𝐕𝐢𝐳𝐢𝐭𝐞̈ 𝐦𝐢𝐪𝐞̈𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐞 𝐂𝐚𝐫𝐢𝐭𝐚𝐬𝐢𝐭 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 𝐧ë 𝐂𝐚𝐫𝐢𝐭𝐚𝐬 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚

Drejtoresha e Caritasit Shqiptar znj. Juljana Reso, dhe zv. drejtoreshën znj. Ariela Mitri kanë vizituar Caritas Kosova.

Vizita filloi me pritjen nga Ipeshkvi ynë, Mons. Dodë Gjergji, drejtori general i Caritas Kosova, Don Vikor Sopi dhe stafi i Caritas Kosova, në ambientet e BogdaniPolis, ku u diskutua për strategjitë e veprimit të Caritaseve respektive në fushën sociale si akterë shumë të rëndësishëm në fuqizimin e njeriut në nevojë.

Mons. Dodë Gjergji falënderoi për vizitën dhe uroi që bashkëpunimi mes Caritas Kosova dhe Caritas Shqiptar, të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Don Viktor Sopi foli për rëndësinë që ka për Caritas Kosova, ndërtimi dhe forcimi i marrëdhënieve bashkëpunuese me Caritas Shqiptar.

Më pas është prezantuar aktiviteti i Caritas Kosova në të gjitha fushat strategjike, me theks të veçantë në identifikimin e pikave të përbashkëta dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes të Caritas Kosova dhe Caritas Shqiptar. Aspekti i shërbimeve sociale, fuqizimi i të rinjve, zhvillimet organizative dhe institucionale, ishin vetëm disa nga pikat e përbashkëta me potencial të madh për zgjerimin e bashkëpunimit.

Znj. Reso falënderoi Caritas Kosova për pritjen dhe vlerësoi lartë punën shumë dimensionale të Caritas Kosova. Ajo u shpreh shumë e lumtur që vizita e parë zyrtare e saj ishte pikërisht në Kosovë, për të parë nga afër praktikat e mira të Caritas Kosova. U zhvilluan vizita në Qendrën Sociale Edukative “CARITAS KOSOVA”  për fëmijët e komuniteteve pakicë dhe në Kopshtin e Fëmijëve Engjëjt, në Ferizaj. (Caritas Kosova)/drita.info

Shpëndaje: