Modeli i politikanit  të krishterë

Sfidat në një shoqëri të shekullarizuar dhe multifetare

 

Nga Ernesto PREZIOSI

 

Mund të nisemi prej disa konstatimeve çka mendojmë për politikë. Një shqyrtim edhe më interesant mbi këtë dimension që Aristoteli dhe Toma i Akvinit e trajtonin si gjë të natyrshme për njeriun që finalizohet me zbatimin e plotë, ndërsa Hobbsi fliste si për një krijesë artificiale, për kohëra pak të suksesshme për politikë. Shqyrtimi teorik mbi këtë temë gjatë shekujve, herë pas here duke ndriçuar botëkuptime të ndryshme, që p. sh. e trajtonin atë si me prejardhje nga vullneti hyjnor, ose nga marrëveshja mes njerëzve të lirë.

Në kohën e afërt botëkuptimi i politikës ka caktuar në vend të parë temën e pjesëmarrjes, si një nevojë që shndërron  vetë lirinë e atyre që merren me politikë. Në këtë kuptim pjesëmarrja politike  është e përbashkëta e veprimeve dhe sjelljeve që synojnë të ndikojnë  format e ndryshme të vendimeve, si dhe vetë zgjidhjen e atij që ka pushtetin në sistemin politik.

Pjesëmarrja politike nënkupton përfshirjen e qytetarëve në vendime, edhe nëpërmjet formave të delegimit dhe përfaqësimit që kanë ndryshuar në kohë dhe kanë marrë në faza të ndryshme një  ndërrim të thelë nëpërmjet internetit[i] . Në çdo rast pjesëmarrja politike është vetë definicioni i fenomenit politik, kanë ndikim nga konteksti historik.

 

  1. Politika dhe ndryshimet që shtrohen

Politika dhe kontributi i katolikëve në politikë, është përgjigja e organizuar ndaj problemeve, pyetjeve që vijnë nga personat dhe shoqëria sipas botëkuptimeve të tyre. Politika ka mundësi të ndërhyjë  në dinamikën e institucioneve, në situata të ndërlikuara nëpërmjet zgjidhjeve rreth së ardhmes, skenarit në të cilin jeton shoqëria.

Kuptimi klasik dhe modern është nga polis – politikos, që domethënë gjithçka që lidhet me qytet,  pra, ana shoqërore, publike, në qendër të te cilit është qytetari.

Ky botëkuptim, disi bija e filozofit të madhe Aristotelit dhe veprës së tij Politika, ka pasur gjatë shekujve shumë ndryshime dhe përkthime historike, edhe pse kishte zhvillime, në qendër të këtij definicioni mbetet ideja e territorit të banuar, të formave organizative që zgjedhin banorët, rendi që rregullon qytetin apo Shtetin, si dhe të gjitha veprimtaritë me dimensionin e politikës. Kanë ndryshuar filozofit, mësimet, shkencat, mirëpo në qendër mbetet gjithnjë lidhja mes personave, mënyra e organizimit, tema e madhe e pushtetit që gjithnjë lidhet me politikë dhe që në shoqëritë më komplekse ka forma më pak të përcaktuara që, edhe kur  për këtë paraqiten rreziqe që mund të dalin jashtë dorës së demokracisë, që i prinë dhe kontrollon.

Në realitetin e sotëm  disa fenomene dhe probleme të rendit botëror janë duke u paraqitur në një mënyrë të rrëmujshme dhe janë duke sulmuar ato organizma të drejtësisë që duhet shpëtuar doemos. Zhvillimi i shkencës, p. sh., nuk është gjithmonë “përparim”, nëse nuk nderohet kufiri dhe njeriu në vetvete. Kështu një lloj globalizimi që nuk hasë në pengesa në fushën e financave dhe të ekonomisë, pra, nuk udhëhiqet nga etika  dhe politika, por çdo gjë matet në prizmën të vlerës ekonomike dhe suksesit, nuk është rritje njerëzore dhe në disa raste as atë materiale. Globalizimi është kufiri i ri i solidaritetit: “mbikëqyrja” e proceseve të globalizimit është e domosdoshme, nëse duam që padrejtësia planetare mos të ketë dimensione dhe karakteristika gjithnjë më tragjike dhe jonjerëzore, duke përfshirë të gjithë vendet e botës, edhe pse në mënyra të ndryshme dhe me përgjegjësi të llojllojshme. Vetëm politika – ajo e ri-gjetur në kuptimin  në kuptimin më burimor, një politikë në trajtën e bamirësisë – mund të lindë rregulla, zgjidhje, projekte që mundësojnë “sundimin” e globalizimit dhe orientimin e shkencës në kërkimin e të mirës së përbashkët. Sot ballafaqohemi me një problem të ri lidhur me zbrazëtinë e ideologjive, pra, vështirësinë që të kemi vlera drejtuese, modele të shoqërive për t’i ndërtuar. Mund t’i dallojmë tri nivele:

  1. 1 Politika përgjigje e organizuar

Shpesh dëgjohet që politika e mirë duhet të jetë në harmoni me probleme reale të njerëzve. Që politika të jetë si duhet, përgjigje e organizuar për problemet e qytetit dhe atyre që banojnë atje, duhet që njerëzit e politikës të kenë qëndrim dëgjimi. Mirëpo dëgjimi është një proces kulturor kompleks që kërkon një ndërmjetësim të kualifikuar kulturor dhe politik. Nuk mjafton të bëhet lista e problemeve, kërkesave, pritjeve; si dhe të bëhet ndonjë hulumtim rreth dëshirave të popullatës. Kërkesa politike duhet dëgjuar, por edhe kodifikuar dhe trajtuar në logjikën e të mirës së përbashkët: kërkesa  politike duhet edukuar. Edhe me rrezikim të popullaritetit apo përkrahjes: një politikan i kualifikuar, një leader i vërtetë, pasi të ketë dëgjuar, formulon një propozim që interpreton dhe edukon kërkesën. Aty shihet cilësia e politikanit, struktura dhe besueshmëria e tij: në aftësi për të propozuar ndonjë sintezë që tejkalon kërkesën dhe ka përkrahje.

  1. 2 Politika si programim, hap pamjen kah e ardhmja

Përgjigja politike është përgjigje ndaj problemeve të pranishme, njëkohësisht terkan ato. Zgjidhjet e propozuara, sinteza politike që edukon kërkesën dhe ka përkrahje, hap pamjen kah e ardhmja, që merr parasysh edhe brezin e ardhshëm duke u shndërruar kështu në një program dhe ecje jo të shkurtë, por të besueshme sipas programimit të përpunuar nëpërmjet step të përpikta kohore.

 

  1. 3 Politika ofron një vizion dhe motivon pëlqim

Këtu është një ndër vështirësitë më të mëdha: kush vepron në politikë duhet të ketë përkrahje, që mund të jetë e vështirë, dhe që formohet rreth një vizioni. Kriza e ideologjive, asgjësimi i tyre – që e kemi përshëndetur me kënaqësi, nuk  i ka varrosur disa modele politike, por edhe ka krijuar zbrazëti që duhet mbushur. Politika në fazën e tanishme ka këto përparësi: ofrimin e një vizioni bindës, të përshtatshëm me kufizimin e resurseve , njëkohësisht të aftë për përkrahje të modeleve të reja të zhvillimit, solidaritetit, bashkëjetesës paqësore. Politika sot është e detyruar ta mbulojë zbrazëtinë që ka lënë ideologjia e viteve ‘900, duke ofruar modele të reja, dhe në këtë besimtarët janë të ftuar që ta japin pjesën e tyre.

 

  1. Çfarë zhvillimi, çfarë ardhmërie

Jemi para një krize e cila kërkon ri-kuptim në kontekstin shoqëror dhe kulturor në ndërrim të madh, kuptimi i foljeve dhe koncepteve si politika, shteti, pushteti, demokracia, por edhe partia, sindikati…Ndryshimet që janë përmendur janë epokale dhe na detyrojnë që të pyetemi për të ardhmen, për rolin e politikës, organizimit shtetëror që do ta kemi në vitet e ardhshme. Ne si fetarë duhet të pytemi për rolin e fesë in këtë gjendje të panjohur ku duhet të ri-mendohet lidhja fe – politikë. Ky lloj shqyrtimi është i domosdoshëm nga skenarët e ndryshimeve gjithnjë më planetare dhe pasojat që na përkasin për së afërmi, ku  vetë Shteti, vizioni i tij si pushtet, janë gjithnjë më të shekullarizuar. Filozofi Habermans në një intervistë thotë që “shekullarizimi i pushtetit të Shtetit” është arra e fortë i procesit të shekullarizimit; jemi në një gjendje “pas-shekullore” dhe duhet të shohim historinë, sot sidomos ballafaqohen arsyeja  dhe “ndërgjegja fetare refleksive”.

Ka fenomene gjithnjë më të theksuar që mund t’i hetojmë si persona, që shënojnë shekullarizimin si proces në vazhdimësi. Ta përkujtojmë shkatërrimin  shkallor të përshpirtërisë popullore. Prapë Habermans na ndihmon ta kuptojmë si si nga kjo gjendje kanë “buruar” dy forma moderne specifike të ndërgjegjes fetare kundër saj; nga ana tjetër “feja  e reflektuar”  që na ballafaqon me fetë tjera, respekton njohurinë e gabuar të shkencës institucionale dhe pranon të drejtat njerëzore”[ii]

Para nesh hapet një vepër e madhe e ri-kuptimit mbi vlerat që i japin kuptim jetës, dhe njëkohësisht, një alfabetizim i ri i politikës, duke kërkuar të arrihet një shoqëri në të cilën grupet shoqërore, shtresat, klasët janë thellësisht të përziera  dhe që s’është më e mundshme  vepra e ideologjizimit që e kanë zbatuar p. sh. në shekullin e tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë ; se dhe s’mund të llogaritet më ndikimi i Kishës në mënyrë të drejtpërdrejt në shtresat e gjëra popullore.

Hapet një skenari i ri në të cilin duhet menduar forma dhe mënyra të panjohura. Lidhur me ri-kuptimin e kulturës, është edhe një detyrë e madhe e ri-bashkimit të qytetarëve me qytet, njerëzit me politikë në kontekstin pluralist: është sfida  e demokracisë që gjen forma të reja të pjesëmarrjes në kohën e internetit pa e humbur shpirtin e demokracisë, që është mënyra e vendosjes, por edhe mjeti i pjesëmarrjes.

 

  1. Politika është një lloj bamirësie

Është një detyrë dhe ne si të krishterë kemi një pjesë të përgjegjësisë. Pse i krishteri duhet të merret me politikë dhe duhet të bëjë politikë? Themeli është në fjalën e Zotit, në përgjigjen  që mund ta japim në pyetjen e Zanafillës: “ a mos jam unë rojtari i vëllait tim” (Zan 4, 9). Për ne politika është bija e bamirësisë,  të dashurisë së Zotit për njeriut, të urdhrit të dashurisë që kërkon ta duam të afërmin tonë si vetveten. Për këtë duhet ta konsiderojmë politikën një fushëveprim që na “detyron” si besimtarë.

Politika nuk është diçka e ndytë dhe nuk është vetëm për ata që merren me atë. Politika është  vullneti i përditshëm për të jetuar, duke ditur që jemi afër shumë vëllezërve, me dallim nga përgjigja e vëllait të famshëm, Kainit në tregimin e Zanafillës, ne nuk mund të themi që nuk e dimë ku është vëllai ynë, s’mund mos të kujdesemi për atë.

Themeli biblik i këtij angazhimi është urdhri “duaje të afërmin tënd si vetveten”. “Në zemrën e qenies njerëzore gërshetohen pandashëm lidhja me Zotin, i njohur si Krijuesi dhe Atë, burim dhe plotësim i jetës dhe shëlbimit, hapja e dashurisë konkrete ndaj njeriut, i cili duhet të trajtohet si vetvetja, edhe nëse është kundërshtar” (krh. Mt 5, 43-44). Në brendinë e njeriut thadrohet përfundimisht angazhimi për drejtësi dhe solidaritet, për ndërtimin e  jetës shoqërore, ekonomike dhe politike sipas planit të Hyjit. [iii]

Për të krishterët politika lind nga njohja e bijve dhe vëllezërve; shi për këtë është një formë e dashurisë, shi për këtë është  një formë e “lartë” e dashurisë, siç e kanë përsëritur Piu XI dhe Pali VI, sepse mundëson ndërhyrjen atje ku dashuria e thellë kërkon si asistencë, ndihmë, si Charitas, dhe s’mund të jetë e efektshme pa këtë. Ajo ndërhyn si pritë, ndihmon nevojën, anësimin, varfërinë, politika është dashuri që ndërhyn gjithnjë, sepse është mundësia e vetme për të bërë zgjedhje që mund ta eliminojnë shkaqet që shkaktojnë varfërinë, nevojat dhe  emargjinimin. Vetëm politika, për t’u kuptuar, mund ta zbatojë ndonjë sistem tjetër tatimor, duke shpërndarë në mënyrë më të drejtë të pasurive, jo për t’i sunduar të tjerët, dhe vetëm politika mund ta konkretizoi sistemin e arsimit që formon personin , një shëndetësi që kujdeset për të gjithë etj…Mu për këtë s’mund ta lëmë politikën në vete , por duhet të marrim pjesë, të jemi pjesëmarrës, sepse politika në të gjitha nivelet të marrë fuqi dhe t’i  caktojë proceset e zhvillimit në drejtësi dhe në solidaritet. Është e qartë nevoja e reformës themelore për t’i liruar resurset e nevojshme për rritje, promovim, ripërtrirje, krijimin e mundësive të punësimit për rini, për administrimin publik sa më të suksesshëm, për ndërrimin e institucioneve dhe  ligjeve zgjedhore. Këto janë detyrat e politikës.

 

  1. Lidhja mes bamirësisë dhe drejtësisë: e mira e përbashkët dhe solidariteti

Shtylla e angazhimit shoqëror-politik i të krishterit është dashuria. Kështu përmbledh Compendio sociale della Chiesa: “Vetëm dashuria mund ta ndërrojë plotësisht njeriun. Ndërrimi i tillë nuk domethënë asgjësimi i dimensioneve tokësore në një përshpirturi zhgënjyese. Kush mendon të formohet sipas virtytit mbinatyror të dashurisë pa pasur parasysh themelin natyror përgjegjës, që përfshin detyrat e drejtësisë, mashtron vetveten: Dashuria paraqet urdhrin më të madh shoqëror. Ajo nderon tjerët dhe të drejtat e tyre. Kërkon zbatimin e drejtësisë dhe vetëm ajo na aftëson për këtë. Ajo frymëzon jetën dhe bëhet dhuratë në vete:” Kushdo që mundohet ta ruajë  jetën e vet, do ta humbasë, e kush ta  humbasë, do ta ruajë” (Lk 17, 33).

Ka pasur shumë intervenime të magjisterit  që nga periudha historike, së paku duke u nisur nga Mater er Magistra e Gjonit XXIII në vitin 1963, që i kanë nxitur të krishterët dhe njerëzit vullnetmirë për angazhim të bartjes së Ungjillit nëpërmjet promovimit njerëzor në rrethe të ndryshme të jetës njerëzore. Kriteret themelore janë:

  • Barazia themelore e të gjithë njerëzve dhe thirrja në bashkim për mbarë “familjen njerëzore”;
  • Qëllimi i përgjithshëm i të mirave [iv] dhe funksionimi shoqëror i pronës;
  • Qendra e personit njerëzor dhe “primati i njeriut mbi punë dhe i punës mbi kapital”;
  • Objektivi themelor i angazhimit shoqëror për të gjithë të krishterët, jashtë përgjegjësive të rëndësishme eventuale të disave edhe në nivelin profesional e jo vetëm politik, është e mira e përbashkët sipas definicionit të saj në doktrinën shoqërore të Kishës. [v] Veglat për arritjen e të mirës së përbashkët janë politika dhe solidariteti.
  • Gjon Pali II thekson se vegla më e përshtatshme për çdokënd për arritjen e të mirës së përbashkët është solidariteti. “Nuk është ndonjë ndjenjë e zbraztë e dhembshurisë apo mallëngjim sipërfaqësor për të zezat e njerëzve, afër apo larg. Përkundrazi, është përcaktim i vendosur për të qëndruar rreth të mirës së përbashkët: ose për të mirë të secilit dhe të të gjithëve, sepse të gjithë ne jemi përgjegjës për të gjithë”. [vi] Solidariteti, pra, ka në një anë kuptim fetar, si vegël për arritjen e të mirës së përbashkët dhe shprehje e dashurisë, në anën tjetër është një vlerë qytetare dhe bëhet shtyllë shoqërore, me qëllim të ndërtimit bashkëjetesën e mirë në kontekste të kulturave dhe feve  të ndryshme. Duhet ta rikuperojmë kuptimin qytetar të solidaritetit, që shpesh herë mendohet vetëm si detyrë për t’i ndihmuar ata që kanë më pak, ose, sipas vështrimeve bashkëkohore, si qëndrim i zemrës. Solidariteti duhet të mbështetet para të gjithave mbi angazhimin për drejtësi. Koncili në Dekretin mbi apostolatin e laikëve kërkon: “para së gjithash të përmbushen detyrimet e drejtësisë, me qëllim që  të mos u jepet si dhuratë dashurie ajo që është e detyrueshme si drejtësi” [vii] Është një vërejtje e  dobishme dhe domosdoshme për të krishterë – që i bashkon me të gjithë njerëzit, edhe me ata që nuk besojnë, që punojnë çdo ditë për zgjidhjen e problemeve të drejtësisë dhe të shoqërisë – që ta bëjnë konkrete këtë kusht, drejtësinë, të cilën me të drejtë Pali VI  e definonte “masa më e vogël e dashurisë”. [viii] Kjo është perspektivë për një qëndrim rrënjësor, që papa Françesku e paraqet në enciklikën Laudatosi : ndërrimi i paradigmës së zhvillimit, botëkuptimin ekonomik që e udhëheq. “Paradigma teknokratike – shkruan Bergoglio – për kah natyra synon hegjemoninë mbi ekonominë dhe politikën. Në këtë mënyrë, ekonomia merr çdo zhvillim teknologjik në dobi të përfitimit, pa u kujdesur për pasoja negative për njerëz dhe ambient”. Kjo paradigmë duhet të tejkalohet me inteligjencën e re të sistemit [ix]

 

  1. Mësimi i Kishës

Koncili i Dytë i Vatikanit ofron një vizion të qartë e asaj që quhet “ kompetenca politike” e Kishës, si mision i brendshëm i saj. Në kushtetutën baritore Gaudium et spes, 1965, në veçanti ku theksohet “gjithmonë dhe kudo, dhe me liri të vërtetë, është e drejtë e saj të predikojë fenë dhe të mësojë doktrinën e vet shoqërore, të ushtrojë pa pengesa misionin e vet mes njerëzve dhe të japë gjykimin e vet moral, edhe mbi gjëraqë i përkasin rendit publikkur kjo kërkohet prej të drejtave themelore të personit dhe prej shpëtimit të shpirtrave” (GS nr. 76).

  • Një pjesë tjetër e kushtetutës Gaudium et spes lidhet në veçanti me jetën e bashkësisë politike, natyra e saj dhe qëllimi, sipas doktrinës katolike, me nevojë të zbatimit të të mirës së përbashkët që “bashkësia qytetare” pa politikë s’mund ta arrijë. “Pra, bashkësia politike ekziston në funksion të asaj të mire të përbashkët në të cilën ajo gjen domethënie e arsyetim të plotë dhe që përbën bazën zanafillore të së drejtës së saj për të ekzistuar” (nr. 74). Përpos kësaj, për t’i ikur shpërbërjes së kësaj bashkësie për arsye dallimeve në qëndrime, “nevojitet një autoritet (publik) i aftë për të drejtuar energjitë e të gjithë qytetarëve  kah e mira e përbashkët, jo në mënyrë mekanike apo despotike, por para së gjithash  si fuqi morale që mbështetet në liri dhe ndjenjën e përgjegjësisë” (Po aty).
  • Duke dëbuar format e regjimeve politike që “pengojnë lirinë civile  apo fetare” (GS 73),  Koncili  vlerëson në mënyrë pozitive  shumë nga veçoritë e çdo regjimi demokratik: votimi i përgjithshëm. “Prandaj, të gjithë shtetasit duhet të mos e harrojnë të drejtën, që është edhe detyrë, që të përdorin votën e tyre të lirë për nxitjen e të mirës së përbashkët” (GS 75); nevoja për ndërtimin e rendit politik-juridik të aftë për të garantuar dhe mbrojtur në jetën publike “të drejtat e personit” (GS 73/; mbrojtja e të drejtave të pakicave dhe atyre personale nga ana e të gjithë qytetarëve; e drejta e partive politike, që kanë për detyrë “të nxisin atë që, sipas mendimit të tyre, kërkohet prej të mirës së përbashkët, por nuk është kurrë e lejueshme që ta vënë interesin e tyre para kësaj të mire” (GS 75). Koncili në GS nr. 43 shqyrton temën e pluralizmit duke u mbështetur në përgjegjësinë e laikëve të krishterë “kur ata veprojnë si qytetarë të botës, si në mënyrë individuale ashtu edhe të bashkuar”  (GS 43), mbi dallimin e mendimeve dhe angazhimeve të tyre. “Për më tepër duhet të jetë vetë këndvështrimi i krishterë i realitetit që do t’i orientojë, në disa rrethana, në një  zgjidhje të caktuar. Megjithatë,  besimtarë të  tjerë po aq sinqerisht  do të mund të shprehin  një gjykim të ndryshëm  mbi të njëjtën çështje, siç ndodh mjaft  shpesh dhe në mënyrë të ligjshme” (Po aty). Pohimi i fundit vërteton në mënyrë të qartë dhe të pamohueshme të drejtën e pluralizmit. Logjikisht, teksti qorton kundër çdo tentimi të sundimit të ndonjë qëndrimi të veçantë në emër të fesë. “Zgjidhjet e propozuara në një anë apo tjetër, edhe jashtë qëllimeve të pjesëve, lehtë mund të lidhen me porosinë ungjillore, në raste të tilla, le të kujtojnë ata që askush s’ka të drejtë që të thirret në opinionin  dhe autoritetin e Kishës  ekskluzivisht në dobi të qëndrimeve të veta” [x]

Kisha në propozimin e këtij mësimi mbështetet dhe vlerëson figurën e laikut, i cili, sipas mësimit konciliar, ka rrethin e vet karakteristik dhe të veçantë rreth realitetit tokësor dhe historik. Në të cilin është ftuar të jetojë, të formohet dhe realizohet.

Evangeli nuntiandi (EN) pohon që laiku ka opër detyrë “ballafaqimin e gjerë dhe të ndërlikuar të politikës, të realitetit shoqëror, të ekonomisë;  si dhe të kulturës, shkencës dhe artit, jetës ndërkombëtare, të mjeteve të komunikimit shoqëror; të realiteteve tjera të hapura ungjillëzimit si dashuria, familja, edukimi i fëmijëve dhe të rinjve, puna profesionale, vuajtja”. [xi]

Christi fideles laici /CHL/ thekson  dhe zhvillon atë që thuhet në Lumen gentium: “Karakteri shekullar është përkatësi  dhe veçanti e laikëve” [xii] “Karakteri shekullar i besimtarëve laikë nuk është për t’u definuar vetëm në këndvështrimin sociologjik. Karakteristika shekullare duhet të trajtohet në dritën e veprës krijuese dhe shëlbuese të Zotit, i cili ia ka besuar  botën burrave dhe grave, që ata të marrin pjesë në veprën e krijimit, t’i lironin krijesat nga ndikimi i mëkatit dhe ta shenjtëronin veten në martesë ose në jetën e kushtuar, në familje, në profesione dhe në veprimtari të ndryshme shoqërore” [xiii]

Mund ta pëmbledhim duke thënë që laiku i krishterë është njeri i Kishës në zemrën e botës dhe njeri i botës në zemrën e Kishës. Magjisteri i Kishës nga ana e tij përcjellë angazhimet e besimtarëve, dhe është mjaft i begatshëm në këtë drejtim, duke u nisur prej dokumenteve të koncilit, pastaj mësimeve të Palit VI, sidomos Octagesima advenientes dhe Evangeli nuntiandi, Gjon Palit II, sidomos Christifideles laici. Papa Benedikti XVI ka shpallur enciklikën e vetme shoqërore Caritas in veritate në vitin 2009. Kjo enciklikë është e gjerë në botëkuptim dhe fton në vlerësimin e zhvillimit integral të njeriut, jo vetëm nga ana e angazhimit shoqëror dhe politik,  por edhe në mbrojtje të jetës njerëzore. Papa Françesku e ka shpallur enciklikën parë shoqërore në vitin 2015, Laudatosi, mbi kujdesin e shtëpisë së përbashkët,

Në një Kishë misionare, veprimet “profane”, jashtë tempullit, të bijve dhe bijave duhet të çmohet. Këtë e thekson procesi i beatifikimit ndaj personave dhe dëshmitarëve të krishterë të angazhuar në politikë. CHL angazhimi politik trajtohet së bashku me  me shërbimet tjera për shoqëri, për familje, dashuri dhe bamirësi, jetën ekonomike dhe shoqërore, kulturore. Kuptohet se këtu flitet për politikë në kuptim të ngushtë. Pasi që edhe ajo i përket rendit të krijimit, në atë i krishteri , në bazë të frymëzimit që ka, duhet të ketë qëndrime dhe sjellje në përkim me fenë e tij. Duke u nisur nga kjo bindje është e qartë se besimtarët laikë nuk duhet të heqin dorë nga pjesëmarrja në poltikë dhe jo rastësisht Kisha ka apeluar për pjesëmarrje aktive në ngjarje politike kohëve të fundit.. Prani e të krishterëve në politikë kërkohet edhe për të mirën e përbashkët, edhe si mision ungjillëzuse i Kishës. I krishteri që vepron në politikë në nivele të ndryshme, pra, është në vendin e vet, me kusht që të jetë në mënyrë të drejtë, apo duke iu përgjigjur thirrjes së Zotërisë që ta do të afërmin sipas rrugës mësuese: trajto gjërat e përkohshme duke i nënshtruar ato Zotit.

 

  1. Në politikë si të krishterë

Parimi bazë i mësimit të Kishës rreth çështjeve shoqërore dhe politike është interesimi i vërtetë dhe i thellë për personin, njeriun duke kërkuar realizimin e të gjithëve në kërkim të drejtësisë. Cilat janë kërkesat bazë për një të krishterë të angazhuar në politikë?

  1. a) Feja e jetuar: disa angazhohen në politikë duke thënë se janë të krishterë, por pa pasur në jetën e tyre në praktikë të fesë së jetuar. Kisha ia beson angazhimin në shoqëri, duke kërkuar përgjegjësi të atyre që kanë një ndërgjegje përkatëse të formuar (GS 43).
  2. b) laiciteti: në politikë angazhohet, thoshte një laik i madh i krishterë, Giuseppe Lazzati, “si të krishterë, jo se jemi të krishterë”: që domethënë vërejtja për laicitetin në politikë, për autonominë e saj. Aty i krishteri takohet me njerëz vullnetmirë , me të cilët mund të bashkëpunojë për realizimin e të mirës së përbashkët.
  3. c) Kompetenca: jemi të.ftuar për ballafaqim politik, në përpunimin e programeve dhe zbatimin e objektivave, jo vetëm fenë tonë dhe vlerat tona, por edhe aftësia profesionale lidhur me njohuri të të drejtës, ekonomisë, dinamikave shoqërore dhe të gjitha fushave që ndërlidhen me politikë, arsimi, shëndetësia etj.

Duhet ta rimarrim teologjinë e së vërtetës, domethënë ta forcojmë në  ndërgjegjen e të krishterëve kuptimin e së vërtetës dhe të bëjmë një besëlidhje mes fesë dhe arsyes, duke i ndihmuar besimtarët në dëshmimin e fesë së pjekur dhe të “menduar”. [xiv]

Që të mund të “bëjmë bamirësi – dashuri” në shenjë të solidaritetit, nevojiten dy kushte: pjesëmarrja dhe shërbimi me falënderim dhe përgjegjësi, sipas shpirtit të Lumturive. Angazhimi i krishterë në dashuri konkretizohet në veprimin e solidaritetit në botë që duhet të ketë drejtimin e “qiellit të ri dhe tokës së re” dmth. në ndërtimin e “qytetërimit të Dashurisë”.

Pushteti dhe politika  nuk janë vetvetiu gjëra të ndyta, të pamoralshme dhe të ndaluara. Gjithçka varet prej mënyrës së trajtimit dhe si përdorën. Duhet të kujdesemi shumë që mos të na përfshijë logjika e pushtetit. Për një besimtar edhe jeta politike është një vend teologjik në të cilin thirrja e krishterë mund të zbatohet në përsosmëri deri te shenjtëria: jemi të ftuar të jetojmë në dashuri të kuptuar si shërbim, dhurim, përkushtim; ta jetësojmë urtinë dhe guximin; ta ndjekim drejtësinë, që të jetë gjithnjë e pranishme; të sillemi me besnikëri ndaj ligjeve. [xv] Atë Arrupe ka paraqitur një parafytyrim sugjestiv të njeriut politik i krishterë: “Njeriu i fesë së thellë dhe  i uratës, i cili për dashuri ndaj Krishtit vihet në shërbim të vëllezërve  për ta ndihmuar të mirën e përbashkët në nivele të ndryshme; njeriu që nuk mbyllet në shpirtngushtësi dhe oportunist partiak; njeriu që ushtron pushtetin për të shërbyer, pa ra kurrë në idiolatrinë e pushtetit; njeriu të përvuajtur që di të këshillohet dhe të dëgjoi të tjerët,jo vetëm njerëzit e partisë dhe zgjedhësit; njeriu që para vështirësive ka besim në fuqinë e Zotit; njeriu që është i fortë në dëshmi të jetës, kërkon mishërimin e vlerave ungjillore të nderimit, vëllazërisë, përparimit njerëzor, të drejtësisë, përkushtimit, kujdesit të veçantë për të varfër në shoqëri”. [xvi] Për të bërë këtë njeriu politik i krishterë, si të gjithë vëllezërit në fe, duhet t’i përdor shtatë mjetet për të cilat flet Lumen gentium: “të dëgjojë me kënaqësi fjalën e Hyjit dhe me ndihmën e hirit të tij ta kryejë me vepra vullnesën e tij, të marrë  pjesë shpesh në sakramente, sidomos në eukaristi, dhe në veprimet liturgjike; t’i kushtohet vazhdimisht lutjes, mohimit të vetvetes, shërbimit aktiv të vëllezërve dhe ushtrimit të të gjitha virtyteve”. [xvii]  Në botën e sotme, në shumë aspekte i pasur, në anën tjetër i tronditur dhe dëshpruar, politiku i krishterë është i ftuar që të sjellë porosinë e shpresës. Të thuhet “shpresa” domethënë të besohet që Shpirti Shenjt është në veprim në botë dhe aë “fara” e Fjalës tashmë është në fermentim dhe e ka bërë të pëlleshme historinë. Këto fara të amshimit të pranishëm dhe veprues duhet të rriten. Veçmas ka rëndësi dallimi, zgjidhja, leximi dhe interpretimi i historisë me shikimin e Zotit. Shpresa është e lidhur ngushtë me shkëputje. Politiku i krishterë e di që është në këtë botë “i huaji” dhe “shtegtar”. I huaji sepse, duke banuar në një tokë të huaj, e ruan nënshtetësinë burimore. Shtegtar sepse, është kalimtar si një lloj nomadi. Shenja dalluese e kësaj shkëputjeje është varfëria, thjeshtësia, jeta me gjëra qenësore pa ra nën ndikimin e gjërave të panevojshme, sepse lakmia e pasurimit është tundim për njeriun e çdo kohe, sidomos  për njeriun konsumit të shoqërisë së begatshme. Varfëria është ilaç lidhur me pushtet. Së fundi, njeriu politik i krishterë jep arsye për shpresën e tij duke i paraprirë në tokë premtimeve eskatologjike që i presim. Fushë më të mirë në politikë s’ka për ndërtimin e paqes, drejtësisë, lirisë, të mira këto mesianike që janë objekti dhe synimi i shpresës së krishterë, fryte dhe shprehje e dashurisë-bamirësisë. Nuk mungojnë dëshmitarë. Mes të shumëve është një politkan i krishterë i cili ka përjetuar këtë përshpirturi në Kishë dhe në shoqërinë bashkëkohore: Giorgi La Pira. Ndërtues i paqes, shpallës i shpresës, mik e njerëzve të varfër, dëshmitar i varfërisë dhe shenjtërisë që përballon kohën, që lartëson historinë sa më shumë jemi larg në kohë. La Pira, ndoshta së bashku me De Gasperin, është  shembulli më i suksesshëm i politikës së krishterë, jo aq për atë çka ka bërë, por më tepër për shpirtin që e ka gjallëruar gjithnjë atë. Prej këtyre njerëzve si ai mund të mësojmë që të jemi subjekte aktive të historisë që të jetë dritë ungjillore.

 

  1. Për një përfundim: të nisemi prej vetvetes

Para shumë gjërave që nuk janë mirë, pyetemi: çka të bëjmë? S’mund të dorëzohemi para vështirësive, sfidë është pjesëmarrja, ndërtimi i një shoqërie më të drejtë. Të nisemi prej vetvetes. Martin Buber thotë: “Të nisemi prej vetvetes: ia gjëra që ka rëndësi…, pika e Arkimedit nga e cila, sa më përket mua, mund ta lëvizi botën, ndërrimi i vetvetes”. Të nisemi prej vetvetes, prej personave tona, atyre që janë me ne në ecje të krishterë, jo aq për të votuar këtë apo atë parti, por për të qenë syhapur për stinën e re që kërkon prej nesh bujari, ndryshim të vetvetes, në fushëveprimin e shërbimeve shoqërore ndaj njerëzimit.

 

  1. Të jemi të bashkuar në jetën e brendshme dhe në pluralizëm në bashkësi

Pluralizmi tashmë është një fakt në zhvillimin e shoqërisë. Duhet të edukohemi për të jetuar duke u nisur prej bashkësive kishtare, duke pranuar dallimet në anën fetare, si dhe kulturore dhe politike. Dialogu i brendshëm në bashkësi bëhet ushtrim që dallimi mos të shndërrohet në armiqësi dhe kundër-dëshmi. Lidhur me dialogun ndër-kishtar, që të jetë i suksesshëm, duhet ta kemi të qartë çka është thelbësore, feja,  çka relative, politika me tematikat e saja. Përpos kësaj duhet të kemi kujdes për  stilin e nderimit të ndërsjellët dhe besimin, që hetohet në ballafaqimin tonë me ata që nuk janë të krishterë dhe kanë një botëkuptim tjetër ndaj politikës, duke pranuar që jemi të paaftë vetvetiu, në kërkimin e zgjidhjeve më të mira, dhe për këtë duhet të ballafaqohemi ndër vete. Nuk është utopi gjetja e vendeve për këtë ballafaqim. Testamenti shpirtëror i Zotërisë na thotë që bashkimi i nxënësve të tij nuk është vetëm shenjë që ne jemi të tij,  por edhe që Ai është i dërguari i Atit, pra, kriter i besueshmërisë së krishterë dhe të vetë Krishtit.  Si ungjillëzues, ne duhet ta japim parafytyrimin jo të njerëzve të ndryshëm dhe të ndarë nga ngatërresat që nuk ndërtojnë asgjë, por të personave të pjekura në fe, të aftë që të gjenden së bashku përtej opsioneve konkrete dhe dallimeve, falë kërkimit të përbashkët, të sinqertë, pa interes të së vërtetës. [xviii]  Ungjilli që na është besuar është fjala e vërtetë. Një e vërtetë që na bënë të lirë dhe që vetëm ajo na dhuron paqen e zemrës: këtë e kërkojnë njerëzit kur ua shpallim Lajmin e Mirë. E vërteta mbi Zotin, mbi njeriun dhe mbi fatin misterioz, mbi të vërtetën e botës. [xix] Mbi këtë bazë mund të ndërtohet një ide politike ndryshe, dhe praksa politike, në lidhje me ato të sotmet, që shohin në kundërshtarin ose në atë që ka ndonjë menim tjetër politik, një “armik”; duhet ta formojmë vizionin politikë si “miqësi civile” apo qytetare [xx] , që pa hequr momentin ballafaqimit  të mendimeve dhe projekteve – duhet të dimë të luftojmë politikisht në hapësirat e vlerave që bashkë-ndahen dhe që janë bazë e sistemit, vlera që, Shteti ynë i ka dhe gjenden edhe në Hartën kushtetuese.

 

  1. Si të krishterë në qytet

Shqyrtimi mbyllet me një ftesë për veprim, dallim dhe përpunim në ballafaqim. “Ka njerëz të politikës dhe drejtues fetarë që pyesin – shkruan Papa Françesku, përse populli nuk i kupton dhe nuk ec pas tyre, nëse propozimet e tyre janë kaq të logjikshme dhe të qarta. Ndoshta se janë në botën e ideve dhe e kanë shndërruar politikën ose fenë në retorikë. Tjerët kanë harruar thjeshtësinë dhe kanë sjellë nga jashtë racionalizmin e huaj për njerëz” (EG 232). Nga kjo ftesa për të konsideruar “realitetin më të lartë se idenë” për ta inkulturuar Ungjillin në jetën e popujve. Përpos kësaj “ky kriter na shtynë që ta zbatojmë Fjalën, për të realizuar veprat të drejtësisë dhe të dashurisë në të cilat themelohet Fjala. Mospërfillja e Fjalës, mos-udhëheqja e Fjalës në realitet, domethënë ndërtimi në zall, mbetja vetëm në ide dhe degjenerimi në intimizëm dhe agnosticizëm që nuk japin fryte, që e bajnë sterrë këtë dinamizëm” /EG 233/. Këto fjal janë ftesë për besimtarë që së bashku, këtu dhe tani, ta bëjmë pjesën tonë, duke u nisur prej qytetit ku jetojmë dhe banojmë. [xxi] Thirrja e besimtarëve për angazhim shoqëror dhe politik gjend vendin e vet kryesor   e qytetit si ambient ku  ballafaqohemi me përvoja të përditshme dhe bëhen sinteza njohurie, që kanë përparësi në mundësinë e gjetjes dhe vërtetimit. [xxii]

Qytetet janë vende udhëkryqe të kulturave dhe kërkesave shoqërore ku ushtrohet lidhja mes besimtarëve dhe politikës. Nëse marrim në shqyrtim qytetin në realitetin pluralist, e bëjmë këtë sepse në histori shekullore si dhe ne zhvillim të afërt, ky vend  bëhet një lloj simboli,  një parafytyrim jo abstrakt i politikës. Kjo është një mundësi për ta menduar, rindërtuar politikën duke u nisur nga praktikat e virtyteve të administrimit të mirë. Edhe për këtë arsye është e dobishme të shqyrtohet qyteti dhe ndryshimet e tyre të mëdha. Qyteti si pikënisje për të folur për problemet e vërteta të politikës, për të pranuar dhe dëgjuar nga jeta e njerëzve çka do të duhej politika të “vendoste në agjendë”. Si vend she shembull i politikës shoqërore, një realitet  miqësor me të cilin duhet llogaritur: një miqësi qytetare në shërbim të qytetit në mbështetje të konceptit për të mirën e përbashkët, si përvojë e katolicizmit shoqëror dhe demokratik. Papa Bergoglio, kur ishte arqipeshkëv i Buenos Aires-it, kishte shkruar: “besimtari është njeri që beson që “Zoti jeton në qytetin e tij”… me shikim tashendent të fesë, që prinë në nderim dhe dashuri ndaj të afërmit, ndihmon zgjedhjen për të qenë qytetar i një qyteti konkret dhe  për t’u vë  në zbatim qëndrimi dhe sjellja që krijojnë qytetarinë” [xxiii] për ta  krijuar një periudhë të re të pjesëmarrjes. Përse në qytet lind politika dhe çdo reduktim teknik i “qeverisë së mirë” është i rrejshëm, sepse mungojnë zgjidhjet që vetëm politika mund t’i bëjë. Mu për këtë s’mund të hiqet dorë nga kontrollimi demokratik i  politikës. Nëse politika do të duhej ta udhëheq ekonominë dhe dinamikën e saj…, është po ashtu e rëndësishme që politika të gjejë forma për një shërbim të plotë demokratik, që qytetarët të mund të vendosin,  me këtë të marrin pjesë. Janë dy aspekte të ndërlidhura mes vete. Duhet të zgjedhim për të jetuar në qytete tona dhe të banojmë atje si të krishterë. Angazhimi politik lind për ne nga jeta e plotë si qytetarë. [xxiv]  Mbi këta kufij të ri, në transformim të madh, hapet për shpresën e krishterë një stinë e re për angazhim politik të besimtarëve. Bergoglio ka shkruar kështu: “Kur lutëm për Buenos Aires, falënderoj që është qyteti në të cilin kam lindur. Dashuria që lind nga ky familjarizim ndihmon për mishërimin e fesë së përgjithshme që përqafon të gjithë njerëzit  e të gjitha qyteteve”. Në të njëjtin tekst Papa i ardhshëm propozon një parafytyrim të qytetit të ndërlikuar për të treguar çka domethënë të jetosh në qytet me shikim feje: “Sot lidhjet e racës, historisë dhe kulturës nën janë homogjen si dhe të drejtat qytetare nuk janë të njëjtë, të jesh qytetar i një qyteti të madh  është diçka shumë komplekse. Në qytet janë shumë “jo qytetarë”, “qytetarë përgjysmë”, “të tepërt”. O pse nuk i gëzojnë plotësisht të drejtat – të përjashtuarit, të huajit, të pastrehët, fëmijët që nuk vijojnë shkollimin, të moshuarit dhe të sëmurët pa mbrojtje shoqërore – o pse nuk i kryjnë detyrat e tyre. Në këtë kuptim, shikimi trashendental i fesë, që prinë në nderim dhe dashuri ndaj të afërmit, ndihmon zgjedhjen për të qenë qytetar i një qyteti konkret dhe për t’u vë në zbatim qëndrimi dhe sjellja që krijon qytetarinë” [xxv] Kuptojmë që qyteti si parafytyrim i politikës, është gjithmonë një realitet: është së bashku Babilonia dhe Jerusalemi. Në rend të parë është personi dhe shikimi i personit është në qendër të ndërtimit të qytetit.  Prandaj “veprimi i njeriut në tokë, kur frymëzohet dhe zbatohet në dashuri, ndikon në ndërtimin universal të qytetit të Zotit ndaj të cilit përparon historia e familjes njerëzore.  Në një shoqëri në zhvillim të globalizimit, e mira e përbashkët dhe angazhimi për këtë nuk mund mos ta përfshijnë dimensionin e tërë familjes njerëzore, domethënë të bashkësisë së popujve apo shteteve, kështu që të jepet forma e bashkimit dhe të paqes qytetit të njeriut, për ta bërë disi parashikim  të qytetit pa kufij të Zotit”.[xxvi] Të krishterët banojnë gjithmonë !qytete greke ose barbare”, siç na përkujton Letra Diognetit, nuk banojnë në “qytete të veta”, sepse të qenia qytetarë shekullarë., pluralistë, nuk iu bënë vështirësi, bile e nxitë pasionin e tyre për Ungjill, i bënë solidarë me qytetarë tjerë, me pjesëmarrje të tyre në ndërtimin e qytetit duke dhnë pjesën e tyre për vendbanime më të drejta dhe më vëllazërore, në praninë dhe dashurinë e Zotit dhe të afërmit.

 

  1. “Bashkëjetesa për të jetuar”

Qytetet kanë përjetuar ndryshim të thella: nga muret e lashta në integrimet e reja, që mund të themi se qyteti është vendi i vërtetimit të politikës, marrëdhënia hapësirë – persona. Politika bëhet reale  kur është në lidhje me persona, me problemet e tyre, në dimensione konkrete të hapësirës.  Qyteti si rast  për ballafaqim që kërkon vendosjen e njeriu në qendër dhe e zbaton në harmonizimin e kulturave të ndryshme. Njeriu, sidomos më i dobëti, merr nga qyteti përgjigje mbrojtëse dhe siguri, jo më të mureve apo kështjellave, por mundësin për të “bashkëjetuar për të jetuar” siç pohon në një analizë të ndritshme ipeshkvi ndihmës i Sarajevës duke nënvizuar  ardhmërinë e mikpritjes, integrimit për një qytet simbol. [xxvii] Ky simbol na flet për një të ardhme, i afërt që në trajta të ndryshme tashmë jetojmë, në të cilin qyteti do të ketë rrugë të reja të integrimit, në të cilin rregullat e përbashkëta do të favorizojnë bashkëjetesën paqësore në një rreth të jetës së shekullarizuar dhe ndërfetare./drita.info  

 

(Ligjëratë e mbajtur në Prishtinë, më 27 nëntor 2015. Përktheu Don Lush Gjergji)

———————————————————–

                                                        

[i] A. Fici, Internet e le nove forme di partecipazione politika, Franco Angeli, Milano, 2002.

[ii] Habermans, Le religjioni e la politika, Espressioni di fede e decisioni pubbliche, libro – intervista del grande pensatore tedesco con Edward Mendieta, EDB, Bologna, 2013.

[iii] Compendio della Dottrina sociale della Chiesa, nr. 40,

[iv] Dotrina shoqërore e Kishës vërtet themelon etikën e marrëdhënieve pronësore të njeriut lidhur me të mirat e tokës në perspektivën biblike që e trajton tokën si dhuratë të Zotit për të gjitha qeniet njerëzore. Pontificio Consiglio della Giustizia e della Pace, Per una migliore distribucione della terra, Libraria Editrice Vaticana, Citta del Vaticano, 1997.

[v] Prej ndërvarësisë gjithnjë e më të ngushtë dhe pak nga pak të shtrirë në të gjithë botën rrjedh  që e mira e përbashkët, pra tërësia e atyre kushteve të jetës shoqërore që u lejojnë si grupeve ashtu edhe antarëve individë ta arrijnë përsosmërinë e tyre të plotë dhe më shpejt, sot aq më tepër bëhet e gjithëmbarshme, duke përfshirë të drejtat e detyrat që i përkasin gjinisë njerëzore” / Gaudium et spes, nr. 26/.

[vi] Gjon Pali II, Enciclica Sollecitudo Rei Socialis, nr. 38. Paolo VI, Octagesimo advenientes, nr. 46 b.

[vii]  Apostolicam actuositatem AA, nr. 8.

[viii] Paolo VI, Omelia, Santa Messa per la “Giornata dello sviluppo”, Bogota, 23 gusht 1968.

[ix] S. Calvani, La globalizzazione oltre il paradigma tecnocratico, in AA. VV. , Abiterai la terra, Commento dell’enciclica Laudatosi con il testo integrale di papa Francesco, Ave, Roma, 2015, pp. 81-96.

[x] Si v. Christian Mellon, Politica: la riflessione del Concilio Vaticano II, in Aggiornamenti sociali, dicembre 2012.

[xi] Paolo VI, Esortazione apostolica Evangeli nuntiandi, nr. 70.

[xii] Lumen gentium, nr. 31.

[xiii] Giovanni Paolo II, Esortazione apostolica Christi fideles laici, nr. 15.

[xiv] CEI, Comuncare il Vangelo in un mondo che Zambia, nr. 50. Cit. pp. 61-64.

[xv] Su virtu e vizi da fare politika, vedi cap. 2. 6. Si v. Anche A. NICORA, I sette vizi e le sette virtu del politico, a cura di V. Paglia, Leonardo internacional, Milano, 2003.

[xvi] Cfr. Pedro Arrupe: un uomo per gli altri, a cura di G. La Bella, Il Mulino, Bologna, 2007.

[xvii] LG nr. 42.

[xviii] EN nr. 77.

[xix]  Po aty, nr. 78.

[xx] Con Me miq tjerë kam filluar një shoqatë të miqësisë politike, shih www.argomenti2000.it

[xxi] Në këtë kuptim kam tituluar një libër të shkruar si doracak për formim: Una sola è la città. Argomenti per un rinnovato impegno politico dei cedenti, AVE, Roma, 2014.

[xxii] Krhs. E. Preziosi, Una sola  è la città. Argomenti per un rinnovato impegno dei credenti, AVE, Roma, 2014, pp. 303-318,

[xxiii]  Cfr. J. M. Bergoglio / Papa Françesco, Dio nella città, in “Munera”, 2013, 2 pp. 9- 22.

[xxiv] Sot temë qendrore, shihe: P. Costa, Cittadinanza, Roma – Bari, 2005.

[xxv] J. M. Bergoglio, Dio nella citta, San Paolo, Cinisello Balsamo, 2013.

[xxvi] Caritas in Veritate, nr. 7.

[xxvii] Cfr. Convivere per vivere, Intervista di Ernesto Preziosi  mons. Pero Sudar, vescovo ausiliare di Sarajevo, Editrice AVE, Roma, 2002.

Shpëndaje: