Sfida për ta pranuar identitetin e Jezusit

Apr 10 • Meditimi i ditës

10 prill 2019 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Dan 3,14-20.24-25.28; Ps.: Dn 3,52-56; Gjn 8,31-42)

 

Prania e Hyjit
O Zot, më ndihmo që krejt qenien time t`ia çeli pranisë sate. Më rretho me dashurinë tënde.
Zemra ime le të bashkohet me tënden.

 

Liria
Eja, o Zot, bano në zemrën time dhe shëroje atë që të mund t`iu ndihmoj të tjerëve dhe botës rreth meje.

 

Ndërgjegjësimi

Merre një objekt – një gjësend, dhe mbaje në dorë: një gur, gjethe, kryq, çdo gjë që të pëlqen. Peshoje, ndjeje atë, shikoje atë.

Është pjesë e krijimit dhe e dashur nga Zoti.

 

Fjala
Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.
Duhet ashtu ta dëgjoj në mënyrë që ta ndiej çfarë dëshiron të më thotë.
E dëgjoj tekstin me mend e zemër.


 

Gjn 8, 31-42

 


31 Pastaj Jezusi u tha atyre judenjve që besuan në të:
“Nëse do ta mbani fjalën time,
vërtet do të jeni nxënësit e mi;
32 do ta njihni të vërtetën
dhe e vërteta do t’ju bëjë njerëz të lirë.”
33 Ata iu përgjigjën:
“Ne jemi pasardhës të Abrahamit dhe askurrë askujt nuk i qemë robër. Si po thua ti: ‘Do të bëheni të lirë?’“
34 Jezusi u përgjigj:
“Për të vërtetë, për të vërtetë po ju them:
kushdo bën mëkat
është skllav (i mëkatit).
35 Skllavi nuk rri përgjithmonë në shtëpi,
ndërsa djali rri përgjithmonë në shtëpi.
36 Nëse, pra, biri do t’ju çlirojë,
me të vërtetë do të jeni të lirë.
37 E di se jeni pasardhës të Abrahamit,
e megjithatë kërkoni të më vritni,
sepse fjala nuk gjen vend në ju.
38 Unë flas çka pashë tek Ati
e ju bëni
çka dëgjuat prej atit [tuaj].”
39 Ata iu përgjigjën:
“Ati ynë është Abrahami.”
Jezusi u tha:
“Po të ishit bijtë e Abrahamit,
do të bënit veprat e Abrahamit!
40 Dhe, ja, kërkoni të më vritni mua,
që ju fola të vërtetën,
që e dëgjova prej Hyjit.
Një gjë të tillë Abrahami s’e bëri kurrë.
41 Ju bëni veprat e babait tuaj.”
[Atëherë] i thanë:
“Ne s’kemi lindur nga fëlligështia kemi vetëm një baba Hyjin”
42 Jezusi iu përgjigj:
“Po ta kishit Hyjin Atë,
do të më donit edhe mua,
sepse unë prej Hyjit dola dhe erdha;
nuk erdha prej vetvetes,
por Ai më dërgoi.


 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Ungjilltari ka sjellë bashkë biseda që kanë ndodhur në kohë të ndryshme, por le ta imagjinojmë se i gjithë kapitulli 8 sipas Gjonit është një bisedë e gjatë e shkaktuar nga situata e gruas që kapet në kurorëshkelje. Këtu jemi te pjesa ku ndodhen të gjithë judenjtë së bashku, disa të joshur nga Jezusi, disa që besojnë në të, por në mënyrë të qartë kanë rezerva dhe disa që e konsiderojnë atë të bezdisshëm. Kisha na jep të gjithë kapitullin 8, rresht për rresht, të gjitha përveç rreshtave të fundit të këtij pasazhi. Mungon poenta, dhe ka një arsye për këtë.
  • Jezusi ofron liri për ata që besojnë në të. Judenjtë ia kthejnë – refuzojnë. Këta ‘besimtarë’ vendosën përkatësinë e tyre në grup përpara nderimit të tyre të Hyjit që e bëri grupin. Ata mendojnë se të qenurit judenj u jep atyre të drejta, u jep privilegje.

Argumentet rreth atësisë nuk duket të kenë një fund paqësor. Jezusi pohon se i ati për të cilin ata pretendojnë se nuk është i tyre, kur thonë kështu ata qenkan të paligjshëm. Kjo veç është një fyerje. Si ndihesh kur shpaloset ky argument?

  • Jezusi thotë se ai flet për atë që ka parë tek Ati i tij dhe se njerëzit që besuan në të po vënë në veprim atë që kishin mësuar prej etërve të tyre. Kush është ai? Ata pohojnë, me të drejtë, se Hyjin e kanë atë të tyrin.

Ne mësohemi të jemi të hapur, të dëgjojmë, të jemi të përvuajtur dhe ta pranojmë se mund të jemi gabim. Të përballur me argumente që e shtrembërojnë të vërtetën në gënjeshtër, mund ta krijojmë përshtypjen se nuk kemi ku të shkojmë. A e kemi autoritetin të themi, ‘Ju po gënjeni’, ose ‘kjo s`është ajo që nënkuptohet? Jezusi e thotë për ne.

Në rreshtat që nuk përfshihen në këtë meditim Jezusi iu thotë këtyre njerëzve se babai i tyre është djalli dhe se ai është gënjeshtar dhe vrasës. Nuk është për ne të përdorim një gjuhë të tillë.

  • Ndërsa e dëgjon përsëri pjesën e ungjillit vëreje bijësinë për të cilën flet Jezusi. Nëse e bëjmë fjalën e tij shtëpi tonën bëhemi edhe fëmijë të familjes. Hyji, ati, do të kujdeset për ne si atë i mirë, duke na mbrojtur nga dëmi. Kur komentet e shtrembëruara të të tjerëve godasin në zemër të qenies dhe besimit tonë, ne mund vetëm ta ruajmë qetësinë dhe t’i lejojmë që Hyji të flasë për ne.

 

Bashkëbisedimi
Njerëzit që e dëgjojnë Jezusin kanë vështirësi për të dëgjuar lajmin e mirë që po përpiqet t’iu përçohet. Ata fillojnë t’iu kthehen mënyrave të provuara dhe të mësuara për të identifikuar veten.

Ndërsa vjen para Zotit sot, kushtoja një moment shqyrtimit se si t’i ka lëshuar sytë, si po të shikon Zoti, se si po të takon.

Si ndihesh kur të shikon Zoti? Si të bën të ndihesh?

Çfarë mund t’i tregosh Zotit për veten tënde? Cilat të vërteta po i dëgjon nga Zoti që mund të të bëjnë të lirë?

Bisedo tani me Zotin… për çdo gjë që është në zemrën apo mendjen tënde … rreth asaj se si Zoti të shikon… për përgjigjen tënde ndaj shikimit të Zotit … për të vërtetën që po dëgjon.

Ku në jetën time kam pasur ndonjë përvojë që më ka bërë që ta shoh me të vërtetë Jezusin si të dërguarin nga Hyji?
Në këtë bisedë, ndoshta do të flasësh, ndoshta do të rrish duke dëgjuar ose thjesht qëndron i/e heshtur me Zotin.

 

Përmbyllja
Po të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty. Premtimi i yt, Jezus, është se do të na shpëtojë e vërteta. O Zot, dua të jem i/e lirë; do t`i dëgjoj të tjerët që do ta thonë të vërtetën në lidhje me mua. Do ta dëgjoj edhe fjalën tënde e cila përpiqet për të arritur në zemrën time. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »