Një budist e gjen Jezusin nëpërmjet Nënë Terezës

Një takim personal me Nënë Terezën dhe veprën e saj në shërbim të të varfërve, të mënjanuarve dhe të vdekurve e çoi një të ri japonez në një udhëtim besimi dhe konvertimi. Atë Francisko është një prift i misionar i bamirësisë, i cili në veprën e Nënë Terezës e ka gjetur Zotin. Një dëshmi e gjallë për të kuptuar se në jetët e shenjtërve Zoti na shfaqet e na thërret për ndryshim e jetë të dinjitetshme.

“Unë kam lindur në një familje budiste; Unë nuk dija për Jezusin, krishterimin, katolicizmin apo ndonjë gjë tjetër.” tha ai. “Por unë pashë në një mënyrë shumë të dukshme se si vepron Jezusi nëpërmjet shembullit të Nënë Terezës.” – përfundon Atë Francisko Akihiro

Si një vullnetar i ri budist, Atë Akihiro ishte mahnitur nga thjeshtësia dhe afërsia e Nënë Terezës: “Ajo ishte e vogël dhe kur e takova e kisha ndjenjën si të takoja një gjyshe,” – shprehet ai. “Zakonisht, kur doni të takoni dikë të famshëm, edhe kur i kemi  përballë është vështirë për t’i arritur. Por, ajo gjithmonë më bënte përshtypje se na afrohej dhe vinte te ne”.

Akihiro u pagëzua në Kishën Katolike dhe u bë prift, në mesin e etërve të bamirësisë të themeluar nga vetë Shën Nënë Tereza, duke lënë shtëpinë e tij në Japoni; ai tani jeton dhe punon në Indinë veriore për t’u shërbyer të varfërve, siç bëri Nënë Tereza.

Nënë Tereza shpesh thoshte se njerëzit – më shumë sesa të dëgjojnë – duan të shohin shembuj. Kjo u bë edhe një e vërtetë për të riun japonez, i cili përmes veprës së dashurisë së Nënë Terezës e gjeti Zotin dhe tani jeton sipas këtij shembulli./ drita.info

Shpëndaje: