Nga Prof. dr. Jahja Drançolli
Në ditët e fundit është ringritur një tezë e hamendësuar rreth identitetit fetar të arbërve në periudhën paraosmane, duke krijuar edhe një konfuziun publik kinse në Kosovë ka pasur një kishë ortodokse arbërore. Po e sjellin një reagim të mediavelistit tonë të mirënjohur Prof. Jahja Drançolli në lidhje me këtë çështje, të cilin e ka postuar në murin e tij personal në facebook.
Postimi i plotë i ilustruar:
Për dilemën e shfaqur me zë të lartë ditë më parë në një emision televiziv: Cili ishte identiteti ynë fetar në periudhën paraosmane, katolike apo ortodokse?! Çfarë thonë dokumentet papnore dhe dokumentet e tjera përkatëse?!
Papa Calixtus II (Kaliksti II) sipas bullës të tij të viteve 1119-1124, kishte konfirmuar se në fillim të shekullit XII Serbia nuk kishte formacion të pavarur kishtar. Së bashku me zotërimet e saj ajo ishte pjesë e Kryedioqezës Katolike Romane të Tivarit (Antivari-Antibari), e cila në atë kohë zotëronte edhe dioqezat e mëposhtme të ritit katolik roman: Diocletanensem (Dioklea), Antibarensem (Tivari), Buduensem (Budva), Scatarensem (Shati), Dulchinensem (Ulqin), Suvacinensem (Shasi), Scodrensem (Shkodra), Drivastinensem (Drishti), Polatinensem (Pulti), Serbiensem (Serbia), Bosoniensem (Bosnja) dhe Tribensem (Trabuni). Ndërsa, Kisha e territorit të sotëm të Kosovës, në atë kohë ishte në juridiksionin e ipeshkvisë së Kishës Katolike Romane të Prizrenit, e cila pas shkatërrimit të Justiniana Secunda (Ulpiana), mori kompetencë juridike dhe titullare. Në fakt, edhe pse Ipeshkvia e Prizrenit përmendet në dokumentet e perandorit bizantin, Bazili II (1019/1020), ka të dhëna indirekte se ipeshkvi i Prizrenit përmendet më herët (në vitin 458), në kontekstin e Koncilit të Kalcedonit më 451. Ipeshkvia e Prizrenit përfshinte Rrafshin e Dukagjinit dhe Rrafshin e Kosovës së sotme!
Struktura fetare e paraqitur më sipër kishte filluar të pësonte ndryshime në kohën e Dushanit, mbret i Rashës (Serbisë), i cili sipas Kodit të tij nga vitet 1349, 1355, legjitimoi persekutimin e katolikëve jo vetëm arbëror, por edhe kroat e boshnjak, proces ky që është intensifikuar fuqishëm sidomos me themelimi i Patriarkanës së Pejës në vitin 1557 nga Perandoria Osmane!
Burimi: Fragment nga manuskripti i Biblioteksë së Vatikanit, No. 7109, fleta 2!