Nesër, ditë e shtunë, më 2 prill, në Stubëll të Epërme, komuna e Vitisë, organizohet Udha e Kryqit.
Në këtë përshpirtëri tradicionale të Kreshmëve, marrin pjesë famullitë e Dioqezës sonë, e cila lutet në kodrën e Stubllavaqës, ku gjendet kryqi i martirëve të karadaket.
Udha e Kryqit do të jetë në orën 11:00, e cila niset nga kroi i shtruzhit, që gjendet në rrëzë të kodrës së Stubllavaqës, e do të vazhdohet përpjetë kodrës duke u lutur në 14 ndalesat deri në majen e kodrës ku gjendet Kryqi./drita.info