Manifestimi “TAKIMET E DOM MIKELIT” 2023 NË STUBËLL

Miq dhe dashamirë të kulturës dhe arsimit shqip,

Me shumë gëzim ju lajmërojmë se sivjet Manifestimi Tradicional Kulturor e Shkencor “Takimet e Dom Mikelit” në Stubëll, Komuna e Vitisë, do të mbahen më 23 shtator 2023, të cilat fillojnë në orën 10:00, në ambientet e Shkollës së Parë Legale Shqipe – Muzeu i Shkollës.

Ky është edicioni i 34-t me radhë dhe ka për temë shënimin e 120-vjetorit e lindjes së Ernest Koliqi, prozatorin modern të letërsisë shqipe dhe pionierin e arsimit shqip në Kosovë.

 

 

PROGRAMI

 

ORA 10:00: Fjalët përshëndetëse të autoriteteve

 

AKADEMIA SHKENCORE

Romeo Gurakuqi, Themelimi dhe strukturimi i sistemit arsimor në tokat e lirume gjatë Luftës II Botërore.

Veton Latifi, Diplomacia arsimore e Ernest Koliqit

Merxhan Avdyli, Ernest Koliqi, figure poliedrike në kulturën shqiptare dhe kontributi i tij në zhvillimin e arsimit shqiptar

Xhavit Beqiri, Koliqi – pajtori i traditës dhe modernes

 

ORA 11:15:  ORA E MADHE LETRARE

Lexojnë poet nga gjitha viset shqiptare. Ora letrare ka karakter garues dhe ndalen çmime për tri poezitë më të mira.

 

ORA 11:50: EKSPOZITË ME DOKUMENTE NGA ARKIVI SHTETROR I VJENËS  

(Përgatitur nga Don Nikson Shabani dhe Albert Ramaj)

 

Ora 12:30: DREKA E PËRBASHKËT

(shtrohet nga stubllasit)

 

ORA 18:00:  FEST FOLK STUBLLA 2023

FestFolk Stubëll – Takimet e Dom Mikel Tarabulluzi 2023, është festival folklorik – edicioni I-rë, në të cilin do të marrim pjesë ansamble: “Zëri i Karadakut”(Itali-Stubëll), “Arbëresha” (Zvicërr-Stubëll), “Gjilani” (Gjilan), “Anamorava” (Viti), “Emin Duraku” (Shkup), “Xheladin Zeqiri” (Tetovë), “Katarina Josipi” (Zym) & Valentina Kengji, këngëtare (Ch-Stubëll).

 

Ora 24:00: Fishekzjarre në kodrën e Stubllavaçës

Shënojn përfundimin e manifestimit

Shpëndaje: