Gënjeshtra dhe shpifja nuk mund të mbijetojnë gjatë

Jun 10 • Meditimi i ditës

10 qershor 2018 – E diela 10 gjatë vitit (B), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Zan 3, 9-15; Ps 129; 2 Kor 4,13-5,1; Mk 3, 20-35)

 

Prania e Hyjit

Një çast e marr me mend praninë e fshehur të Hyjit në sende:

në elemente duke dhënë që ato të ekzistojnë;

në bimë duke u dhënë atyre jetën; në kafshë duke u dhënë atyre që të ndiejnë;

dhe në fund në mua, sepse m`i jep të gjitha këto, por edhe më shumë,

më bënë tempull, banesë të Shpirtit Shenjt.

 

Liria

Nuk ka situatë prej të cilës nuk do të mund të dilja edhe më i/e pasur me dashuri dhe jetë.

Mirëpo, dëshirat e mia shpesh herë janë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha duhet qenë të plotësuara.

E lus Zotin që nëpërmjet lirisë sime

t`i bëjë muzikë dëshirat e mia të një melodie gjallëruese dashurie plot harmoni.

 

Ndërgjegjësimi

Momentalisht në çka në jetën time jam duke e gjetur shpresën, guximin dhe rritjen?

Duke u kthyer me mendime disa muaj prapa,

a jam i/e aftë të vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të begatshëm?

Nëse kam vërejtur fusha të tilla,

do të vendosi që në të ardhmen do t`iu siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e përqendruar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Nëse je në dhomë, mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Mk 3, 20-35

 

20Jezusi u kthye në shtëpi. Prapë u mblodh turmë e madhe sa që as nuk mund të hanin bukë. 21 Kur morën vesh të tijtë, shkuan ta marrin sepse flitej: “Nuk është në vete.”

22 Kurse skribët që zbritën nga Jerusalemi, thoshin:

“E ka në trup Beelzebulin e me anë të kryetarit të djajve i dëbon djajtë”

23 Ai i thirri t’i afrohen dhe filloi t’u flasë me shëmbëlltyra:

“Si është e mundur që Djalli ta dëbojë djallin. 24 Në qoftë se një mbretëri çohet kundër vetvetes, ajo shkatërrohet. 25 Po ashtu edhe ajo shtëpi që çohet kundër vetvetes, shkatërrohet. 26 Nëse, pra, Djalli çohet kundër vetvetes dhe përçahet, ai shpartallohet ‑ i erdhi fundi! 27 Dhe dihet që s’ka njeri që mund të hyjë në shtëpinë e të fortit dhe t’ia marrë plaçkat pa e lidhur atë më parë. Vetëm atëherë mund t’ia plaçkisë shtëpinë.

28 Për të vërtetë po ju them: njerëzve do t’ju falen të gjitha mëkatet e blasfemitë, me të cilat do të blasfemojnë, 29 por kush ta shajë Shpirtin Shenjt, ai s’do të ketë falje për amshim; është fajtor i një mëkati të përhershëm. 30 Sepse thoshin: “Ka qoftëlargun në trup!”

31 Ndërkaq erdhën nëna e tij dhe vëllezërit e tij. Zunë vend përjashta dhe dërguan dikë ta thërrasë. 32 E kishin rrethuar shumë njerëz. Po i thonë: “Nëna jote dhe vëllezërit e tu janë përjashta e po të kërkojnë.”

33 Ai u përgjigj:

“Kush është nëna ime e kush janë vëllezërit e mi?”

34 Dhe, si ua hodhi sytë rreth e rrotull atyre që rrinin përreth tij, tha:

“Ja nëna ime e vëllezërit e mi! 35 Sepse, kushdo e kryen vullnetin e Hyjit, ai është vëllai im, motra ime e nëna!”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Farisenjtë dhe skribët janë si grerëzat që Jezusin nuk e lënë të qetë dhe vazhdimisht e provokojnë. Jezusi gjithmonë fliste të vërtetën dhe ai i njeh mendimet e tyre, dhe i kundërshton fuqishëm. Gënjeshtra dhe shpifja, edhe pse mund t`i shkaktojë dëm një tjetri, nuk mund të mbijetojnë gjatë, dhe ata që këtë e bëjnë vetë janë gënjeshtarë dhe shpifës.
  • Jezusi është kundër shpifjes dhe gënjeshtrës. Të jesh i lidhur me Zotin do të thotë të mbartësh në vetvete të vërtetën, të jesh mik i Jezusit, të mbartësh në vetvete Shpirtin e tij.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt edhe një herë, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Shpirtin nuk e nginë dija e madhe, por shijimi i gjërave.

 

Bashkëbisedimi

Për çka jam i/e vetëdijshëm/e kur lutem?
A po e shoh se ku jam i/e thirrur të rritem në dashuri?
Jezusi është shoku dhe miku im konstant,
Dhe unë i ndaj përvojat dhe dëshirat e mia me të.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe të meditimit mbi Shkrimin Shenjt.
Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »