FESTA ZOJËS SË KËSHILLIT TË MIRË: këngë, uratë dhe litanitë

Zoja ndera e Shqypniis.

“Tu honorificentia populi nostri.“

 

T’falemi, o Mrií! Virgjina e dlirë,

O Nana e bukur e K’shillit t’Mirë;

Tyy ndimë te kena ne ket shkretií:

T’ falemi, o Mrií, t’falemi, o Mrií

 

T’falem, se tejet gjith here pshtojmë

Prej armiqve t’shpiirtit qi na rrethojnë,

Se n’doren t’ande pushtet t’madh kee:

Lutu per nee! Lutu per nee!

 

Lut se t’vishtirat keq e kann mluu

Shkodren e vorfen e t’mjerët birt e tuu;

Lut, se tyy t’thrrasim, Zojë  me dashnii:

T’falemi, o Mrií, t’falemi, o Mrií

 

T’falemi, oVirgjin, Nana e Tenzot,

Ndima e kshtenimit me hire plot;

T’biin n‘mend se Zoja e Shkoders jee:

Lutu per nee! Lutu per nee!

 

Lutu, po, e derdhi hiret e m’dhaja,

Si n’kohët e moçme n’Kishë te Kalaja,

Ku t’lutej Shkodra plot me dobii:

T’falemi, o Mrií, t’falemi, o Mrií

 

Lutu, Shqiptarët, o Zojë, të tanë

Te Ti e çojnë zanin në Gjenacanë:

Mëshirë, të luten, t’kesh për Shqypni!

T’falemi, o Mrií, t’falemi, o Mrií

 

T’falemi! t’falemi, o Zoja e jonë,

O Nana e bukur e t’parvet’onë;

Ndera e lumnija e Shkoders jee:

Lutu per nee! Lutu per nee!

 

Lut, se Shqyptarët, o Zojë, te tanë

Te ti e çojnë zanin ne Gjenacanë:

Mshriir per nee! thona, mshriir per Shqypnii!

T’falemi, o Mrií, t’falemi, o Mrií

 

 

KANGA E ZOJËS S’KSHILLIT T’MIRË

Nder ezgjete e n’halle t’zeza

T’birt e Zojës ndihmë t’kerkojnë;

Gjama e jonë derën’qiell do t’shkojnë

Tuj lypë mshriir, tuj britë medet!

 

Ktheju, o Zoja e Kshillit t’Mirë

            Na prijë n’pagjë t’hyjnueshmit hirë.

 

Ah! Ç’nat ditë qi na braktise,

Nji mii t’zeza na kan mlue;

Ktheju, o Nanë, me na ndimue,

Na del zot, na prijë n’siklet.

 

Paa derman lshoj lot per faqe

Per shum mot fatzezë Shqypnija;

Thue se n’hater maa nder t’kqija,

Thue se n’hater maa maa se kee?

 

Ah! mishriir bit tuu bertasin!

Kqyri o Zojë, gjith hallet t’ona;

Na kqyr zemrat, se tyy t’dona

Plot me shpnesë, dashnii e fee.

 

Reth e rreth figures s’ate

Kaa m’u mledhë gjith Shqyptarija,

Kan me ardhur pleqt e fmija,

Me gzim t’zemers tuj t’u falë.

 

Kaa m’u ndezë nder zemra t’ona

Njajo fee qi kaa shelbimin;

Kan me u ndij paa daa perdlimin

T’gjith hallzezt e n’fushë e n’mal.

 

Ne t’terhjekne mkatet udhen

Shehrit t’onë lerg me shtegtue,

Zeher zemren tuj vajtue

Sumlla lot na i muerne gjiit.

 

Tuj ankue praa na po t’thrrasim,

Na kthe Nanë si t’patme motit;

E ti kthejn, o Nana e Zotit,

T’bit e tuu n’ngushllim me i shndritë.

 

 

URATË ZOJËS KSHILLIT TË MIRË

O e madhnueshmja Nana e jeme Zoja e këshillit të mirë, ti je fort e dashtuna e Atit të Pushtueshëm, e dëlirta Nanë e Jezu Krishtit, e pelqyeshmja e Shpirtit Shejt. Deh pra, po të lutem, lypja Shpirtit Shenjt ketë dhunti per mue, qi i shndritun e i forcuem prei si, e i projtun prei teje, të bahem i dejë me i fitue gjith ato të mira qi i kam lypë. Mbaj uzdajë se gjith këto të mira kam me i pasë prei së madhit Zot ndeper meritime të pambarueme të JezuKrishtit, e ndeper të lutena të tua; e me këto shpresoj se kam me pasë edhe ndihmen me jetue ndëhirtë Tenzot derisa të des. Ashtu kjoftë.

O këshilltarja Virgjna Mari, bashkë me Krishtin mbi atë lumni

Na beko mbë ketë shekull të zi.

 

9.

O Virgjina fort e gzueme, Nana e Kshillit t’Mirë, ti, si mbërrini në Gjenacan figurja e jote, deshte me ba shumë të mira ndër atë vend, tui ju dhanë të smutëve shëndetin, të verbërve dritën e syve, shurdhërve ndëgjimin, tokës frytin; duke nxjerrë djallin prej njerzve, e duke largue mkatin prei shpirtnash. Deh! Për të dashtunen Zemrën tande, denjohu me nzanë vend me hirin tande dhe në shpirtin tem, për me e mbushë me gjithë njato t‘mira të cilat janë të nevojshme me fitue jetën e pasosun, e kështu unë në këtë mënyrë të baj gjithherë vullnesën e Tenzot simbas këshillave të tua të shejtnueshme. Ashtu kjoftë.

 

URATË – Për të mirë të Shqipnisë

1.

O Zoja e Shkodrës e Nana e Kshillit të Mirë, ti që duke ikë me figure tande prej Shkodre e le Shqipnisnë mbarë në vajë e në vorfni, silli sytë e tu të mëshirshëm ka atdheu i ynë, e mos e len ma me gjëmue në terr të mkatit, por ban që sa ma parë të tanë shqiptarët ta njohin dritë e vërtetë që asht i Lumi Jezu Krisht, e këtij gjithkund e gjithmonë ti bajmë nderim e shjërbim.

2.

O Zoja e Shkodrës e Nana e Këshillit të Mirë, me ato këshille që mundesh me dhanë prej pushtetit që të ka dhanë i Nalti Zot, shndritja mendjen bijive të tu shqiptarve, që me nxehtësi të zemrës ti mbajnë urdhnimet e Tenzot e të Shenjtes Kishë, të largohen pre do mbrapshtive që fort e therrin Zemrën e të Lumit Jezu Krisht, Birit tënd, e me ndihmë të përshpirtërisë tënde të jetojnë krishtenisht në këtë jetë e të vijnë pastaj mbas vdekjes me të gëzue Ty në atë jetë. Ashtu kjoftë.

3.

O Zoja e Shkodres e Nana e Këshillit të Mirë, edhe pse tash 552 vjet prej nesh iku figurja e mrekullueshme e jotja, nuk pranë gjithnjë me e ndihmue me një mënyrë krejt të posaçme Shkodren e Shqipninë mbarë duke e pshtue prej sa e sa rreziqeve, mos prajë, po të lutemi me gjithë zemër me na dalë zot edhe sot e tutje, në mënyrë që ti të jesh gjithmonë e Shkodrës dhe e Shqipnisë e Shkodra e Shqipnia mbarë të jenë gjithëherë të tuat. Ashtu Kjoftë.

 

URATË – Për nevojë të Shqipnisë

O Virgjëra e bekueme, Mbretresha e qiellës dhe e dheut, Visartarja e të gjithë hireve, e Nana e Këshillit të Mirë, që je gati përherë me vrapu nën dihmë të atij që të thërret, silli ata sytë tu të dhimbshëm mbi botën mbarë, por më fort mbi Shqipni; bëji mjekim mjerimeve të saja, e të gjithë bijt e sajë çoj për doret Birit tënd e Zotit tonë Jezu Krishtit.

Zemra e Krishtit ndezë në dashni,

Shelbo të shkreten Shqiptari.

Të Këshillit të Mirë, o Nanë Mari,

Lute Zotin për Shqipni.

O Zot i mëshirshëm, pëlqej po të lutemi,

Meshët, Kungimet, Rruzaret,

uratët e veprat e mira të mia e të gjithë njerëzve

për nevojë të Shqipërisë.

 

O Zemra e Jezu Krishtit, shelboje Shpininë.

O Zemra e Jezu Krishtit, ktheje Shpininë.

O Zemra e Jezu Krishtit, lutu për Shpininë.

 

 

KANGË

Në Lavd tëZojës

Mbretëreshës së Shqiptarëve

 

O hiirplote me hyjjee rrethue.

Jee gjithkahë me shkelxim tuj na ndritë;

Ti me kamë e kee gjarpnin zhublue

Kuer kot helmin desh aj me t’a njitë.

 

Na po t’falna, po t’falna, o Marii:

E kshtenimit lumija ti jee:

Neper mal, neper fusha, n‘Shqypnii

Me nji zemër bashkona me ‘i fee.

 

Fatzezt, qi prej Kishet janë damun,

Qi me Gjak Jezu Krishti e kaa ngrehë,

Mizorisht po luftojnë me e shperdamun

T’tanë ndertesen e Krishtit me e zhgrehë;

 

Port i ruje, ti ruje, o Marii:

E kshtenimit fuqija ti jee:

Neper mal, neper fusha, n‘Shypnii

Me nji zemer bashkona e me ‘i fee.

 

 

NANDË DITËSHI N’DERË E N’LAVD T‘NANËS S’KSHILLIT T’MIRË

 

URATË

Ati prej qillet, Zot, qi e kee mushë Mariin Biin t’ande plot me hire, ndigioje per maritime t’saja uraten t’eme, e fshimi i jem t’gjejnë mishriir para tejet.

Biri shperblyesi i botës, Zot, qi Virgjinen Nanen t’ande prej kryqit, tuj dhanë shpiirt, na e kee lane per Nanë, per maritime t’Saja kii mishriir per mue e m’u gjejë ndimë nder ngushtime t’mia.

Shpirti Shejt, Zot, qi Mariin e kee si t’dashtunen t’ande krejt t’kullueshme, per maritime t’saja shndrite menden t’eme qi t’veproj vetun çka asht per shelbim t’pirtit t’em.

O e dashtuna Nanë e Kshillit t’Mirë! Me gjith ushtriina qiellore, Ejë e Shejten, t’cillve jee Mretneshë, po bashkohemi e po t’pershendedemi me gzim t’madh t’zemrës s’eme me fjalë t’hyjnueshme t’Arkangjelit Gabrjel „Falemi Mrii hiirplote.“

Falemi o Hylli i dedit, qi shndritë t’gjith njato qi shpresojnë n’Zotin. Falemi o Virgjina fort e kujtueshme, qi t’tana gabimet qi gjinden mii faqe t’rruzullimit i kee zhdavaritë. Falemi o Arka e Lidhniis, qi na gjinde gjithherë këshilltare nder ngushtime. Falemi o Ndimtarja e t’krishtenve, qi nuk asht ndii kurr se ndokush kaa lypë ndimen t’ande paa gjetë ngushllim.

Te ti, kshilltare e shjtnueshme e Nanë fort e dashtun, po ngas me gjetë ndimë, t’shndritun e hiir n’ket shkretii plot me lot. Te ti po ngas nder ngushtime, nder rreziqe, e tyy po t’thrras nder nevojë … (ktu lypja nderen qi do me nxjerrë n’ket nanqë, e mos harro me baa ndoj veper t’mshrirshme, e me i vue ndoj shtergnim vedvedit).  – O e Lumja Zojë, denjou me e pëlqye ket perkushtii e qitja para t’Birit t’and t’hyjnueshem. M’a nep hirin e kshillin e mirë ashtu qi tuj baa vullndesen e t’Birit t’and mii ket tokë, e tuj ndjekë gjurmët tua, t’vi nji ditë me t’gzue per gjithmonë me t’and Biir n’lumnii t’Parrizit. Ashtu kjoftë.

 

 

Ndër kambë tua, Zoja Mërí

Ndër kambëtua, Zoja Mërí,
Janë tue ardhë, qe, tanë bijt t’tú;
Merr dhantinë, që me dashtëní
Zêmra e jonë, o Nanë, t’kushton.

Por n’mos kjoshin zêmrat tona
Aq të bardha, porsi lili:
Ti jé Nana gjithë e jona,
Tjeter shpirti s’na kerkon.

Nanë e dashtun, Nanë e lume,
Nanë e Zotit n’ty mishnue,
Ti e din mirë se n’jetë t’shkretnueme,
Zêmra e eme, o Zojë, ankon.

Ty, o e Qiellve bukuria,
Ty, që ndrite porsi diell,
T’falet, Zojë, t’falet, Maria,
Zani i em, kah lavdet’kndon.

Sheklli e ferri, ah! Sa mundohen
Me m’vû prita, n’mëkat me m’rrxue;
As un’ s’kam se kuj i ankohem,
Veç Ty, o Nanë, që t’mirën m’don.

Kur kah Ti un’ sytë i priri,
Njallem n’zêmër plot uzdajë,
Zojë, prej Teje na rrjedh hiri,
Nper Ty shpirti, o Nanë shêjtnon.

Due me t’ dashtë, me t’ dashtë gjithhera,
M’u ndezë flakë n’dashtëní për Ty ;
Me t’avitë due zêmra tjera
Me t’kndue ‘ i lavd që Ty t’madhnon.

Ardhët, po, ardhët, ah! Shpejt ardhët dita,
Qi i shkatërruem prej shekullit t’mjerë,
Fluturim, si gjithherë prita,
Ardhsha atje, ku Ti lumnon.

E atje n’qiellë, po para fronit
Shpirti em tue u permbysë,
Ka me u gëzua pergjithmonit:
Tjeter zemra, O Nanë s’m’ dishron.

 

Si shkëmbi n’per rrymë të shekujve
Muret qëndrojnë jetike,
Ngulun për rranzë themeleve
t’Rozafës sonë Kreshnike.

Dhe sot, qe feja nipave
Shpresat prap ua gjallnoi,
Le të shkruhet mbi ballë të mureve:
“Nanës që na vorfnoi!”

Njasajë që i ditë prej sulmeve
T’kulshedrës me shtatë krena,
Na u ba mburojë, e të nemuna
S’ duroi t’ishohë kto dhena.

Njasajë… por vaj, na fajeve
Në verbim s’u vume cak,
E Nanës iu randue zemra,
Iku, e la ket prak!

O ju, që parzme hekuri
Luftuet për besë e fe,
Idhtë tue valvitun flamurin,
Shenjtnue me gjak e be,

Zgjoniu nën rrasa t’heshtuna,
Çoniu me pa mjerim!
Ndihma e Arbnisë s’pamposhtun
Ç’u ba?… Si drita u shkim!

Po a kurrë thue, ma kurrë Virgjina,
– me gjamë ka e thrret Shqipnia,-
S’do të ndrisë, si ndriti moteve
Përbrî Rozafës… Maria?!

Tepër lënguem kso shtigjesh,
Si fmija mbetë pa nanë,
Per ne ma dritë nuk lëshuene
As yj, as diell, as hanë!

Po a kurrë, ma kurrë s’do të ngrohemi?!
Pa shpresë do të rrimë të presim?
Po a e heshtun gjithmonë vallja
Do të mbesë në terr kah dënesim?!

Jo, jo! Pse qiellëve të epëra
Zoti me dorë të vet
Ka shkrue: “E Zojës asht Shkodra,
e Zoja e Shkodrës së vet!”.

Qe te ato mure tëndrituna,
– zemra m’a ndien – ’i zani
Një popull në hov të galdimeve
tue brohoritë: “O ngani!”

Ktheu NANË! O ditë ma e bukura
QëArbnia pret, ago!
Nanë ktheju e epna hirin:
“N’ Fè Shenjte na vllazno!

Atë Pjetër Meshkalla S.J.
Shkodër, 1927

 

 

LITANITË E ZOJËS KËSHILLIT TË MIRË

 

O Zot, ki mëshirë!
O Krisht, ki mëshirë!
O Zot, ki mëshirë!
O Krisht, ndjena ne!

O Krisht, dëgjona ne!
Ati prej qiellit Zot,                                  Ki mëshirë për ne!
Biri, Shëlbues i botës, Zot,                   Ki mëshirë për ne!
Shpirti Shenjt, Zot,                               Ki mëshirë për ne!
Trinia e shenjtë, një i vetmi Zot,        Ki mëshirë për ne!

 

Shejtja Mari – Lutu për ne!

Shejtja Nana e Tenzot – Lutu për ne!

ShejtjaVirgjëra e Virgjërave – Lutu për ne!

Nana e Krishtit – Lutu për ne!

Nana e Këshillit të Mirë – Lutu për ne!

Bia e Atit qiellor – Lutu për ne!

Nana e Birit të hyjnueshëm – Lutu për ne!

E Dashtuna e Shpirtit Shejt – Lutu për ne!

Tempulli i t’Shejtnueshmes Trini – Lutu për ne!

Selia e Dijes – Lutu për ne!

Arka e Besëlidhjes – Lutu për ne!

Darsja e hireve – Lutu për ne!

Dera e Qiellit – Lutu për ne!

Zoja e Parrizit – Lutu për ne!

Mretnesha e Engjujve – Lutu për ne!

Stolia e Patriarkëve – Lutu për ne!

Lumnia e Profetëve – Lutu për ne!

Këshilltarja e Apostujve – Lutu për ne!

Këshilltarja e Martirëve – Lutu për ne!

Këshilltarja e Dëshmitarëve – Lutu për ne!

Këshilltarja e Virgjërve – Lutu për ne!

Këshilltarja e të gjithë Shenjtërve – Lutu për ne!

Këshilltarja e t’zymtëve – Lutu për ne!

Këshilltarja e t’smutëve – Lutu për ne!

Këshilltarja e t’vobektëve – Lutu për ne!

Këshilltarja e t’vejave e jetimëve – Lutu për ne!

Këshilltarja e t’gjith nevojtarëve – Lutu për ne!

Këshilltarja në të gjitha rreziqet – Lutu për ne!

Këshilltarja në të gjitha tundimet – Lutu për ne!

Këshilltarja në të gjitha dyshimet – Lutu për ne!

Këshilltarja e mëkatorëve të shkretë – Lutu për ne!

Këshilltarja e atyre që janë në vuajtje – Lutu për ne!

 

Në të gjitha dyshimet – jepna këshillin e mirë.

Në të gjitha trishtimet e kundërshtimet – jepna këshillin e mirë.

Në të gjitha rreziqet e mjerimet – jepna këshillin e mirë.

Në të gjitha punët e ndodhitë – jepna këshillin e mirë.

Në të gjitha tundimet – jepna këshillin e mirë.

Në të gjitha kryqat e idhnimet – jepna këshillin e mirë.

Në të gjitha rastet e kësaj jete – jepna këshillin e mirë.

Në çastë vdekjes sonë – jepna këshillin e mirë.

Shejtja Marin, Nana e Këshillit të Mirë – jepna këshillin e mirë.

 

O Qengji i Zotit, që shlyen mëkatet e botës, Falna ne, o Zot!

O Qengji i Zotit, që shlyen mëkatet e botës, Dëgjona ne, o Zot!

O Qengji i Zotit, që shlyen mëkatet e botës, Ki mëshirë për ne!

 

Lutu për ne o Nana e Këshillit të Mirë.

Të bahemi të denjë për premtimet e Jezu Krishtit.

 

Të lutemi:

O Zot, që Nanën e Birit tënd të dashur na e ke dhanë për nanë, e figurën e sajë të mrekullueshme je denjue me e ndritun me t’dukun t’çuditshëm, na jep, po të lutemi, që duke i ndjekë këshillet e Saja të jetojmë si mbas zemrës sate, e lumnisht të vimë në atdheun qiellor. Nëpër Krishtin Zotin tonë. Ashtu kjoftë.

 

Përzgjodhi dhe përgatiti për Dritën: Don Nikson Shabani

Shpëndaje: