Të jesh vigjilent ndaj nxitjeve të Shpirtit të Zotit

Oct 24 • Meditimi i ditës

24 tetor 2017 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Rom 5,12.15b.17-19.20b-21; Ps 40,7-10.17; Lk 12,35-38)

 

Prania e Hyjit

Gjatë kohës që jam duke ndenjur pranë kompjuterit, Hyji është këtu.

Rreth meje, në përjetimet, mendimet e mia dhe thellë në mua.

Do të ndalem një moment dhe do të ndërgjegjësohem

për praninë jetëdhënëse të Hyjit.

 

Liria

Do ta lus Hyjin që të më ndihmojë

që të lirohem nga ankthet dhe brengosjet e mia,

që t`i çelem nëpërmjet kësaj kohe të lutjes,

në mënyrë që edhe më shumë ta dua dhe t`i shërbej.

 

Ndërgjegjësimi 

Si po e përjetoj sot veten?

Si po sillem ndaj Hyjit? Ndaj të tjerëve?

A ekziston diçka për çka duhet të jem mirënjohës? Atëherë do të them: faleminderit.

A ekziston diçka për çka do të duhej të më vinte keq? Atëherë do të them: më fal.

 

Fjala

Hyji i flet çdonjërit prej nesh personalisht.

Duhet të përgjoj në atë mënyrë që të dëgjoj çfarë dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj tekstin disa herë, pastaj do të dëgjoj…

 

Lk 12, 35-38

 

35 “Jini gati ‑ të veshur e të ngjeshur me llamba të ndezura ‑ 36 porsi ata që presin zotërinë e vet kur kthehet prej dasmës për t’ia çelur derën posa të vijë e të trokëllitë. 37 Lum shërbëtorët që, kur kthehet zotëria, i gjen zgjuar! Përnjëmend po ju them: ai vetë do të ngjeshet, ata do t’i ulë në tryezë, do të afrohet dhe vetë do t’i shërbejë. 38 Po erdhi në të dytën ose në të tretën rojë të natës dhe, po i gjeti kështu, lum ata!

 

Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri?

 Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Qëndrimi i përditshëm i një të krishteri është që të jetë zgjuar, vigjilent, i ndjeshëm ndaj nxitjeve të Shpirtit të Hyjit dhe i vetëdijshëm se Hyji vepron në botë.
  • Qëndroj në heshtje për disa çaste në mënyrë që të mund ta dëgjoj trokëllimën e Mësuesit. A mund të jetë që Zoti është afër, përkundërtë gjithë zhurmës që më rrethon, i gatshëm të qëndrojë me mua?

  

Bashkëbisedimi 

Si e kam përjetuar Fjalën e Hyjit? A më ka lënë të ftohtë?

A më ka ngushëlluar apo nxitur që të veproj më ndryshe?

E paramendoj Jezusin se si është duke qëndruar apo ulur pranë meje,

i drejtohem dhe i tregoj për të gjitha çfarë ndjej. 

 

Përmbyllja 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »