Secili prej 12 muajve të vitit ka një temë katolike të devocionit. Kjo paraqet një mënyrë të mrekullueshme për ta pasuruar jetën tonë shpirtërore në shtëpi, duke sjellur tradita të veçanta, simbole, ngjyra e madje edhe ushqime. Më poshtë mund të gjeni dhjetë mënyra se si mund ta stolisnin shtëpinë tuaj me dashuri ndaj Marisë, ta bëni që kisha juaj shtëpiake të jetë plotë me fe të gjallë, me çka do të rritni praninë e lujtes në jetën tuaj.
- Dekorojeni tryezën tuaj
Tani është momenti ta mbuloni tryezën tuaj me mbulesë të kaltër në nder të Marisë. Ose mund t`u jepni fëmijëve nga një copë letre me ngjyrë të kaltër dhe ata të ndërtojnë dekore në nder të Marisë. Ato dekore pastaj mund t`i përdorin si mushama për tryezë. Po ashtu, në një vend të dukshëm, afër tryezës vendoseni një statujë të Zojës apo foto të saj. Po të keni mundësi shtoni këtij dekori dhe një tufë lulesh. Në lujten para ngrënjës, drejtoni Zojës një lutje të veçantë.
- Ndërtoni një kopsht të Marisë
Vendosni në kopshtin tuaj një statujë të Marisë dhe për rreth saj mbjellni lule si shenjë nderimi për të. Ka kaq shumë lule dhe bimë të bukura që lidhen me Zonjën tonë, si trëndafilat, zambakët e luginës (të njohur gjithashtu si Lotët e Zonjës sonë), rozmarinët; marigolds (ari i Marisë). Vendosja në kopsht, në një vend të dukshëm i shtatë gurëve do të përfaqësonte atë që quhet “kurora e shtatë gëzimeve të Marisë”. Kurse ndërtimi i një rrugëze dhjetëhapëshe me gurë do të nënkuptonte dhjetëshën e të Falem Mari dhe do t`iu ndihmonte në të luturit e Rrozares në kopsht.
Nuk mund të shkoni në dyqan për lule? Uluni jashtë në kopsht nëse keni mundësi, dhe luteni Rrozaren ose Magnificat (Shpirti im e madhëron Zotin) derisa mrekulloheni me shpërthimin e pranverës gjithandej për rreth jush, si një imazh i Shpalljes se Lajmit. S`keni kopsht tuajin apo ndonjë qasje diku në natyrë? Bëni një turne në internet në Kopshtin e Marisë në Bazilikës e Shenjtëroes Nacionale të Zojës së Papërlyer: https://honoringmary.cua.edu/cua-programming/mary-pilgrimage-project/map/marys-garden/
- Krijoni një Kurorë Maji
Fëmijët e të gjitha moshave kënaqen duke krijuar kurora Maji. Nëse keni një kopsht, ata që janë më të vegjëlit në shtëpi do të kënaqen duke mbledhur lule e duke i vendosur ato para statujës së Marisë ose duke krijuar kurora lulesh për të. Nëse nuk keni mundësi që gjatë karatinës të keni lule të freskëta, provoni të bëni një kurorë lulesh prej letre, duke përdorur letra me ngjyrë, të ngjyrorsura dhe me vizatime lulesh në to, e ato t`i ngjitni në një rreth me ngjyrë ari. Mlidhuni më pas rreth statujës së kurorëzuar me kurora dhe këndoni këngë për Marinë apo thoni lujte mariane. Nëse s’kemi kurorë? Thjeshtë mblidhuni rreth Marisë në formë “kurore” e këndoni asaj 12 këngë ose edhe lexoni 12 lujte kushtuar asaj. Secila nga 12 lutjet kushtuar asaj le të simbolizoi njërin nga 12 yjet e kurorës, siç përmendet në Librin e Zbulesës.
- Lutni lutjet e veçanta Mariane kushtuar Asaj
Luteni së bashku në familje Rrozaren e Marisë ose së paku një dhjetëshe të saj. Përpiquni të lutni edhe lutjet tjera Mariane që deri sot nuk i keni lutur, si Litanitë e Loretos: https://www.ewtn.com/catholicism/devotions/litany-of-loreto-246, Memoaret: Kujtoje, O më e hirshmja Virgjëra Mari, se kurrë nuk mbahet mend që kushdo që i është dorëzuar mbrojtjes Tënde, ka kërkuar ndihmën Tënde ose është lutur për ndërmjetësimi Tënd, të ketë mbetur pa ndihmën Tënde. Frymëzuar nga ky besim, unë lëshohem në Ty, o Virgjër e virgjërave, Nëna ime; te Ti vij, para Teje qëndroj, mëkatar dhe i pikëlluar. O Nënë e Fjalës së Mishëruar, mos i përbuz më kërkesat e mia, por sipas mëshirës Sate dëgjo dhe m`u përgjigjë. Amen.
Ose Rrozarën e Shtatë Pikëllimeve të Zojës:
- Gatuani për Mbretëreshën
Gatuani një darkë të veçantë me motiv Marian. Ja disa ide të thjeshta: Pasi rozmarini është një barishte që na kujton Marinë, ju mund ta përdorni atë duke gatuar pulë me rozmarinë kurse për dezert gatuani një ëmbëlsirë në formë të Rrozares ose të një Dhjetëshe, duke përdorur biskota apo cupcakes. Pjesën e sipërme të ëmbëlsirës dekorojeni me trëndafila ose me krem ngjyrë të kaltër. Mundësi tjetër është gatimi i Bundt cake, e bërë natyrisht në formë të kurorës, me çka na e kujton Zojën e Bekume si Mbretëreshë, e të cilën dekorojeni me sa më shumë ngjyra.
- Ndëgjoni apo këndoni sa më shumë këngë për Marinë
Mbusheni shtëpinë tuaj me tingujt e bukur të këngëve homazh për Nënën tonë Qiellore, s’ka rëndesi cilat. Mund të jenë këngë Mariane Gregoriane apo Magnificat i Bach ose Ave Maria e Pavarotit. Nëse veç luani ndonjë instrument atëherë mund të provoni “On This Day, O Beautiful Mother,” te “Gentel Woman.”
- Medito mbi disa kryevepra arti mariane
Arti religjioz nuk është vetëm për kishën. Përpiqu të gjeshë vrepa klasike arti që kanë në qendër Zojën e Bekume dhe prej tyre zgjedh ato më të pëlqyerat; shtypi e dekoro shtëpinë me to. Mundësitë për të parë bukuritë e artit klasik janë me bollëk…Da Vinci, Raphael, Botticelli…
- Lexoni libra Marian si përkrahje e lujteve tuaja
Ja disa shembuj:
True Devotion to Mary: http://www.montfortian.info/writings/files/The-True-Devotion-to-Mary.pdf;
The Little Office of the Blessed Virgin Mary; The World`s First Love; Sacred Braille: The Rosary as Masterpiece.
- Bëje të shtunën ditë të veçantë
E shtuna është dita që Kisha ka ndarë për Marinë, Ndërmjetësen tonë. Dorëzojani Marisë të gjitha obligimet e punët e së shtunës. Filloni me një traditë të veçantë gjatë këtyre të shtunave të karantinës. Do ishte një mënyrë e shkëlqyeshme për t`i ndalur hovin praktikës së deritashme që të gjitha ditët të duken të njëjta, duke kujtuar me devocion Nënën tonë Qiellore në një mënyrë të veçantë sa do ta shkëpusnim të shtunën nga rutina. Filloni me Devocionin e Pesë të Shtunave të Majit si një përpjekje për të zëvendësuar Rëfimin dhe Kungimin përmes një Akti vetkontrolli apo mohimi por edhe Kungimi Shpirtëror.
- Praktikoni bëmirësinë si vepër dashurie ndaj Marisë
Zgjedh njërën nga festat e Zojës gjatë Majit, si Zoja e Fatimes (13 maj), Zoja Ndihmëtare (24 maj), Vizita e Shën Marisë Virgjër (31 maj), dhe bëjë ndonjë veprim bëmirësie për të afërmit tuaj në moshë apo ata që janë në nevojë. Dergoni një paketë me ushqime ose të paktën një SMS atij që e dini se është duke kaluar nëpër një situatë të vështirë. Kërkojani Zojës të lutet për ta dhe le ta kuptojnë edhe ata se jeni së bashku në lutje.
E, në fund gjëjeni një mënyrë të veçantë nderimi që në Ditën e Nënës të nderoni nënën tuaj tokësore dhe Nënën Qiellore!/drita.info
Burimi: aleteia.org
Përkthimi për Dritë: V.B.