“Ju, të sëmurët e pashërueshëm, do të mund të bëni shumë për të varfër, sepse çdo ditë përjeton kryqëzimin me Jezusin. Ju, me uratën tuaj e begatoni punën tonë, na ndihmoni që t’ua ofrojmë tjerëve punën tonë…Ju, vuani e ne punojmë së bashku, bartim të njëjtin kryq, bimë nga i njëjti kelk… Ka pothuaj barna për çdo lloj sëmundjeje. Mirëpo, nëse nuk ka duar të mira për shërbim, zemra bujare për dhurim, nuk besoj që mund të shërohet kurrë sëmundja e tmerrshme që të ndihemi të padashur.
Kur kujdesemi për të sëmurë dhe nevojtarë, ne e prekim Korpin e Krishtit të vuajtur, dhe kjo prekje na bënë heroik; na ndihmon ta harrojmë neverinë dhe tendencat natyrore që janë në ne. Ky është syri i fesë dhe dashurisë, ta njohim Krishtin në të sëmurë dhe ta shërbejmë, të bashkëndajmë me ata dhembjen, të gjitha… Dhembja nuk është ndëshkim. Jezusi nuk ndëshkon. Dhembja është shenjë që Zoti na do…Nëpërmjet dhembjes, vuajtjes, kryqit, arrihet jeta, ngjallja.”
“Varfëria më e keqe është mungesa e dashurisë.
Gjëra të vogla me dashuri të madhe.
Gërbula e botës përendimore është vetmia.
Mos e humbë kurrë duresën dhe shpresën.
Zoti na ka krijuar për të dashur dhe për të dhuruar dashuri. Nuk ka dashuri të vërtetë pa falje.
Dashuria fillon në familje: së pari vjen familja, pastaj vendi, qyteti, çdo gjë tjetër.
Familja e cilat lutet së bashku jeton në dashuri.
Dashuria nuk ka nevojë për fjalë të mira, as për shpjegime. Ajo është thjesht dashuri – jetë. Çdo vepër e dashurisë na afron kah Zoti. Urtia më e madhe e jetës është dashuria.” /drita.info
Përgatiti: Don Lush Gjergji