Në orët e para të së dielës, më 27 mars 2022 do të fillojë ora verore. Akrepat do të zhvendosen një orë (60 min) përpara, nga ora 02:00 në ora 03:00. Do të flemë më pak, por do të fitojmë një orë më tepër dritë.
Orët ndryshojnë në mënyrë që të shfrytëzohet sa më shumë drita natyrore gjatë stinës së verës dhe për të kursyer konsumimin elektrik.
Prej vitit 1966 është vendosur zyrtarisht ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Europën, Kanadanë dhe ShBA-n, ndonëse kohët e fundit ka pasur disa tentime në BE për ta ndryshuar këtë praktikë, megjithatë ende nuk është arritur një pëlqim i përgjithshëm për një ide të tillë.
Ora verore do të zgjasë deri të dielën e fundit të tetorit, përkatësisht në natën mes të shtunës më 29 tetor 2022 dhe të dielës më 30 tetor 2022./drita.info