Shën Nënë Tereza, jo vetëm se njihet për bamirësinë e saj shembullore ndaj të varfërve, për shenjtërinë e jetës së saj, por ajo është edhe një këshillëdhënëse e pashoqe për çdo njeri. Këshillat e saja janë udhërrëfyese të mrekullueshme për të arritur fisnikërinë dhe shenjtërinë e jetës.
Më posht po i sjellim 15 pikat, listë e përvujtërisë:
- Fol sa më pak që është e mundur për vetveten.
- Merru me punët tua personale, jo me punët e të tjerëve.
- Shmnag kërshërinë.
- Mos ndërhyj në punët e të tjerëve.
- Ngacmimet e vogla pranoi me humor t’mirë.
- Mos u ndal në gabimet e të tjerëve.
- Prano cenzurat edhe pse të pamerituara.
- Kontribuo në vullnetin e të tjerëve.
- Prano fyerjet dhe padrejtësitë.
- Prano përbuzjet duke i falur e shpërfillur.
- Bëhu i sjellshëm dhe i butë edhe kur provokohesh.
- Mos pretendo të jesh i admiruar apo i dashur.
- Mos e fsheh vetveten nën petkun e dinjitetit personal.
- Kontribuo në diskutime edhe kur ke të drejtë.
- Gjithnjë zgjedh detyrën më të vështirë.