Imzot Dodë Gjergji priti sot përfaqësuesit e “Marshojmë për Drejtësi”

Prishtinë, 1 prill 2023: Sot, në orët e paradites, ipeshkvi ynë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji, priti në takim në rezidencën e tij përfaqësuesit e “Marshojmë për Drejtësi”, deputeten znj. Eliza Hoxha, dhe Ismail Tasholli. Përfaqësuesit Hoxha dhe Tasholli prezantuan idenë dhe projektin para ipeshkvit, i cili do të mbahet ditën e diele, më 2 prill 2023 në Prishtinë.

Ipeshkvi Gjergji pasi i dëgjoi me kujdes, i përgëzoi për punën dhe veprimtarinë e tyre, duke ju siguruar mbështetje dhe bekime për iniciativën e marrë./drita.info

Shpëndaje: