Programi i Festës së Pashkëve 2023 në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë

Të dashur besimtarë/e,

miq e dashamirë,

 

Kisha Katolike në Kosovë, përkatësisht Dioqeza Prizren-Prishtinë, me gëzim e shpall programin e Pashkës 2023, i cili do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

 

PROGRAMI

 

E shtunë, 8 prill 2023 – VIGJILJA E PASHKËS

ORA 21:00Mesha solemne e Pashkës në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë,

të cilën do të udhëheq Ipeshkvi ynë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës.

 

E diele, 9 prill 2023 – DITA E PASHKËS

ORA 11:00: Mesha në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë.

Kurse Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e Ditës së Pashkës në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, në orën 11:00.

 

E diela, 9 prill 2023 – PRITJA SOLEMNE

ORA 19:00:  Pritja solemne në Qendrën “Bogdanipolis”,

që gjendet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, e cila organizohet nga ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Pashkës 2023.

 

Jeni të ftuar të gjithë,

besimtarë/e, miq e dashamirë,

që të festojmë me gëzim Ringjalljen e Jezu Krishtit!

 

Vëllazërisht,

Dioqeza Prizren-Prishtinë

Shpëndaje: