Një kombinim brilant i mësimit të fesë me teknologjinë moderne

Nëse jeni kureshtar, ju bëni pyetje – edhe për tema të vështira. A mund të sigurojë mësimi katolik përgjigje të përshtatshme për jetën tënde në kohën e sotme? Në këtë libër do të gjeni 200 pyetje të guximshme të të rinjve për Zotin dhe për moralin. Atë Michel Remery u jep përgjigje plotëkuptimta nëpërmjet Tweet-eve me 140 apo më pak karaktere, me shpjegime të bazuara në Katekizmin e Kishës Katolike dhe në Bibël. Ai arrin të tregojë se si feja është logjike edhe në shek. 21! Ai të ndihmon ta njohësh Jezusin, të tregon se të lutesh dhe jep shpjegime për sakramentet. Ai i zbulon disa nga kapitujt më të vështirë të historisë së Kishës dhe ju ndihmon të gjeni çfarë do të thotë të jetoni jetë të mirë dhe me qëllime të qarta.

Ky libër është për:

  • Të rinj dhe të reja, të cilët janë kureshtar për fenë katolike
  • Katolikë të sapo pagëzuar dhe për katekumenë
  • Secilin që dëshiron t’i rifreskojë njohuritë e veta për fenë
  • Ata që duan të flasin me të tjerët për fenë e tyre

Është një kombinim brilant i mësimit të hershëm të fesë sonë me teknologjinë moderne më të mirë” – Kardinal Dolan

Një përshtatje brilante me dimensionin e shenjtë, të lëvizshëm dhe të medieve të reja për Ungjillizimin e ri” – Patrick Madrid

Shpëndaje: