Në ditëlindjen e shkrimtarit Ernest Koliqi, do të shënohet dita e bibliotekës “Ernest Koliqi” në Prishtinë

Shumë të dashur miq,
dashamirë të kulturës dhe të librit,

 

Me shumë gëzim ju lajmërojmë se, ditën e hënë, më 20 maj 2024, në orën 19:00, në kuadër të takimeve kulturore “Pena e Dritës” do të shënohet DITA E BIBLIOTEKËS e Bibliotekës “Ernest Koliqi” – Prishtinë, që gjendet në Qendrën “BogdaniPolis” në Prishtinë, në ditëlindjen e Ernest Koliqit, shkrimtar e kontribues i madh i arsimit shqip në Kosovë.

Lectio Magistralis do të mbajë studiuesja e letërsisë Agnesa Beqiri me titull “Proza moderne e Koliqit“. Me këtë rast do të bëhet edhe prezantimi i librit të posa botuar “Proza moderne shqipe. Koliqi, Pashku, Hamiti“, me autore Agnesa Beqiri, botim i Sh. B. “DRITA”.

Takimi kulturor do të jetë i pasuruar edhe me një program artistik.

Krejt në fund do të shtrohet një koktej rasti në Agorà.

Takimi është i hapur për të gjithë.
Ju mirëpresim!
Shpëndaje: