10 mënyrat për ta nderuar Zojën Rruzare në muajin tetor

Nga Annabelle Moseley

 

Çka nënkupton muaji tetor për katolikët dhe si ta mbushim me devotshmëri në shtëpitë tona.

A e dini se në Kishën Katolike secili nga 12 muajt e vitit ka një temë devotshmërie? Është një mënyrë e shkëlqyer për të sjellë tradita të veçanta, simbole, ngjyra e madje edhe ushqime  në jetën tonë fetare në shtëpi. Tetori është muaji i Rruzares së Shenjtë. Ja 10 mënyra të përafërta se si të koordinoni jetën tuaj dhe shtëpinë për nderë të Zojës Rruzare. Mbase disa prej këtyre devotshmërive të mrekullueshme, do të mbesin në kishat tuaja shtëpiake edhe pasi të kalojë tetori.

 

  1. KRIJO DHE MBILL NJË KOPSHT NË FORMË TË RRUZARES

Muaji tetor ende konsiderohet një stinë për kopshtari (mendoni krizantemat shumëngjyrëshe dhe margaritat!), por ju mund të filloni ta planifikoni këtë në çdo kohë të vitit. Çfarë aktiviteti i mrekullueshëm devotshmërie mund të jetë ky për tërë familjen; ose një vepër thellësisht meditative që ju ta bëni vetëm. Pse të mos i ecni shenjat e Rruzares në kopshtin tuaj të shtëpisë, duke përdorur lule, bimë dhe statuja të veçanta për të të ndihmuar në lutje? Këtu po i paraqesim disa ide… (por ti mund të krijosh edhe të tjera sipas kreativitetit personal dhe kushteve që ke).

Një kopsht i Rruzares mund të ketë një trupore të Marisë në qendër. Pastaj disa statuja që paraqesin Marinë me rruzare në dorë. Dhjetë gurë të vendosura si shteg mund të shërbejnë si shenja për një dhjetëshe të Rruzares. Nëse janë të vendosur afër njëri-tjetrit, ata mund të ofrojnë një ndihmë vizuale për lutjen; nëse janë të vendosur më larg njëri prej tjetrit, ju mund të shkelni secilën prej tyre ndërsa ecni duke e lutur një dhjetëshe të Rruzarës.

Planifikoni pastaj se çfarë lulesh do të mbillni gjatë vitit. Lulet e zgjedhura si homazh mund të përfshijnë trëndafila dhe çdo lule që tradicionalisht asocion në Marinë, të tilla si lule kumaku (luleari të Marisë). Një statujë e Jezusit dhe e Shën Jozefit aty pranë do të mbante kujtimet e Familjes së Shenjtë pranë jush ndërsa lutni Rruzaren.

Varësisht prej madhësisë së kopshtit, mund ta ndani në katër pjesë, sipas shenjave të Rruzares: të gëzimit, të mundimit, të lumturisë dhe të dritës. Ju mund të bëheni kreativ me lulet që zgjidhni për secilën prej shenjave. Një kopsht me shenjat e gëzimit mund të përfshijë zbukurime të tilla si, një engjëll kopshti që e përkujton Lajmërimin. Një kopsht me shenjat e mundimit mund të përfshijë një stol mbi të cilin ulesh dhe kalon kohën në lutje me Krishtin në Kopshtin e Gjetsemanit. Një kopsht me shenjat e lumturisë mund të përfshijë ngjyra të ndritshme festive për të kujtuar fitoren e Ringjalljes. Një kopsht me shenjat e dritës mund të përbëhet prej luleve vetëm në ngjyra të verdha dhe të bardha, për të kujtuar dritën. Mund të përfshini edhe guacat e fistonit si rrethojë, për të kujtuar Shën Gjon Pagëzuesin duke pagëzuar Jezusin në lumin Jordan. Lëreni kreativitetin dhe lutjet tuaja të jenë udhërrëfyesi juaj!

 

  1. PËRGATITNI TRYEZËN E NGRËNJES, OXHAKUN APO NJË PJESË TJETËR TË RËNDËSISHME TË SHTËPISË TUAJ ME NJË ALTAR TË ZOJËS RRUZARE

Merrni një pëlhurë tavoline blu që simbolizon Marinë, ose të bardhë për të paraqitur pastërtinë e saj dhe zbukuroje me një trupore ose fotografi të Zojës dhe një buqetë me lule që të jetë e freskët gjatë gjithë muajit, ose edhe një qiri (ka shumë qirinj që funksionojnë me bateri këto ditë!) për të ndezur natën. Pasi është muaji i Rruzares, vendosni një të tillë në mënyrë të dukshme në display-in e kompjuterit tënd.

 

  1. GATUAJ PËR MBRETËRESHËN

Përgatit një darkë speciale me motive të Marisë. Ja disa ide të lehta: Meqenëse rozmarina është një bime aromatike që asocion në Marinë, mund të përgatitni darkë me pulë dhe rozmarinë, për desert përgatit Rruzare apo dhjetëshe prej bonboneve apo keksëve të vegjël ose ëmbëlsirë të vegjël të dekoruar me trëndafila ose fleta trëndafili, si dhe mund t’i lyeni me krem ngjyrë të kaltër apo të bardhë. Përgatit tortën Bundt, që e ka formën si kurorë, e cila ndihmon ta kujtojmë Marinë Mbretëreshë. Dekoroje me ngjyra.

 

  1. NË MOMENTE TË VEÇANTA, THUAJ LUTJE INSPIRUESE TË RRUZARES

Thuaj ‘Të falemi Mari’, para çdo shujte. Ose shto gjithashtu lutjen e mirënjohur në Rruzare ‘Të falemi Mbretëresha’ para se të hani, lutjen e Zojës së Fatimës apo Besojmën Apsotolike. Mos harro se ky muaj mund të jetë i veçantë për të lexuar më shumë dhe për t’ju kushtuar Marisë.

 

  1. RRERTHOJE VETEN ME ART DHE MUZIKË QË E NDEROJNË MARINË

Qoftë ajo kënga gregoriane mariane, Magnifikat e Bachut apo Ave Maria e Pavarottit, mbushe shtëpinë tuaj me tinguj të mrekullueshëm për nder të Nënës sonë qiellore. Nëse luani ndonjë instrument mund të provoni të luani ndonjërën nga këngët kushtuar Marisë nga repertuari i këngëve shqipe apo gjuhëve tjera.

E pse jo, të meditoni mbi një kryevepër mariane? Arti fetar nuk është i dedikuar vetëm për kisha. Kërkoni vepra klasike të artit me Marinë dhe zgjidhni një të preferuar për shtëpinë tuaj. Da Vinci, Raphaele, Botticelli… etj, mundësitë janë të shumta për të gjetur figura të bukura. Dëshironi të shihni një figurë të mrekullueshëm të Zojës Rruzare? Kërkoni në internet “Zoja Rruzare”, v. 1840, nga Tommaso Minardi, “Zoja Rruzare” nga Carlo Ceresa (1609-1679) ose “Zoja Rruzare” mahnitëse që i atribuohet García de Bouzas nga Santiago de Compostela, Spanjë.

 

  1. LEXO NDONJË KLASIK TË MARISË

Ja disa sugjerime: “Sekreti i Rruzares” ose “Përshpirtëria e vërtetë ndaj Marisë” nga Shën Louis de Montford; “Breviar i Vogël i Virgjërës së Bekuar”; “Imitimi i Marisë” nga Thomas de Kempis; “Dashuria e Parë e Botës”: “Maria, Nëna e Zotit” nga Fulton Sheen. Mund të jetë edhe ndonjë libër tjetër që ju mund ta gjeni e që është i përshtatshëm për të udhqyer përshpirtërinë tuaj mariane.

 

  1. KUSHTOJANI TË SHTUNAT NË NDERIM TË MARISË

Kisha jonë ditën e shtunë ja kushton së Lumes Zojës së Bekuar. Vizito ndonjë kishë që ka një kapele apo statujë të Marisë dhe lute ndërmjetësimin e Saj. Është një ditë e shkëlqyer për t’u përqendruar tek ajo dhe për ta lënë atë t’ju përgatisë për të marr Birin e saj në Eukaristi, qoftë në Vigjiljen e së shtunës ose të dielën. Kijeni parasysh të shkoni në Rrëfimin e së shtunës si pjesë e kësaj përgatitjeje.

 

  1. BËJE NJË VEPËR TË POSAÇME TË BAMIRËSISË

Zgjidhni një nga ditët e shënuara të festës në tetor – për shembull Zoja Rruzares (7 tetor), çdo të shtunë (pasi të gjitha të shtunat i kushtohen Marisë) ose festën e Papës Shën Gjon Pali II më 22 tetor (ai ka qenë i njohur për përshpirtërinë ndaj Rruzares) – dhe bëni një vepër të veçantë bamirësie për dikë në nevojë. Këtë paraqitja Jezusit nëpërmjet Zemrës së Papërlyer të Marisë.

 

  1. LUTE RRUZAREN PËR ÇDO DITË GJATË MUAJIT OSE LUTE NË FAMILJE

Nëse nuk e keni bërë tashmë, pse të mos filloni të lutni Rruzaren çdo ditë. Ose provoni të lutni një Rruzare familjare apo edhe vetëm një dhjetëshe së bashku. Lëreni secilin anëtarë të ndajë një njet për të cilin do të donte të lutej e gjithë familja.

 

  1. GJËJ MËNYRA PËR TË SHPËRNDARË RRUZARE TË TJERËVE

Mbase mund t’i jepni Rruzare një miku që po kalon një kohë sfide, ose të sillni disa në spitalin lokal ose në ndonjë shtëpi përkujdesi mjekësor për të shtrirët që do të kishin nevojë. Ndoshta ju mund të bashkoheni me një grup në kishë, si p.sh. Grupi i Rruzares së famullisë tuaj dhe të përjetoni aktin e bukur të lutjes së Rruzares me të tjerët. Ndoshta mund ta formosh ti  vet  një grup ose të kërkosh prej anëtarëve të familjes ose miqve të ju bashkohen një herë në muaj, të premteve të para ose të shtunave të parë, për shembull, si një kohë e lutjes për njëri-tjetrin dhe për të ndarë kohë me Marinë. Nëse ke mundësi dhe kohë, lute Rruzaren e plotë një herë në javë, bashkohu me Vëllazërinë e Rruzares dhe bashkoji lutjet tuaja me lutjet e të gjithë anëtarëve, duke krijuar lidhje të bukur mbështetjeje dhe lutje të ndërsjellë që ju lidh me anëtarët e tjerë në mbarë botën./drita.info

 

Marr nga: 10 Ways to honor Our Lady of the Rosary in October…. and all rear round — Aleteia

Përktheu: Ardiana Hashani

Shpëndaje: