12 mënyra për të nderuar Shën Jozefin në muajin mars

Nga Annabelle Moseley

 

A e dini se në Kishën Katolike, secili nga 12 muajt e vitit ka një temë të posaçme devotshmërie? Për katolikët, marsi është muaji kushtuar Shën Jozefit, pajtori i punëtorëve, familjeve, shtëpive dhe vdekjes së mirë. Është interesante të mendohet në këtë mënyrë: shkurti i kushtohet Familjes së Shenjtë, pasuar nga marsi kushtuar Shën Jozefit, i cili është kreu i kësaj familjeje. Sipas fjalëve të Shën Tomë Akuinit, “Disa shenjtër janë të privilegjuar të na ofrojnë mbrojtjen e tyre me efikasitet të veçantë në disa nevoja, por jo në të tjera; por pajtori ynë Shën Jozefi e ka fuqinë të na ndihmojë në të gjitha rastet, në çdo nevojë, në çdo ndërmarrje.”

 

Duke vazhduar serinë tonë mujore mbi mënyrat për të shfaqur temat katolike të çdo muaji në jetën tuaj, këtu janë 12 mënyra se si mund ta lidhni familjen tuaj me Shën Jozefin këtë mars:

 

  1. PËR NJETET TUA TË VEÇANTA, LUTE KËTË LUTJE TË FUQYSHME TË SHËN JOZEFIT

Kjo lutje “që askush nuk ka mbetur i padëgjuar” është lutje e pëlqyeshme dhe e drejtë për familjen tënde.

 

LUTJA E FUQISHME DREJTUAR SHËN JOZEFIT

 

O Shën Jozef,

mbrojtja e të cilit është kaq e madhe,

kaq e fortë, kaq përgjëruese përpara fronit të Zotit,

t’i besoj të gjitha nevojat dhe dëshirat e mia.

 

O Shën Jozef,

më ndihmo me ndërmjetësimin tënd të fuqishme

dhe nxjerr për mua prej Biri tënd Hyjnor

të gjitha bekimet shpirtërore, nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë,

në mënyrë që, duke u lëshuar në fuqinë tënde qiellore,

të mund të ofroj falënderimet dhe nderimet e mia

për më të dashurin prej etërve.

 

O Shën Jozef,

nuk lodhem kurrë duke të soditur ty dhe Jezusin fjetur në krahët e tu;

Nuk guxoj të të afrohem ndërsa Ai pushon pranë zemrës sate.

Përqafoje fort në emrin tim dhe puthe ballin e tij për mua;

E kërkoji që më kthejë puthjen kur të gjendem në shtratin e vdekjes.

Shën Jozefi, pajtori i shpirtrave në prag të vdekjes, lutu për mua. Amen.

 

  1. NDEROJE ATIN TËND

Në Itali dhe Spanjë, Dita e Etërve festohet çdo vit në ditëfestën e Shën Jozefit. Në të vërtetë, a ka ditë më të mirë për të bërë diçka të bukur për Shën Jozefët në jetën tonë? Cilido burrë i moshuar në jetën tënde që të ka udhëhequr, ka thelluar besimin tënd ose të ka ndihmuar – qoftë ai atë biologjik, atë adaptiv, gjysh, vjehërr, atë shpirtëror, xhaxhai i dashur ose prift i mirë… Ditëfesta e Shën Jozefit është një ditë e përkryer për t’i nderuar ata! Në çdo kohë, marsi ofron një mundësi të shkëlqyer për t’i nderuar me festë këta burra. Dërgojuni një kartolinë që përshkruan mirënjohjen tënde për ta, thërrisni në telefon, shtroni darkë, kushtojani një meshë për nder të tyre!

 

  1. VENDOS TË KRYEJSH PUNËT MË MENÇURI KËTË MUAJ

Këtë muaj, puno në një mënyrë që i përshtatet shenjtit, pajtorit të punës. Bëje punën nga dashuria dhe mirënjohja për Shën Jozefin. Mos harro se pushimi nga puna të dielave nderon edhe Shën Jozefin!

 

  1. VENDOSI NJË FIGURË APO NJË TRUPORE TË SHËN JOSEFIT NË TAVOLINËN TËNDE

Pranë saj, vendos një fotografi të çmuar të familjes tënde, si një mënyrë për të kërkuar bekim dhe ndërmjetësim për familjen nga Shën Jozefi, që është shtylla e familjeve.

 

  1. BËJNI TË MËRKURËT TË VEÇANTA

Sipas traditës katolike, e mërkura është dita e javës që i kushtohet Shën Jozefit. E mërkura mund të konsiderohet si boshti i javës; në të dyja pjesët e saj janë ditët, të grumbulluara së bashku si krah i shtrirë në të dy skajet. Çfarë dite e përkryer për të nderuar Shën Jozefin, krahët e të cilit ishin shtrirë në jetë për të ngushëlluar dhe mbrojtur Jezusin dhe Marinë. Bëji të mërkurat tua të marsit më të veçanta, duke shkuar në meshë ose duke kërkuar që Shën Jozefi të lutet për qëllimet tua. Është muaji më i mirë për të filluar traditën e Nëntë të Mërkurave të Para për nder të Shën Jozefit?

 

  1. PUNOJE NJË ALTAR NË DHOMËN E DITËS KUSHTUAR SHËN JOSEFIT

Kjo është një traditë italiane, por kushdo mund ta praktikojë! (Ashtu si të gjithë nxiten të festojnë ditën e Shën Patrikut, edhe nëse nuk janë irlandez!) Ne jemi një kishë universale dhe duhet të adoptojmë të gjitha traditat katolike që na duken tërheqëse. Altari i Shën Jozefit është një traditë e dashur dhe kuptimplote, me të cilën fëmijët do të kënaqen t’ju ndihmojnë. Ju mund ta bëni atë të përpunuar e dekoruar mirë ose të thjeshtë, ashtu si ti dëshiron. Ideja është t’i jepet altarit tre nivele – një për çdo person të Trinisë ose për çdo anëtar të Familjes së Shenjtë. Mund të vendosësh një statujë ose fotografi të Shën Jozefit në shtresën e sipërme, shpesh të shoqëruar me qirinj. Më pas e mbush vetë altarin me ushqime tradicionale që mund t’i shërbeni në një takim të Ditëfestës së Shën Jozefit, kështu që to bëhet një tryezë e bekuar në lavdërim dhe mirënjohje për Shën Jozefin.

Thuhet se kjo traditë rrjedh nga një zi buke në Siçili, kur fshatarët e thirrën ndihmën e Shën Jozefit dhe u çliruan nga uria. Ushqimet e bëra me fasule shërbehen tradicionalisht në ditën e Shën Jozefit, pasi mendohet se ishin bishtajat e fasules që i shpëtuan njerëzit nga uria. Tradicionalisht, mishi nuk shërbehet për të mbajtur Kreshmën. Ushqimet tradicionale të ditës së Shën Jozefit përfshijnë bukë në formë kryqi dhe staf, fiq, ullinj dhe hurma, angjinare, fruta dhe sallata. Ëmbëlsirat e të gjitha llojeve janë një pjesë e madhe e altarit, veçanërisht buka simite, gurabija, pufkat krem, biskotat dhe ëmbëlsirat italiane. Për shujtën kryesor mund të shërbehet darka tradicionale e ditës së festave si peshku dhe “Grimcat e Shën Jozefit”: thërrime buke të thekura mbi makarona, që përfaqësojnë grimcat nga punishtja e Shën Jozefit.

Një kishë pranë jush mund të ketë edhe një festë të Ditës së Shën Jozefit! Nëse ti feston në shtëpi, fëmijët mund të interpretojnë pjesën e Familjes së Shenjtë duke trokitur në tre dyer të shtëpisë. Në dy dyert e para, atyre u thuhet “nuk ka vend për ju këtu”, dhe në derën e tretë ata mirëpriten në festë.

 

  1. ZBUKUROJE SHTËPINË TËND ME LULE

Në altarin në dhomën e ditës kushtuar Shën Jozefit, ose kudo në shtëpi, vendos një zambak të Shën Jozefit (një lloj amaryllis), ose diçka që duket e ngjashme, si zambakët e Pashkëve ose një bimë paqeje.

 

  1. GJEJ NJË MËNYRË PËR TË PËRFSHIRË SHËN JOSEFIN NË DEKORIN E SHTËPISË TËNDE

Këtu jap disa ide: Blije një statujë të Shën Jozefit për kopshtin tënd. Inkuadro një vepër arti fetar – figure me Shën Jozefin. Veje modelin fleur-de-lys (zambaku i Jozefit) diku në shtëpi. Modeli klasik fleur-de-lys mund të zbukurojë çdo gjë nga trokitësi i derës deri te peshqirët e banjës. Ose thjesht printon një figurë bardh e zi të Shën Jozefit dhe e ngjyrosë, dhe më pas fute në kornizë. Ky do të ishte një aktivitet i madh artizanal për fëmijët. Ose mund të blesh një copë druri nga një dyqan artizanati, e lëmoni dhe e lyeni e më pas e gozhdoni një figurë të Shën Jozefit sipër — është një aktivitet i përshtatshëm për të nderuar Shën Jozefin zdrukthëtar!

 

  1. LEXO NDONJË LIBËR PËR SHËN JOZEFIN

Një libër për Shën Jozefin që e keni në gjuhën tënde apo në ndonjë gjuhë tjetër që e përdorë, e cila do të mund të jap shumë të dhëna për jetën, rëndësinë dhe mrekullitë e shenjtit.

 

  1. GJEJ MËNYRA PËR TË DHURUAR

Meqenëse Shën Jozefi është shenjt pajtor i familjeve, gjej mënyra për t’u dhuruar familjeve në nevojë nëpërmjet organizatave katolike lokale (ose kombëtare), të tilla si artikuj ushqimor, për nder të Shën Jozefit, duke e ndjekur shembullin e tij të dashur.

 

  1. LUTU PËR ATA QË VUAJNË, PËR TË SËMURIT DHE TË VDEKURIT

Meqenëse Shën Jozefi është “Ngushëllimi i të vuajturve, shpresa e të sëmurëve dhe pajtori i vdekjes së mirë”,  bëri pjesë edhe këta njerëz në lutjet e tua të përditshme gjatë këtij muaji.

 

  1. NË FUND TË DITËS, BESOJA SHQETËSIMET TUA SHËN JOZEFIT

Thuhet se Shën Jozefi, “tmerri i demonëve”, i frikëson demonët madje edhe në gjumë; e tillë është fuqia dhe forca e tij. Kërkoji Shën Jozefit, i cili komunikon me Zotin edhe në ëndrrat e tij, të lutet për qëllimet tua dhe të marrë shqetësimet tua, që të mund të pushosh sadopak! Madje mund të bësh edhe siç këshillon Papa Françesku, duke vendosur një shënim me qëllimet tua të veçanta nën një statujë të Shën Jozefit të fjetur.

Shën Jozefi, mbrojtja e familjeve, ju bekoftë ju dhe familjen tuaj!/drita.info

 

Marrë nga: 12 Ways to honor St. Joseph this March (aleteia.org)

Përkthimi: Rev. «Drita»

Shpëndaje: