10 mënyrat për ta nderuar Zojën e Dhimbshme në muajin shtator

Nga Annabelle Moseley

A e dini se në Kishën Katolike secili nga 12 muajt e vitit ka një temë devotshmërie? Për katolikët, shtatori është muaji i Zojës së Dhimbshme, që vjen pas devotshmërisë së gushtit ndaj Zemrës së Papërlyer të Marisë dhe i paraprinë përshpirtërsë së tetorit ndaj Zojës Rruzare. Shtatori është një kohë ideale për të forcuar lidhjen tonë me Zojën. Duke vazhduar serinë tonë mujore mbi mënyrat për të shfaqur temën devocionale katolike të çdo muaji në jetën tuaj, këtu po i paraqesim 10 mënyrat se si mund ta nderoni Zonjën e Dhimbshme këtë shtator.

 

  1. MOS IKNI NGA DHIMBJET E TË TJERËVE

Jini plotësisht pranë dhe afër atyre, edhe kur dhimbjet që i përjetojnë janë të vështira për t‘i menduar. Dëgjojeni kur dikush dëshiron të flasë për një shqetësim, një pikëllim, një dhimbje ose një vetmi dhe ofroni kohë dhe ndjeshmëri.

 

  1. DHURONI NDJESHMËRI NË JETËN E PËRDITSHME

Ofromi ndihmë për të lehtësuar vuajtjet e tjetrit, duke bartur kryqin e tyre për pak kohë, si Simoni prej Cirene. Çojeni një mik te mjeku, vizitoni dikë në spital, luteni një Rruzare për qëllimin e veçantë të një shoku, kujdesuni për një nënë të stërlodhur ose kaloni kohë me një të afërm të moshuar, ndërsa kujdestari i tij ka nevojë për pak pushim.

 

  1. DHURONI NJË FIGURË TË ZOJËS DHIMBSHME DIKUJT QË VUAN

Mund të jetë një pikturë, një figurë e vogël lutjeje, një statujë apo edhe një printim kompjuterik. Në këtë mënyrë ju mund t’i ofroni atyre shoqërim në dhimbjen e tij/saj dhe mundësinë që t’ju lehtësoni dhimbjet duke ju dhënë atyre një qëllim më të madh.

 

  1. LUTENI RRUZARËN E FUQISHME TË SHTATË DHIMBJEVE OSE DEVOTSHMËRINË E SHTATË DHIMBJEVE TË MARISË

Devotshmëria e Shtatë Dhimbjeve përfshin lutjen e shtatë “Të Falim Mari” në ditë, duke medituar për secilën mbi shtatë dhimbjet e Zojës, të cilat janë:

Profecia e Simonit.

Ikja në Egjipt.

Humbja e Jezusit fëmijë në tempull.

Takimi i Jezusit dhe Marisë në Udhën e Kryqit.

Kryqëzimi dhe vdekja e Jezusit.

Zbritja e trupit të Jezusit nga Kryqi dhe përgatitja për varrim.

Varrimi i Jezusit.

Rruzarja e Shtatë Dhimbjeve përfshin ndalesën në secilën nga shtatë dhimbjet e Marisë, siç do të bënit në një nga misteret e rruzares, me shtatë Falim Mari në vend të një dhjetësheje. Filloni çdo dhimbje me një Ati Ynë. Gjejë edhe mënyra tjera të lutjes dhe nëntëditësha që do të pasurojnë më tepër përshpirtërinë ndaj Zojës.

 

  1. DHURONI DIÇKA

Edhe nëse bëhet fjalë për ato pak centa të vejushës nga ungjilli, ato pak euro që mund të menaxhoni, jepni diçka një institucioni bamirësie me dedikim për ata që vuajnë. Në vendin tonë kemi Caritas Kosova, njërin prej institucioneve më të pranishme për bamirësi dhe përkujdesje ndaj atyre që janë në vështirësi të ndryshme.

 

  1. LUTUNI DITË PËR DITË PËR DIKË QË VUAN DHE TREGOI SE PO LUTESH PËR TË

Ky është një muaj i jashtëzakonshëm për këtë lutje për Festën e Zojës Dhimbshme, më 15 shtator:

O Hyj, në Mundimin e të Cilit një shpatë dhimbjesh e shporoi shpirtin e dashur të së Lumes Virgjëreshës Mari, siç e paratha Simoni, bëj të kesh këtë mëshirë që, ne që po përkujtojmë me nderim dhimbjet e Saj, të marrim dhuratat e shenjta  të Mundimit Tënd. Ai që jeton dhe mbretëron, në bashkim me Shpirtin Shenjt, Hyj, në shekuj të shekujve. Amen.

 

  1. NDIZNI NJË QIRI NË KISHËN TUAJ FAMULLITARE PARA NJË TRUPOREJE TË ZONJËS

Kaloni kohë të veçantë atje në lutje drejtuar Zojës së Dhimbshme, me ndonjë lutje që ju pëlqen apo me këtë që ne po e propozojmë.

LUTJE ZOJËS DHIMBSHME

O Virgjër e dhimbjes, Nënë me zemër të shporuar, mbështetësja në dhimbjet tona, ktheje mbi ne shikimin tënd t’mëshirshëm dhe dëgjoje lutjen tonë. Të lodhur, të zhgënjyer, plot hidhërim, po vijmë te Ti, o Nënë e dhimbshme dhe e butë. Me zemër të penduar po t’i paraqesim të gjitha gabimet tona dhe po të kërkojmë të nxjerrjesh për ne mëshirën. Ti që nuk ia mohon askujt mbrojtjen dhe ndihmën, na prano dhe bëj të qëndrojmë pranë Teje për të rijetuar Mundimet dhe Vdekjen e Birit tënd Hyjnor. Vuajtjet e padëgjuara që ia shkaktuan torturat mizore, poshtërimet që pësoi nga persekutorët e tij, braktisja, e cila ia zbrazi zemrën nga çdo lehtësim, bëj që me ndihmën Tënde, ato të zbulojnë Dashurinë e Tij të pafund, dhe mosmirënjohjet tona ndaj Tij, dhe të nxjerrin për ne hirin që kurrë të mos i përsërisim. Amen.

 

  1. BËJENI NJË ALTAR PËR ZONJËN E DHIMBSHME NË SHTËPINË TUAJ

Zgjidhni një figurë të Zojës së Dhimbshme dhe zbukurojeni me lule që do t’i freskoni gjatë gjithë muajit si një gjest i vogël butësie dhe një qiri që e ndizni gjatë lutjes. Vendosni një kuti të vogël pranë figurës dhe kërkojini secilit anëtar të familjes të shkruajë një vepër dashurie ose mëshirë, të cilët e premtojnë se ta bëjnë për të ngushëlluar Zojën Tonë të Dhimbshme gjatë këtij muaji. Vendoseni atë rezolutë në kuti si një dhuratë dashurie.

 

  1. GJENI NJË FIGURË TË “PIETA” TË MICHELANGELOS

Meditoni për bukurinë e saj flakëruese ndërsa ju frymëzon në lutje. Me këtë skulpturë sublime, Michelangelo e formësoi dhimbjen e gjashtë të Marisë në një nga veprat më të mëdha të artit të të gjitha kohërave.

 

  1. DËGJO “STABAT MATER” PËR ALTO SOLO RV 621

E kompozuar nga një prift katolik, Atë Antonio Vivaldi, përkthehet si “Nëna e dhimbshme”. (shiko këtu: Stabat mater ad Alto Solo / RV 621 in F minor (Non-autograph score) – YouTube ). Kjo bukuri e pakrahasueshme është e përkryer për të shoqëruar ose frymëzuar lutjen./drita.info

 

Marr nga: 10 Ways to honor Our Lady of Sorrows this September — Aleteia

Përktheu: Rev. “Drita”

Shpëndaje: