Ku angazhohem dhe harxhoj energjinë time?

Aug 10 • Meditimi i ditës

10 gusht 2018 – E premte, Shën Lorenci (festë), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2 Kor9,6-10; Ps 111; Gjn 12,24-26)

 

Prania e Hyjit

Nganjëherë më pushtojnë brengat e kësaj bote.

Në kohën si kjo në këtë moment, bëj që të bëhem i/e vetëdijshëm/e për kënaqësinë e pranisë tënde

si dhe për dashurinë tënde të pakufi ndaj meje.

 

Liria
O Zot, më jep dhuratën e lirisë që të mund të lirohem nga të gjitha ato gjëra për të cilat jam lidhur.

Mos e pengofsha Shpirtin tënd që të veprojë në mua.

 

Ndërgjegjësimi
Si po e ndjej veten përnjëmend? I/e pa brengosur? I/e turbulluar?
Ndoshta jam i/e qetë, i/e lumtur pse ekzistoj.
Por ndoshta i/e frustruar, i/e brengosur dhe i/e zemëruar.
E pranoj atë çfarë ndiej përnjëmend.
Sepse Hyji më do pikërisht të tillë siç jam realisht.

 

Fjala
Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit pa u ngutur, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo ngjarje që më prek, që më flet pikërisht mua.


2 Kor 9,6-10

 

Vëllezër,

“Kush mbjell me horrjati, pak do të korrë, e kush mbjell me begati, me begati do të korrë.”

7 Secili le të japë aq sa ia do zemra, jo i trishtuar e përdhuni, sepse: ‘Hyji e do atë që jep me gëzim.’ 8 Hyji mund t’ju dhurojë çdo të mirë që gjithmonë të keni gjithçka mjaft për vete e t’ju teprojë gjithnjë për të ndihmuar çdo vepër të mirë, 9 siç është në Shkrimin e shenjtë: ‘Ai ndan me bujari, u jep skamnorëve; drejtësia e tij qëndron në amshim.’

10 Ai që mbjellësit i jep farën, ai do t’i japë edhe bukën për ushqim. Ai edhe juve do t’ju japë farë e do ta shumëzojë dhe do të bëjë të rriten frytet e drejtësisë suaj.


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Një lexim që fillon me “poenta është kjo:” ka nevojë për pak shpjegim. Nuk ka dyshim se çfarë do të thotë Pali këtu. Por çka do të thotë ajo për mua është një tjetër pyetje. Cilat janë fushat në jetën time ku unë “mbjell me masë” – gjërat për të cilat më pak angazhohem, gjëra që unë vetëm me mundim i bëj?
  • Dhe, në anën tjetër, cilat janë ato gjëra në jetën time të cilave vërtet i përkushtohem, lëmë ku mbjell me bujari, ku angazhohem dhe harxhoj energjinë time?

     

    Ndërsa e lexon apo dëgjon përsëri leximin, vë re mënyrat me të cilat bujaria që mund ta tregojmë shihet si një reflektim i bujarisë së Hyjit ndaj nesh.

 

Bashkëbisedimi

Ku e shoh bujarinë e Hyjit ndaj meje në jetën time?

A mund të flas me Zotin për këtë tani dhe për rrugët apo mënyrat që janë të hapura për mua që të pasqyroj të njëjtën bujari në botë?

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak minuta vetëm me ty. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »