POROSITË E SHËN NËNËS TEREZE PËR NE: 4. “Kujdesi për të tjerët – fillimi i shenjtërisë”

Për këtë i tha Jezusit: “Nuk kanë më verë.” Mendoj që në këtë fjalë gjendet ëmbëlsia e mrekullueshme e zemrës së gruas e cila është e vetëdijshme për vështirësitë e tjetrit.

Marinë e vërtetë e zbulojmë në të njëjtën mënyrë, me plot butësi në këtë dasmë. Ajo, ishte prekë duke parë që dy  bashkëshortë të rinj ishin në rrezik të koriteshin për mungesë të verës… Duke kërkuar që t’i shpëtonte nga kjo gjendje, siç bëri Maria, duhet të bëjmë edhe ne… Ju dhe unë, a kemi këtë dashuri në zemrën tonë? A ndihmojmë? A kemi sytë e Marisë për t’i zbuluar nevojat e të tjerëve? Ndoshta në familjen tonë: a jemi të aftë për t’i zbuluar nevoja e prindërve tanë, të burrit, të fëmijëve… E dimë çka i ndodhi Marisë, plot me dashuri dhe kujdes: ndërhyri në nevojën e të tjerëve…

Kujdesi për të tjerët, është fillimi i shenjtërisë. Nëse e mësoni këtë art, do të jeni gjithnjë e më shumë të ngjashëm me Krishtin, sepse zemra e Tij ishte e ëmbël dhe mendonte gjithnjë në të tjerët. Thirrja jonë, për të qenë e bukur, duhet të jetë plot me kujdes për të tjerët. Jezusi bëri mirë gjithkund. Krishti mendon gjithnjë për çdo njërin prej nesh.

Maria, në Kanë i tha Jezusit: Nuk kanë më verë. Të jemi edhe ne të vetëdijshëm për nevojat e të varfërve, shpirtërore ose materiale… Sa shumë mund të mësojmë prej Marisë! Ishte aq e thjeshtë, sepse ishte tërësisht e Zotit, plot me hire. Luteni Marinë që t’i thotë Jezusit edhe për ne: “Nuk kanë më verë!”.

Maria, në shenjën e Lajmërimit, paraqet modelin e vërtetë si duhet të jetojmë, sepse   para së gjithash ajo ka pranuar Jezusin në jetën e saj me dashuri dhe me fe… Po-ja e Marisë ishte thënë me buzë dhe me zemër.”/drita.info

Përgatiti: Don Lush Gjergji

Shpëndaje: