Imzot Dodë Gjergji: Në Shenjtëroren e Letnicës shfaqet prania e shekujve të krishterimit apostulik ndër ne!

Më 14 gusht, është kremtuar solemnisht Vigjilja e Zojës së Letnicës, përkatësisht vigjilja e festës “Të Ngriturit e Marisë Virgjër në Qiell”, në Shenjtëroren dioqezane të Kishës sonë në Letnicë.

Meshën e shenjtë e ka kryesuar bariu ynë, Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me argjipeshkvin e Tiranës, Imzot Arjan Dodaj, dhe meshtarë të shumtë të dioqezës. Gjatë kësaj meshë, që ishin të pranishëm mijëra besimtarë, u pagëzuan edhe tre katekumenë nga Famullia e Prishtinës.

Në homelinë e tij Imzot Doda, duke u refletkuar mbi ungjillin e ditës, tha se të krishterët janë njerëz të lumë, sikurse është Maria Viregjër, pasi ata janë njerëz që e dëgjojnë Fjalën eZotit. Maria është e lume pse e ngjizi, e lindi dhe e rriti Jezusin, kurse ne jemi të lumë pse atë e dëgjojmë dhe e dëshmojmë me jetët tona.

Po e sjellim në vijim homelinë e transkribuar nga redaksia jonë:

 

Fort të dashur vëllezër dhe motra,

ju motra të nderit të pranisme të të gjitha kongregatave,

meshtarë dhe argjipeshkëv Arjan,

ju që keni me u pagëzua,

e nderuara ministre dhe ju që jeni pagëzuar dikur ne ketë vend këtu.

 

Kemi ardhur për të nderuar në radhë të parë Nënën e Zotit tonë, si për çdo vjet,për ta falënderuar Zotin për të gjitha të mirat që na i ka dhënë dhe për të gëzuar së bashku në shpirt dhe në zemër për fenë që e kemi, sepse në ketë vend, siç e kam thënë për çdo vjet pothuajse,e po e përsëris edhe sivjet, është përkund shpirti i popullit tonë, është përkundur aq shumë dhe aq mirë saqë nuk e ka zënë gjumi kurrë për të dashur Hyjin, për të dashur dheun, për të dashur kombin, për të qëndruar në histori.Por edhe nesot, në këtë vend e përkundemi shpirtin tonë, sepse nuk na rahatohet shpirti në prani të Zotit pothuajse askund ma mirë së këtu prandaj edhe vijmë të gjithë me gëzimin e krishterë që na karakterizon.

Një ditë ju kam thënë meshtarëve se,ne me 5 shtator kemi festën e të shenjtës Nënës Terezë dhe sado që mundohemi me ju thirr me qenë atje, as çereku juaj nuk vjen, sepse nuk është krijuar hala ajo tradita e shpirtit sikur është krijuar këtu tradita e shpirtit të gjeneratave.

Pse ne jemi këtu ose çfarë duhet të meditojmë sot në ketë vend të shenjtë? Përgjigja është sepse jemi të lumtur, siç na e thote ungjilli. Dy fjali i ka ungjilli i sotëm, por është shumë i thellë dhe i rëndësishëm, sepse thotë lumë gjiu që e ka ushqyerKrishtin, që d.m.th e lume është Nëna e Tij, Zoja e Bekuar, në Shenjtëroren e të cilës ne sot jemi duke kremtuar; dhe fjalia e dytë, të lumë janë ata që e dëgjojnëfjalën e Zotit. E kush janë të lumë këtu? Jemi ne të lumë që e dëgjojmë fjalën e Zotit.

Pse është e lume Zoja e Bekuar? Në zanafillë kur njeriu ka ra në mëkat dhe është përmbysur rendi hyjnor mbi krijesat, atëherë Zoti iu ka shpall luftë bijve të gjarprit dhe pasardhësve të tij, sepse mbi pasardhësit e të bijve të gjarprit ka thënë Zoti do të mbizotërojnë të bijtë e gruas.E,biri i gruas është vetëm Krishti. Krishti ka dashur t’i bashkojë vëllezët dhe motrate tij në një bashkësi, duke i lindur përsëri në shpirt nëpërmjet pagëzimit e duke i bashkuar në bijësinë e Hyjit e në vëllazëri shpirtërore të vetes së tij, ashtu që të gjithë të pagëzuarit janë bijtë e Hyjit, si Krishti, janë të bijtë e gruas dhe e dëgjojnë fjalën e Zotit.

Fjala e Zotit te ne është përhapur që në kohën e apostujve dhe ajo është mbajtë gjallë në kohërat më të vështira të së kaluarës tonë por kjo fjalë kurrë nuk është ndal, kjo fjalë është folur jo vetëm me gojë, por është folur me jetë, është folur me gjak, është folur me durim, është folur me qendrë; kjo fjalë e Zotit ka qenë vepruese në jetët tona, në familjet tona, në kishat tona, në vendin tonë dhe në popullin tonë.Prandaj ne sot e falënderojmë Zotin që në popullin tonë ka filluar të rizgjohet vetëdija e vlerësimit të fesë të parëve dhe guximi i kthimit.Për këtë edhe për çdo vjet ne pagëzojmë këtu dhe në Katedrale, e kudo nëpër kisha tona, duke i ripërqafuar të gjithë ata të cilët duan të kthehen në fenë e të parëve, të gjithë ata të cilët duan të ripërqafojnë Krishtin e të jetojnë në këtë vend duke e jetësuar vazhdimësinë e shekujve sot e në gjeneratat që do vinë, për ta bërë pranì fjalëne Zotit në zemrën e kombit tonë, në zemrën e njeriut tonë sepse fjala e Zotit e dhënë nëpërmjet Birit të gruas, Jezu Krishtit, të mishëruar në kraharorin e sajë, gjirin e të cilës e ka thithë. Të qenët e lume e Marisë, që buron prej mishërimit të Fjalës dhe bashkimit intim që ajo ka pasur, bëhet lumni përsecilin prej nesh, sepse ështëFjalë që kënaq shpirtin, na mëson si duhet të duami Hyjin mbi gjithçka e të afërmin si vetveten; është fjalë që na mëson me e durua të keqen por mos me ju nënshtrua kurrë, është fjalë që e zbut shpirtin të mos ketë kurrë urrejtje, është fjalë që e ushqen, e frymëzon që të lulëzojë dashuria në shpirtin e atyre që besojnë, të jetë paqja brenda zemrave të atyre që janë pagëzuar e që e duan të klithin si në ungjill: lumë ata që e kanë Fjalën e Zotit nëzemrën e vet.

Vëllezër dhe motra fort të dashur,

Ne, me fuqinë e shpirtit të Zotit, jemi ata që jemi, me fuqinë e Shpirtit të Zotit duhet edhe njëherë ta rindezim dashurinë, ta rindezim edhe njëherë entuziazmin e fesë, të qëndresës ndaj së keqes dhe të jemi dritë që shkëlqen, e rreze që ngrohë zemrën e secilit njeri në Kosovë, por me dëshmi e me jetë duke zbatuar dhe duke jetuar fjalën e Zotit, se përndryshe shpirti ynë as nuk do të arrijë të bëjë dritë e as nuk do të arrijë ta ngroh zemrën e vet.

Sot, debatet në shoqërinë tonë hapën në shumë drejtime, se çdokush do me mbërri e me kap diçka në këtë kohë.Kemi edhe shumë debate të vëllezërve tanë, që nuk besojnë si ne, a duhet apo nuk duhet me e qitë shaminë.Është punë e tyre kjo, por kombi ynë duhet ta ruaj qytetërimin e vet, vendi jonë duhet ta ruaj orientimin e tij dhe populli jonë duhet të ec përpara atje ku është nis e jo të kthehet mbrapa.Zgjidhja jonë është të kthehemi në fenë e të parëve sikurse kanë vendosur këta që do t’i pagëzojmë tani. I urojë me gjithë zemër për guximin e për heroizmin shpirtëror që e tregoni në ketë kohë ju që do të pagëzoheni sot e ata që janë pagëzuar dikur. Amen/drita.info

Shpëndaje: