Takimet kulturore “Pena e Dritës” organizon ligjëratë për “Kalanë e Korishës” nga arkeologu dr. Pleurat Kabashi

Në kuadër të takimeve kulturore “Pena e Dritës”, që organizohen nga Sh. B. “Drita” dhe biblioteka “Ernest Koliqi”, të enjten, më 25 prill 2024, në orën 19:00, arkeologu dr. Pleurat Kabashi, i doktoruar në Francë, do të mbajë ligjëratën “Kalaja e Korishës”.

Në mbarim të ligjëratës do të jetë një diskutim mes ligjëruesit dhe pjesëmarrësve.

Ky është takimi i tretë më radhë, që “Pena e Dritës” organizon për çdo muaj në bibliotekën “Ernest Koliqi”.

 

Ju mirëpresim!

Shpëndaje: