Për të gjithë besimtarët dhe dashamirët e Shenjtërores së Zojës së Letnicës, vendi i lutjes dhe i shtegtimit, Dioqeza jonë Prizren-Prishtinë, ka bërë publike programin e festës “Ngritja e Marisë Virgjër në Qiell” e njohur te populli ynë si Zoja e Madhe, apo edhe si Zoja Cërnagore, e cila festohet më 15 gusht.
Duke ju ftuar që të na bashkoheni në shtegtim dhe lutje në këtë festë të madhe të Kishës sonë, ju paraqesim programin në vijim:
14 GUSHT – VIGJILJA E FESTËS
Ora 11:00: Mesha e përkujtimit të shugurimit të Kishës në Letnicë.
Ora 13:30: Në Kishën e Zemrës së Krishtit në Viti bëhet nisja e shtegtimit tradicional drejtë Shenjtërores së Letincës. Shtegtimit të besimtarëve dhe meshtarëve i prinë bariu ynë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.
Ora 17:00: Pritja solemne e Ipeshkvit dhe shtegtarëve
Ora 17:30: Mesha në gjuhën kroate.
Ora 19:00: Mesha e Vigjiljes në gjuhën shqipe, i prinë Sh. T. Imzot Dodë Gjergji. Pas meshe do të jetë procesioni tradicional me truporen e Zojës.
Ora 22:00-24:00: Adhurim, lutje dhe meditim në dy gjuhë – shqip dhe kroatisht.
15 GUSHT – DITA E FESTËS
Ora 07:00: Mesha në gjuhën shqipe
Ora 09:00: Mesha në gjuhën kroate
Ora 11:00: Mesha solemne e Festës. I prinë argjipeshkvi i Tiranë-Durrës, SH. T. Imzot Arjan Dodaj. Pas meshe procesioni tradicional me truporen e Zojës së Letnicës.
Zoja e Letnicës – lutu për ne!