PROGRAMI I FESTËS SË PASHKËVE 2024 NË KATEDRALEN SHËN NËNË TEREZA NË PRISHTINË

Të dashur besimtarë/e,

miq e dashamirë,

 

Kisha Katolike në Kosovë, përkatësisht Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, me gëzim e shpall programin e Pashkëve 2024, i cili do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

 

 

PROGRAMI

E shtunë, 30 mars 2024 – Vigjilja e Pashkës

Në orën 21:00 – Mesha solemne e Pashkëve në Katedralen Shën Nënë Tereza, të cilës do t’i prijë Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me Delegatin Apostolik për Kosovë, Sh. T. Jean Marie Speich, dhe me meshtarët e ipeshkvisë.

 

E diele, 31 mars 2024 – Dita e Pashkës 

Në orën 11:00 – Meshë në Katedralen Shën Nënë Tereza, të cilës do t’i prijë ipeshkvi ynë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.

 Në orën 19:00 – Pritja Solemne e Pashkës, e cila do të mbahet në Qendrën

“BogdaniPolis” që gjendet nën Katedralen Shën Nënë Tereza. Pritja organizohet nga Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, me rastin e festës së Pashkës.

Sivjet e kemi nderim të kemi edhe Delagatin Apostolik për Kosovë, Sh. T. Jean Marie Speich.

 

Jeni të ftuar të gjithë, besimtarë/e, miq e dashamirë, që të festojmë me gëzim Ringjalljen e Krishtit!

 

Vëllazërisht,

Ipeshkvia Prizren-Prishtinë

Shpëndaje: