Pyetja: Unë nuk jam pagëzuar sepse jetoj në Iran, dhe kjo këtu është e pamundur. A më konsideroni megjithatë se jem i krishterë? Lutem rregullisht, e lexoj Biblën pothuajse çdo ditë, lus rruzaren, por nuk mund të shkoj në Kishë dhe të ndjek Meshën të dielave. Si mund ta thelloj besimin tim? (Sourorosh, Teheran, Iran)
Përgjigja e Papës: Për shkak se ti jeton në një vend, situata politike dhe fetare e të cilit është kaq specifike, unë të kuptoj plotësisht. Më thua se nuk je pagëzuar, por dëshiron të jesh i krishterë. Unë të përgjigjem, “Atëherë, ti je i pagëzuar!” Sepse përveç pagëzimit me ujë, ka edhe pagëzim me gjak dhe pagëzim me dëshirë. Një person, i cili nuk është pagëzuar dhe vdes me vdekjen martire, vdes si i krishterë. Sa i përket pagëzimit me dëshirë, unë do ta formuloj atë si në vijim: Nëse dëshiron të jesh i krishterë, ti tashmë je i krishterë. Edhe pse nuk e ke marrë sakramentin, ti je i krishterë. Shumë njerëz duan të pagëzohen, por nuk munden… E në disa vende, kthimi në krishterim ndëshkohet me vdekje./drita.info