EKSPOZITË EKSKLUZIVE ME PIKTURA ORIGJINALE TË SHËN NËNË TEREZËS

Nesër, më 22 nëntor 2022, në orën 19:00, në Qendrën “BogdaniPolis”, që gjendet nën Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, do të hapet ekspozita personale “HOMAZH NANËS” e piktorit Agron Bytyçi, e cila ka 13 piktura origjinale të Shën Nënë Terezës, të pikturuara enkas për 25-vjetorin e kalimit të saj në amshim.

Pikturat janë në shitje dhe mjetet e mbledhura nga shitja kanë destinacion humanitar.

Me këtë Ekspozitë do të mbyllen aktivitet kulturore të vitit jubilar kushtuar Nënë Terezës.

Ekspozita është e hapur për të gjithë/drita.info

Shpëndaje: