Ditët e Nënë Terezës 2023

Miq e dashamirë,

Ju prezantojmë programin e “Ditëve të Nënë Terezës 2023”, të cilat mbahen kryesisht në Prishtinë, pranë Katedrales Shën Nënë Tereza dhe në institucione tjera në kryeqytet.  Këto ditë janë njohje dhe përgatitje për ditëfestën liturgjike të saj, e cila do të jetë më 5 shtator.

 

E MËRKURË, më 30 gusht 2023 në orën 19.00, do të mbahet Ora letrare në Bibliotekën “Ernest Koliqi” që gjendet në Qendrën “Bogdanipolis”, Prishtinë.

E PREMTE, më 1 shtator 2023, në orën 10.45, Caritas Kosova do të mbajë Konferencë për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Bamirësisë, në Qendrën “Bogdanipolis”, Prishtinë.

E PREMTE, 1 shtator 2023, në orën 20.00, do të bëhet shfaqja e filmit të Nënë Terezës me projektor në muralin para Katedrales në Prishtinë.

E SHTUNË, më 2 shtator 2023, në orën 12.00, të rinjtë vullnetarë të famullisë së Prishtinës shtrojnë drekën për të varfrit pranë kishës “Shën Ndou” në Ulpianë – Prishtinë.

E HËNË, më 4 shtator 2023, në orën 15.00, do të mbahet Ekspozitë në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, me titull “Kujtesa e Kosovës: Ndërtimi i Solidaritetit, Rezistencës dhe Shpresës në Kosovë në vitet 90-ta”.

E HËNË, më 4 shtator 2023, në orën 19.00, do të shfaqet Koreodrama për Nënë Terezën (nga Ansambli Kombëtar “Bajram Curri”, në Qendrën “Bogdanipolis”, Prishtinë.

E HËNË, më 4 shtator 2023 në orën 20.30, do të jetë Premiera e filmit dokumentar “Shenjtërit e Ulpianës, Shën Flori dhe Lauri”, i realizuar nga regjisori Luan Kryeziu, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

E MARTË, më 5 shtator 2023 në orën 11.00, kremtohet Mesha solemne e ditës së festës së Shën Nënë Terezës në Katedrale në Prishtinë./drita.info

Shpëndaje: