Më 15 gusht 2022, në Shenjtëroren e Letnicës është kremtuar festa e madhe e Të Ngriturit e Marisë Virgjër në Qiell. Meshën solemne të festës në orën 11:00 e ka kryesuar argjipeshkvi Tiranë-Durrës, ImzotArjan Dodaj, në bashkëmeshim të ipeshkvit të Prizren-Prishtinës, Imzot Dodë Gjergji, meshtarëve të shumtë të dioqezës sonë.
Në vijim e gjeni të plotë homelinë e kryesuesit të meshës solemne, Imzot Arjan Dodaj.
Të dashur vëllezër e motra,
i dashur vëlla Imzot Doda,
i dashur rektor i kësaj Shenjtërore Don MarjanDemaj,
të dashur shtetgtarë të Zojës!
Jemi mbledhur këtu për të kremtuar një ndër festat më të dashura e më antike të dedikuara ndaj Virgjërës së Shenjtë, festën e Zojës së Ngritur në Lavdinë e Qiellit me shpirt e me trup, pra me gjithë qenien e saj njerëzore, pra në tërësinë e personit. Kjo festë, veçanërisht në këtë vend të bekuar e të shenjtë, ku ruhet kjo statujë kaq e dashur për popullin tonë, na jep lirinë që të ripërtërijmë dashurinë tonë ndaj Virgjërës Mari dhe këtu së bashku të admirojmë e të lëvdojmë për mrekullitë e mëdha, që i Gjithëpushtetshmi ka bërë për të, në të dhe nëpërmjet Saj.
Ndërsa jemi së bashku, besojmë fuqishëm në praninë e Virgjërës Mari, e sodisim atë si Nënë që na dhuron hirin e Saj, e nëpërmjet Saj jemi të thirrur këtu të shohim ekzistencën tonë, jetën tonë. Të mbledhur nga anë të ndyshme, jo vetëm të Kosovës, por edhe nga ato vende të emigrimit ku jemi banues, këtu përballë Zojës, kemi hirin të takojmë Nënën e Zotit e të shikojmë më në thellësi veten tonë. Po, këtë e bëjmë, sepse edhe ekzistenca jonë e përditshme me problemet dhe shpresat e saj merr më shumë dritë me Marinë, Nënën e Hyjit, merr dritë nga ecja e Saj shpirtërore, merr dritë nga ajo pikë lavdie në të cilën ndodhet Ajo këtu, siç në harkun e viteve, por edhe të shekujve, populli ynë ka ditur të marrë dritë këtu edhe midis peripecive të ndryshme të historisë së vet, kaq të vuajtur e shpeshherë të martirizuar, të persekutuar e në të njëjtën kohë, edhe pse kohë të vështira, ka ditur të marrë dritë, siç është dritë figura e shenjtës sonë të dashur Nënë Terezës, që këtu pikërisht ka ditur të gjejë dritën e vet.
Të lejojmë atëherë që të udhëhiqemi edhe ne nga tekstet e Shkrimit të Shenjtë, që liturgjia e sotme po na ofron. Të shohim fillimisht atë imazh që libri i zbulesës na vendos përpara, të cilit i bën jehonë edhe Ungjilli i Lukës, pra ajo “arkë” në leximin e parë, “…u dëgjua se u hap tempulli i Hyjit, që është në qiell, e u duk në tempull arka e besëlidhjes së tij.” (Zb 11,19). Arka në Besëlidhjen e Vjetër, është simboli i prezencës së Hyjit në mes të popullit të vet. Por ne e dimë shumë mirë që në Besëlidhjen e Re, arka e vërtetë, nuk është më thjesht një kuti, por Hyji e banon popullin e vet, nëpërmjet Virgjërës Mari. Hyji, pra, banon në një person, banon në një zemër, Marinë. Ajo e ka mbajtur në gjirin e vet Birin e Hyjit të amshuar, Birin e Zotit që është bërë njeri, Jezusin, Shpëtimtarin tonë. Maria pra, është Arka e Besëlidhjes, sepse ka ditur të pranojë në vete Jezusin, ka pranuar në vetvete Fjalën e gjallë, ka pranuar në vetvete gjithë vullnetin e Hyjit të vet. Jemi të thirrur në këtë takim të marrim këtë angazhim të parë, vijmë këtu për të lejuar që Fjala e gjallë e Krishtit, prania e Birit të Hyjit, dashuria e Tij, të banojë në zemrat tona, që edhe ne, kudo që jemi në Kosovë, në Shqipëri, kudo që jemi në trevat tona, apo ne emigrim, të jemi “arkae Besëlidhjes së Re” që të mund të mbajnë praninë e Krishtit.
Po, Hyji nëpërmjet Marisë, ka dashur atëherë të lidhë këtë arkë besëlidhjeje, në mënyrë përfundimtare me mbarë njerëzimin, nëpërmjet Krishtit.
Në librin e Zbulesës vëmë re se si thuhet: “Një shenjë e madhe u vu re në qiell, një grua e veshur me diell, me hënën poshtë këmbëve të saj e mbi kokë një kurorë me dymbëdhjetë yje, ajo ishte shtatzënë, lindi një bir, djalë i destinuar për të udhëhequr (Zb12,1;5 ).
Po vëllezër e motra, madhështia e Marisë, Nënës së Hyjit plot me hire, plot me veprimtarinë e Shpirtit Shenjt është në qiell, në qiellin e Hyjit, megjithë veten e Saj, në shpirt e në trup. Për këtë, që nëkëtë kremtim të sotshëm, ne kujtojmë Virgjërën Mari, si Ajo që e gjen e gjitha e pastër, e bukur, e ëmbël,është e përcjellë në qiell, në tempullin qiellor. Pra, kjo arkë e shenjtë e Hyjit që ka mbajtur në vete Krijuesin, tashmë pushon në tempullin e Zotit, tashmë banon në qiell.
Sot Kisha këndon dashurinë e pafund të Hyjit për këtë krijesë tëPapërlyer, të pastër e të bukur, pasi Ajo, Maria, vazhdon të na japë e të na dhurojë gjithmonë nëpërmjet Kishës, Krishtin, Shpëtimtarin e njerëzimit.
Maria për këtë arsye na fton edhe ne sot, që të jemi kjo arkë në të cilën është e pranishme fjala e Hyjit, prania e Hyjit, në mënyrë që njerëzit të takojnë njëri-tjetrin në praninë e Hyjit, që të jetojnë me njëri-tjetrin në unitet, që të bëjmë që Zoti i pranishëm midis tyre, të thellojë ndaj tyre njohuritë e gjërave qiellore, pasi kalon lavdia e kësaj bote.
Ungjilli i Lukës që kemi dëgjuar, na dëfton që kjo arkë e gjallë qëështë Maria, pasi la shtëpinë e Nazaretit, vihet në udhëtim drejt Malit, për t’u takuar me ngut me kushërirën e saj Elizabetën, vihet në ecje me nxitim. Po, vëllezër e motra, gjërat e Zotit meritojnë të kenë nxitim, janë të vetmet gjëra që meritojnë krejt nxitimin e angazhimin tonë, janë ato që kërkojnë të kenëurgjencë, përparësi, që të vënë Hyjin në vend të parë. Në fakt, mbarë njerëzimi, gjithmonë e më shumëpo jeton sikurse Zoti nuk ekziston e atëherë duke humbur raportin me Zotin, humbim paqen e humbim jetën. Maria na rikthen te mesazhi ekzistencial dhe esencial i jetës së secilit prej nesh, që Zoti ekziston dhe Ajo është përcjellëse e pranisë së Zotit. Në fakt, Maria shkon te Elizabeta, por nuk hyn vetëm aty, ajo mban në gjirin e saj tëBirin, qëështë Hyj i vetëm, i bërë njeri. Vetë Elizabeta dhe Gjon Pagëzuesi, po priste që Maria të sillte Birin e Hyjit, e për këtë, ndërsa Gjoni kërcen prej gëzimit në gjirin e Elizabetës, Elizabeta vetë do të thotëçfarë kam bërë unë që të vijë tek unë Nëna e Hyjit, është pra vetë Shpirti Shenjt që i hap sytë Elizabetës për të dalluar në Marinë,Arkën e Besëlidhjes, Nënën e Hyjit qëvjen ta vizitojë atë.
Gjon Pagëzuesi atëherë në gjirin e nënës së tij Elizabetës, vallëzon prej gëzimit,ashtu si Davidi vallëzonte përballë arkës së Besëlidhjes. Po, Maria është Arka e Re e Besëlidhjes, përballë së cilës zemra e secilit prej nesh vallëzon prej gëzimit. Maria, Nëna e Hyjit prezente në botë nuk e mban për vete prezencën e Krishtit, por e ofron duke e bashkëndarë me hiret e Hyjit.
Vëllezër e motra, sot kemi ardhur në këtë vend të bekuar, sepse Maria dëshiron të na shpërndajë dhuratën dhe Hirin më të madh, praninë e Krishtit.
A e kemi marrë atëherë praninë e Krishtit sot në këtë ditë, nëpërmjet kësaj Nëntsheje festën e Zojës së Letnicës, nëpërmjet sakramentit të rrëfimit?
A e kemi marrë praninë e Krishtit nëpërmjet dashurisë vëllazërore, a e kemi marrë prezencën e Krishtit nëpërmjet pajtimit në familjet tona? A e kemi praninë e Krishtit nëpërmjet rifillimit të një jete të re?
A e kemi marrë praninë e Krishtit, duke lejuar që ai të thërrasë në ekzistencën e një të riu/të reje për t’i shërbyer Mbretërisë së Qiellit në jetën e meshtarisë dhe të jetës së përkushtuar?
Po, Maria sot na dhuron praninë e birit të vet, Maria me të vërtetë atëherëështë shkaku dhe arsyeja e gëzimit tonë dhe ashtu siç i pëlqente të thoshte veçanërisht, Nënë Terezës, pasi Shpëtimtari Krishti,është midis nesh.
Ndërsa flasim për Marinë, flasim vërtetë për secilin prej nesh edhe ne jemi të destinuar për këtë dashuri të pafund të Hyjit që na pret,çdo herë që dorëzohemi përballë vullnetit të Tij.
Në këtë solemnitet të Zojës së Ngritur në Qiell, të shohim Marinë, Ajo na hap me shpresë në të ardhmen plot me gëzim, na mëson udhën për ta takuar atë, për ta pranuar në fe birin e saj. Mos ta humbin miqësinë me të, por të lejojmë që të ndriçohemi e të udhëhiqemi nga fjala e Tij, ta ndjekim ditë pas dite edhe në momentet në të cilat janë më të forta kryqet dhe vuajtet tona.
Maria, Arkae Besëlidhjes, që është në këtëShenjtore të Letnicës, na tregoftë në thellësi udhën e shndritshme të jetës tonë, me takimin me Krishtin në shërbimin e Kishës, nëmbrojten e identitetit të popullit dhe të fesësonë me gëzim, hare e paqe. Amen./drita.info
(Titulli është i redaksisë)