Dukja (mund të) na mashtrojë

Jun 10 • Meditimi i ditës

10 qershor 2017 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Tob 12,1.5-15.20; Ps: Tob 13,2; 6E,F,G,H, 7,8; Mk 12,38-44)

 

Prania e Hyjit

O Zot, ti je këtu dhe gjithmonë më pret.

Kurrë mos qofsha aq shumë i/e preokupuar me punë sa të mos mundja të gjeja kohë dhe të rri me ty.

 

Liria
Falë hirit të shenjtë të Hyjit më është dhuruar jeta në liri.

Lirisht kënaqem në të mirat që Ai i ka krijuar për mua.

O Zot i dashur, bëj që të mund të jetoj ashtu siç e ke paramenduar ti,

me besim të plotë në përkujdesjen tënde të butë për mua.

 

Ndërgjegjësimi
Kur t`i kthehem detyrave të mia të përditshme,

më përkujto, o Zot,

se je gjithmonë pranë meje.

Kurrë nuk duhet të dëshpërohem.

 

Fjala

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj pa u ngutur

dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më flet diçka.

 

Mk 12, 38-44

38 Pastaj në mësimin e vet u thoshte:

“Ruajuni prej skribëve, të cilëve u pëlqen të shëtisin në petka të gjata, t’i përshëndesin të tjerët në sheshe, 39 të zënë selitë e para në sinagoga e kryet e vendit në gosti.40Ata i përlajnë shtëpitë e vejushave, e bëjnë gjasme thonë uratë të gjata! Këta do të gjykohen veçanërisht rreptë!”

41 Pastaj u ul përballë arkës e vërente si populli qitte para në arkë. Shumë pasanikë qitnin shumë. 42 Erdhi gjithashtu një vejushë skamnore. Ajo qiti dy lepta, d. m. th. një të katërtën e asit. 43 Atëherë Jezusi i grishi nxënësit e vet dhe u tha:

“Për të vërtetë po ju them: kjo vejushë skamnore qiti më shumë se të gjithë të tjerët që hodhën para në arkë. 44 Sepse të gjithë qitën prej tepricës, kurse kjo prej skamjes së vet qiti gjithçka pati: gjithë sa pati për jetesën e vet.”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt

 

  •  Si duket Jezusi nuk besonte vetëm në atë çfarë dukej në shikim të parë. Paraqitja e devotshmërisë së rreme dhe shtirja e shumë vetave nuk i ka lënë përshtypje të mirë. Ai ka parë që në rastin e vejushës së varfër pas dhuratës së vogël të parave ndodhet një zemërgjerësi shpirtit të personit. Shpesh shpallte se praktika fetare mund të jetë e kotë dhe dyfytyrëshe.

 

Bashkëbisedimi

Ç`është duke ndodhë në mua kur lus?

A jam i/e ngushëlluar, i/e shqetësuar, apo indiferent/e?

E paramendoj Jezusin duke ndenjur apo është ulur pranë meje

dhe ia paraqes të gjitha çfarë jam duke ndier.

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »