Lutja e kushtuar Virgjërës Mari në muajin Maj

LUTJA E KUSHTUAR VIRGJËRES MARI NË MUAJIN MAJ



O e lumja dhe e dashura Zoja e bekuar,

Nëna e Jezu Krishtit e Nëna jonë,

ja se gjatë këtij muaji të jemi kushtuar

që të nderojmë dhe të lavdërojmë.

Bën që gjithherë të jemi bijtë tu,

të dashur prej tejet e prej Jezu Krishtit,

Birit tënd e Zotit tonë.

Na del zot në rreziqe të shpirtit e të korpit,

na jep bekimiin në familjet tona,

dashurinë e Zotit e dashurinë e shoqit,

dhe qëllimin e mirë në të gjitha veprat tona.

Bekona punën e krahëve tonë,

që të mund të jetojmë prej bekimit të Zotit

dhe djersës sonë.

Bën që një ditë me krejt familjen tonë

të vijmë për të lavdëruar e për të gëzuar

përgjithmonë me ty në lumturinë e parrizit. 

Ashtu qoftë.

(Nga libri i uratëve “Shutja shpirtërore”, f. 216)

Shpëndaje: