Të shtunën, më 20 maj shënohet DITA E BIBLIOTEKËS “Ernest Koliqi” në Prishtinë

Shumë të dashur miq,
dashamirë të kulturës dhe të librit,

me shumë gëzim ju lajmërojmë se, ditën e shtunë, më 20 maj 2023, në orën 12:00, do të shënohet DITA E BIBLIOTEKËS “Ernest Koliqi” – Prishtinë, që gjendet në Qendrën “BogdaniPolis” në Prishtinë, në ditëlindjen e 120 të Ernest Koliqit, shkrimtar e kontribuues i madh i arsimit shqip në Kosovë.

Për këtë ditë do të bëhet ekspozita me 13 fotografi të rralla nga arkivi i familjes Koliqi, të cilën e ka përgatitur Gjon Koliqi, pjesëtar i familijes Koliqi.

Kurse një intervenim mbi kontekstin sociokulturor të familjes Koliqi dhe ndikimin në personin e Ernestit, do ta mbajt shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë Ndue Ukaj.

Pas ekspozitës do të ketë një koktej rasti në Agorà.

Ju mirëpresim!

Shpëndaje: