Njeti Papës për muajin nëntor: të lutemi për shpirtin e dialogut, takimit dhe pajtimit në Lindjen e Mesme

“Të lutemi që në Lindjen e Mesme të lind një shpirt i dialogut, i takimit dhe i pajtimit.” Kjo është grishja që Papa ju bën të krishterëve në videomesazhin e muajit nëntor të realizuar nga Rrjeti botëror i lutjes së Papa Françeskut, i cili shpërndan njetin e lutjes mujore të Papës.

Teksti i plotë i Papës:

Në lindjen e mesme bashkëjetesa dhe dialogu mes religjioneve monoteiste bazohet në lidhjet e tyre shpirtërore dhe historike.

Nga kjo tokë na ka mbërri Lajmi i Mirë i Jezusit të ringjallur nga dashuria.

Sot, shumë bashkësi të krishtera, bashkë me ato hebreje dhe myslimane, punojnë për paqen, pajtimin dhe faljen.

Të lutemi që në Lindjen e Mesme të lind një shpirt i dialogut, i takimit dhe i pajtimit./drita.info

Shpëndaje: