Kryeministri i Malit të Zi, z. Dritan Abazović, viziton Katedralen Shën Nënë Tereza

Sot në orët e pasditës së vonë, Kryeministri i Malit të Zi, z. Dritan Abazović ka vizituar Katedralen e Shën Nënë Terezës në Kryeqytet, në ditën e parë të vizitës së tij që po i bën Republikës së Kosovës.

Z. Abazović u prit nga Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji dhe bashkëpuntorët e tij, i cili e njoftoi me Katedralen dhe me jetën e Kishës Katolike në Kosovë. Më pas kryeministri me stafin e tij përcjellës u ngrtën në këmbënarën e Katedrales për të shijuar edhe panoramën e Kryeqytetit./drita.info

 

Shpëndaje: