, bij e bija,

do të kenë mundësi të bashkohen në harmoni të plotë për të rindërtuar të ardhmen në drejtësi e në paqe! Amen./drita.info

Shpëndaje: