Imzot Dodë Gjergji priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralin Angelo Michele Ristuccia

Prishtinë, 11 nëntor 2022: Sot, në orët e paradites, Ipeshkvi ynë, Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, ka pritur në vizitë Komandantin e KFOR-it, gjeneralin Angelo Michele RISTUCCIA, me stafin e tij.

Në takimin një orësh u diskutua për gjendjen aktuale të dialogut ndërfetarë, raporteve të bashkësive fetare me njëra tjetrën dhe raportin me Shtetin. U patuan se bashkësitë fetare duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në kontributin e pajtimit ndëretnik si dhe të krijojnë klimë të respektit, mundësinë e njohjes të së vërtetës historike dhe aktuale, për të qenë kështu kontribuues të paqes në vendin tonë.

Një shqetësim i dy institucioneve ishte edhe gjendja e sigurisë dhe sfidat e saja sot.

Në fund të takimit u shkëmbyen dhuratat simbolike nga dy institucionet./drita.info

[masterslider id=”18″]

Shpëndaje: