Raportimet e gazetave zvicerane për Nënë Terezën

Një udhëtim në kohë

 

Nga Zef NOKA

 

Dy skena si hyrje

Ishtë shtator  i vitit 1989, regjimi komunist ende sundonte Shqipërinë. Gazetari zviceran Hermann Schlapp udhëton drejt Shqipërisë. Ai i shkruan dhe boton përshtypjet e tij në Neue Zürcher Nachrichten me titullin: Shqipëria: Sekreti i harruar në Ballkan.[1]

Schlapp raportoi në atë kohë, ndër të tjera: “Një shaka në histori është sigurisht fakti që “shteti i parë ateist në botë” nxori një murgeshë katolike si laureate të Çmimit Nobel për Paqe: Nënë Tereza e Kalkutës është shqiptare. Doja të dija se çfarë mendojnë njerëzit për të. “Njerëzit nuk e kanë idenë për këtë. Mediat tona nuk raportojnë për këtë”. “Dhe ju,” këmbëngula unë, “a nuk keni dëgjuar kurrë për të?” – “Oh po, po, thjesht dëgjoj “Deutsche Welle” (kanalin me valë të shkurtra të Republikës Federale) dhe shikoj televizion italian.”[2]

Në Shqipëri ishte e ndaluar të raportohej për veprën e Nënë Terezës. Ndalimi i vendosur nga regjimi i Enver Hoxhës, i cili vazhdoi pas vdekjes së tij deri në kthesën politike në fillim të viteve 1990, nuk u drejtua vetëm kundër mediave të huaja për të “mbrojtur” vendin nga ndikimet e “imperializmit evropianoperëndimor”, por edhe kundër “kundërshtarëve shqiptarë të regjimit”, të cilët regjimi komunist i klasifikoi si ”kërcënime” për të raportuar për ta. Nënë Tereza ishte një prej tyre.

Nga ana tjetër duhen dalluar rrethanat e shqiptarëve në Jugosllavinë komuniste dhe atyre në Shqipëri. Ana e zezë e regjimit komunist në Jugosllavi ishte “disi më e butë” se në Shqipëri.

Ndryshimi i skenës. Një ekspozitë për Nënë Terezën hapet më 24 shtator 2016 në dhomat e Arkivit Shtetëror në Lucern. Këtu ekspozohen dokumente të ndryshme trashëguara arkivit nga Eugen Vogt që janë gjetur në Arkivin Shtetëror të Lucernit.[3] Në njoftimin për mediat e arkivit në atë kohë, ndër të tjera thuhej se “Arkivi Shtetëror i Luzernit ka dokumente të shumta për veprën e Nënë Terezës nga trashiqimia e Eugen Vogt të Lucernit sie dhe institucioneve dhe njerëzve të tjerë që kanë mbështetur punën e murgeshës nga Zvicra. Arkivi i Shtetit do ekspozoj disa nga këto dokumente, duke përfshirë disa letra origjinale të Nënë Terezës, si pjesë e një ekspozite të vogël në hollin e Arkivit Shtetëror nga data 24 shtator deri më 7 tetor 2016. Ekspozita është projektuar në bashkëpunim me Institutin Shqiptar në St. Gallen.[4]Këto dokumente tregojnë se Organizata Zviceriane e Ndihmës për Nënë Terezën, me qendër në Lucern, mblodhi 45 milionë franga donacione nga viti 1964 deri në vitin 1992. “Nëse lexohen disa nga dokumentet dhe qarkoret nga Organizata Zvicerane e Ndihmës për Nënë Terezën, me qendër në Lucern, mund të mrekulloheni vetëm me atë që kanë bërë zviceranët për Nënë Terezën, veçanërisht Eugen Vogt, Johanna Schürch-Rösli, Hans Burkart Elisabeth. dhe Caspar Arquint.”[5]

Këtu nuk do të shkruaj për këtë literaturë të gjetur, por për lajmet, raportimet në gazetat zvicerane për Nënë Terezën kur ajo ishte ende gjallë dhe bënte punën e saj. Këtu nuk përfshihen programet dhe raportimet televizive. Në këtë punim përfshihen vetëm ato gazeta që ishin në dispozicion të autorit.

Puna e paraqitur këtu është e strukturuar në atë mënyrë që lexuesi të mund të lexojë sekuencat e ngjarjeve dhe raporteve apo lajmeve për Nënë Terezën në mënyrë kronologjike deri në vdekjen e saj.

 

Si u bë i njohur angazhimi i Nënë Terezës në Zvicër

Nënë Tereza udhëtoi për në Indi në vitin 1929. Që nga ajo kohë fillon pjesa e jetës së saj në Indi. Atje, para se t’ua kushtonte jetën të varfërve, punoi për shtatëmbëdhjetë vjet në shkollën e Shën Marisë në Indi, ku fillimisht punoi si mësuese dhe më vonë si drejtoreshë. Në një udhëtim nëpër Kalkutë më 10 shtator 1946, ajo ndjeu një thirrje për të ndihmuar të varfrit. Puna dhe angazhimi juaj do të bëhet gjithnjë e më i njohur me kalimin e kohës. 20 vjet më vonë, në vitin 1964, Ati jezuit zviceran Henry Volken nga Zermatt-i vendos të shkonte në Indi për të shërbyer në kampet e refugjatëve Assam ku hindusët kishin ikur nga Pakistani lindor. [6]

Në vitin 1964 mbahet Kongresi Eukaristik në Bombei. Në këtë Kongres Botëror Eukaristik në Bombei dërgohet Eugen Vogt, [7]  i cili u rrit në Allschwil Baselland dhe ishte shumë aktiv në lidhjet dhe shoqatat katolike në Zvicër, së bashku me një grup në emër të Konferencës së Ipeshkvore Zvicerane.

Një familje zvicerane që jetonte në Bombei në atë kohë i fton dy zviceranët, etërit jezuitë Volken dhe Vogt dhe Nënë Terezën për drekë. Eugen Volg ndikohet aq shumë nga ky takim saqë pas kthimit të tij në Zvicër do bëhet një forcë shtytëse e punës së Nënë Terezës.[8] Vogt dhe shoqata “Organizata Zvicerane e Ndihmës për Nënë Terezën” bëjnë shumë për të ndihmuar që Nënë Tereza dhe puna e saj jo vetëm të mbështeten, por edhe t’i bëjnë të njohura. Edhe gazetat zvicerane fillojnë të raportojnë për veprimtarinë e Nënë Terezës.

 

“Një fëmijë i braktisur indian vjen në Zvicër”

Nën një urë të Shakti Nagar gjendet një fëmijë një muajsh dhe dërgohet te murgeshat e Urdhrit të “Misionareve të Dashurisë”. E përditshmja zvicerane die Tat, e datës 8 janar 1969, [9] raporton se kjo foshnje u adoptua nga një grua zvicerane. Përpara një shtëpie njëkatëshe modeste në një periferi të Delhit, fëmija i dorëzohet familjes së re zvicerane nga një murgeshë e urdhrit të themeluar nga Nënë Tereza 32 vjet më parë. “Zoti të bekoftë,” i thotë një murgeshë gruas zvicerane që rrezatonte kur ajo dhe fëmija “saj” hipën në makinën që priste për ta çuar në aeroport, shkruhej në këtë gazetë. [10]

Rreth 5 vjet më vonë, në vitin 1974, Nënë Tereza viziton Zvicrën. Më 25 gusht të po këtij viti u zhvillua një konferencë në Villa Petra në Lucern, ku mori pjesë edhe Nënë Tereza. Në këtë konferencë organizatorët dolën me një “surprizë” me rastin e 64-vjetorit të Nënë Terezës. “Fëmija i braktisur” i përmendur këtu i uroi Nënë Terezës ditëlindjen dhe i dhuroi një buqetë me lule.[11]

 

“Caritas në shtetin social”

Vepra e Nënë Terezës njihet gjithnjë e më shumë në botë. Si mirënjohje për punën e saj, ajo mori çmime të ndryshme ndërkombëtare. Çmimet e fituara kontribuojnë në faktin se ajo po bëhej gjithnjë e më e njohur në media dhe reagimi ndaj punës së saj po bëhej gjithnjë e më i fortë dhe më popullor në një kohë kur bota vuante nga “lufta e ftohtë” dhe ajo ishte e ndarë në dy blloqe kryesore politike, në atë perëndimor dhe atë lindor.

            Gazeta Freiburger Nachrichten e 8 janarit 1971[12] raporton për “Çmimin e Paqes Gjoni XXIII” që iu dha Nënë Terezës. Ky artikull informon pse Pali VI. i dha asaj Çmimin e Paqes nga Fondacioni Balzan të Papa Gjon-it XXIII. Papa nuk i dha çmimin e paqes një organizate ndërkombëtare të merituar, por një rregultareje shumë të thjeshtë, për të kujtuar se në shtetin social të asaj kohe kishte ende vend për vepra të mëshirës, ​​se shteti nuk i plotësonte të gjitha nevojat, dhe sidomos se shteti nuk mund të ofron ngrohtësinë e nevojshme njerëzore. Me dhënien e çmimit Nënë Terezës, Papa sfidoi fuqinë e parasë me fuqinë e varfërisë, vetëmohimit dhe dashurisë si element zhvillimi, shkruante kjo gazetë në atë kohë.

Freiburger Nachrichten vazhdon të informojë lexuesit e saj për atë që raportoi vetë Nënë Tereza. Kongregacioni i saj, i themeluar 20 vjet më parë në Kalkutë, tani kujdeset për rreth 35.000 me lebrozë, 13.000 prej tyre në vetë Kalkutë. Pjesëtaret e kongregacionit obligojnë vetën në njërin nga zotim, të katërt të tyre, për t`u angazhuar për të plotësuar përkushtimin dhe dashurinë vetëmohuese. Ato jetojnë një jetë jo vetëm në varfëri shpirtërore, por edhe fizike, si shprehje e jetës së Krishtit. Ato janë më pak të shqetësuar për të ofruar ndihmë materiale sesa për të dhënë dashuri dhe për t’u treguar të varfërve dhe të braktisurve se nuk do të lihen vetëm. Për të ruajtur natyrshmërinë e kësaj pune, Kongregacioni nuk pranon asnjë donacion nga agjencitë qeveritare.

Ajo kishte thënë se “Çmimi i Paqes Gjoni XXIII.“ nuk e ka merituar, por me kënaqësi pranoi shumën e parave që e shoqëron çmimin, sepse ato do i sjellin dobi të varfërve dhe do përdoren për të ndërtuar një vendbanim tjetër për lebrozët të quajtur “Fshati i Paqes”. Kur pyetet nga një gazetar se çfarë mendonte për pretendimet se Kisha ishte shumë e pasur, Nënë Tereza u përgjigj: “Për këtë kurrë askush nuk më ka akuzuar”.[13]

E njëjta gazetë njofton pesë muaj më vonë për luftën kundër kolerës dhe kontributin e Nënë Terezës dhe motrave të saj. Ajo ka vendosur selinë e saj në Kali në një tempull të pa përdorur të Perëndeshës së vdekjes. Siç raportonin gazetat në atë kohë, sipas njoftimeve që kishin mbërritur në Romë, numri i të sëmurëve nga kolera thuhet të jetë 300 mijë. Caritas Internationalis ka bërë një thirrje urgjente për ndihmë për organizatat e Caritas-it në vendet individuale, dhe se Papa Pali VI kishte ndjekur nga afër operacionin e ndihmës në atë kohë.[14]

Në fillim të vitit 1972, Freiburger Nachrichten raporton se Nënë Tereza së shpejti do të mbërrijë në Bengalin Lindor “për të organizuar një program mbështetjeje në shkallë të gjerë për rreth 4,000 gratë që u përdhunuan nga ushtarët pakistanezë gjatë luftës së fundit dhe që tani janë shtatzëna. Para disa javësh, siç dihet, murgeshat kishte shkuar në rajonin e trazuar në Irlandën e Veriut.”[15]

 

Nënë Tereza viziton Zvicrën

 Më 25 gusht 1974 u zhvillua një konferencë në Villa Petra të Lucernit, në të cilën ishte e ftuar edhe Nënë Tereza. Kjo konferencë në atë kohë u organizua nga Eugen Vogt. Vogt takoi Nënë Theresa 10 vjet më parë (1964). Në këtë konferencë foli edhe vetë Nënë Tereza, e cila iu përgjigj shumë pyetjeve të pjesëmarrësve të interesuar për punën e saj. Gazeta Vaterland raportoi për këtë vizitë. [16]

Pas vizitës së Nënë Terezës në Lucern në mënyrë të hollësishme shkruan gazetat Luzerner Tagblatt, Vaterland dhe Entlebucher Anzeiger. Në gazetën Neusten Luzerner Nachrichten, një prezantim mbresëlënës i punës së Nënë Terezës u publikua në rubrikën “5 minuta me Kornelinë”, që lexohet para se gjitha nga gratë.[17]

Se si shkoi dita në një rreth të vogël është dokumentuar kryesisht nga shënimet e Eugen Vogt, fotot e tij dhe disa artikuj në shtyp. Pas përshëndetjes dhe prezantimit nga Eugen Vogt, flet Nënë Tereza dhe gazetari Hans Kurmann i gazetës Luzerner Tagblatt i kishte lënë një përshtypje të madhe kur shkruante në atë kohë: “Fytyra e saj, në kokë me një shami e thjeshtë, flet më shumë se goja e saj.” Ajo ka një mënyrë që “e hesht edhe entuziazmin”, shkruan ai në një artikull në atë kohë.[18] Kurmann që qtëherë guxoi të bëj profecinë: “Ne guxojmë të themi drejtpërdrejt: Nënë Tereza është një shenjtore”.[19] Më poshtë e keni një artikull të publikuar në Luzerner Tagblatt.

 

“Kongrsi Botëror Eukaristik i 41: Ndërtimi i urave për problemet në botë”

Në një artikull të gjatë të Martin Peter në Walliser Bote të 11 majit 1976, i cili bën një analizë “India në kërkim të identitetit dhe vetëbesimit kombëtar”, autori analizon problemet ekzistuese në Indi. Ai shkruan ndër të tjera se Nënë Tereza ndihmon disa që vdesin, një grusht fëmijë të vegjël të braktisur, për punën e saj flasin të gjithë.[20]

Si pjesë e raportimit në gazetat zvicerane, ka raportime edhe për organizimet ku ishte e pranishme edhe Nënë Tereza. Kongresi i 41-të Eukaristik në vitin 1976 tërhoqi vëmendjen e gjerë. Gazeta të ndryshme si Walliser Volksfreund, Walliser Bote dhe Freiburger Nachrichten raportojnë për këtë.

Motoja e Kongresit të 41-të Eukaristik Botëror që u mbajt në Filadelfia (SHBA) ishte “Jezusi, buka e jetës”, i cili mblodhi së bashku rreth një milion katolikë nga rreth 80 vende të ndryshme e që u zhvillua nga data 1 deri më 8 gusht 1976. Këtu trajtohen problemet e botës, veçanërisht ato të vendeve në zhvillim. Uria, problemet e ushqimit në shumë pjesë të botës, lufta globale për liri dhe drejtësi, dëshira për paqe dhe problemet me të cilat përballen gratë dhe familja ishin temat kryesore në mitingje, simpoziume, leksione, seminare dhe predikime. Sipas Walliser Bote, “Kongresi dëshiron të kontribuojë në faktin që vendet e pasura dhe njerëzit e tyre të ndërgjegjësohen për imoralitetin e luksit dhe virtytin e heqjes dorë në një botë plot me boshllëqe të thepisura sociale. Pikërisht nga ky këndvështrim u zhvillua edhe “Operacioni Rice Bowl”, me të cilin katolikët amerikanë përgatitën këtë takim mbarë botëror. Një simbol në njëfarë mënyre për këtë aspekt është prania e të famshmes Nënë Tereza, e regulltares nga Shqipëria, e cila me angazhim të rëndë personal ngriti një organizatë humanitare për të uriturit dhe sëmurët në shtratin e vdekjes në Kalkutë këtij qyteti indian”.[21]

Murgesha – Nënë Tereza – tani ndodhet në Kongresin Botëror Eukarist në Filadelfia (SHBA), ku po mbahet në të njëjtën kohë një “Simpozium mbi urinë”, shkruante Walliser Bote në atë kohë.[22] Në Filadelfia morën pjesë 60 kardinalë dhe rreth 500 ipeshkvinjë. Papa u përfaqësua nga kardinali australian i Kurisë James Knox, që ishte, si arqipeshkëv i Melburnit, nikoqir i Kongresin paraprak të vitit 1973.[23]

 

“Engjëlli i të varfërve” në listën e kandidatëve për Çmimin Nobel për Paqen

Në tetor 1976, Neue Zürcher Nachrichten informon se Komiteti Norvegjez i Çmimit Nobel kishte vendos të mos ndante Çmimin Nobel për Paqe për këtë vit dhe reagimi i “Qendrës së Informacionit profesionet e Kishës” në Freiburg, e cila e përshkroi këtë vendim si “të paktën befasues. ” Në këtë lajm thuhej më tutje: «Sipas qendrës së informacionit të ngritur nga Konferenca e Ipeshkvijve Gjermanë për Promovimin e profesioneve të Kishës, çmimi për Nënë Terezën, e cila ka ndihmuar njerëz të panumërt në nevojë që nga viti 1946 me motrat e saja në lagjet e varfra të Kalkutës dhe është kthyer në një simbol dashurie për paqen në mbarë botën, vetëm kjo do duhej t’i ishte mjaftuar Komitetit Norvegjez për ta nderuar. Vendimi është edhe më për të ardhur keq pasi shumë të rinj në veçanti shohin një shenjë shprese në këtë formë të dashurisë së krishterë për të afërmin e tyre.”[24]

Nënë Tereza, siç mund ta shohim këtu, ishte propozuar tashmë në vitin 1976 si kandidate për Çmimin Nobel për Paqen. Asaj iu desh të priste edhe 3 vjet për të marrë çmimin. Lajmet e mëvonshme na thonë se ajo përmendet si kandidate për çmimin Nobel që në vitin 1975.

 

Lajme të ndryshme për ngjarjet dhe pjesëmarrjen e Nënë Terezës

Në vitin 1977 autoritetet komunale të Romës kërkuan të lironin një shtëpi për të pastrehët, të cilën motrat e saja rregulltare e kishin ngritur në një ndërtesë komunale në qendër të Romës, e cila më parë kishte qenë e papërdorur, me arsyetimin se ambientet po nevojiten për vendosjen e zyrëve.

Ky justifikim i autoriteteve ishte vetëm një pretekst për gazetën e Vatikanit “Osservatore romano” dhe i gjithë procesi ishte “shumë i dhimbshëm” se “administrata e qytetit u ngrit kundër rreth 50 të pastrehëve të varfër dhe kujdestareshave të tyre”. Neue Zürcher Nachrichten shkroi për këtë me sa thuhet: “Komuniteti romak i motrave rregulltare të Nënë Terezës së Kalkutës me famë botërore, e cila kryesisht kujdeset për të pastrehët, duhet të nxirret vetë në rrugë.”[25]

Në prill të po këtij viti, gazeta të ndryshme raportuan për demonstratën masive kundër abortit në Milano, ku mori pjesë edhe Nënë Tereza. “Mbi 70,000 njerëz demonstruan kundër abortit dhe dhunës të shtunën në mbrëmje në Milano në një ngjarje të organizuar nga grupet katolike, në mesin e tyre ishte edhe Nënë Tereza legjendare e Kalkutës.”[26] Walliser Volksfreund raportoi se në fund të ngjarjes, Kardinali arqipeshkëv Colombo celebroi një meshë. Ndërsa 200 priftërinj shpërndanë kungimin.[27]

NZN gjithashtu raportoi se rreth 300 feministe kishin qëndrim tjetër. Në të njëjtën kohë, ato demonstruan në rrugë dhe kërkuan miratimin e menjëhershëm të projektligjit për legalizimin e abortit nga parlamenti italian.[28]

Personi Nënë Tereza dhe vepra e saj po bëhej gjithnjë e më i famshme. Ajo bëhet një personalitet për të cilin është raportuar, qoftë për punën e saj, praninë e saj apo angazhime të tjera. Nënë Tereza dhe reputacioni i saj ishin të pranishëm jo vetëm në çështjet që preknin shoqëritë më të gjera përtej kufijve kombëtarë, por edhe te individët dhe aktivitetet në Zvicër. Ajo shihej si një figurë udhëheqëse e frymëzuese.

Në shtator 1977, NZN raportoi mbi “Reflektimin ekumenik të Ditës së Lutjes” në kishën ekumenike të Gfenn, afër Dübendorf. Në pjesën e parë të shërbesës ekumenike u ngritën mendime për “ndarjen, komunikimin, ndryshimin e mënyrës së jetesës”. Baza për shkëmbimin e mendimeve ishte një letër e shkruar bashkërisht nga Nënë Tereza dhe Roger Schütz, kreu i urdhrit “Vëllezërit e Taizö drejtuar të rinjve të përkushtuar të krishterë.” Në thelb përmbante kërkesën për të ndarë të mirat materiale, për të komunikuar më shumë me njerëzit e tjerë, për të mbajtur më shumë kontakte në përgjithësi, shkurt: për të ndryshuar mënyrën e jetesës.[29]

India e Jugut goditet nga një fatkeqësi e rëndë moti në fund të vitit 1977. Dy uragane kaplojnë gjithë vendin më 11 dhe 19 nëntor me një shpejtësi prej 200 kilometrash në orë. Ata prekën edhe detin dhe shkaktuan një stuhi të madhe. Dëmet nga erërat e stuhisë dhe përmbytjet nuk mund të anashkaloheshin. Dëshmitarët okularë flisnin për 40.000 deri në 50.000 të vdekur. Mbi 100 fshatra janë zhdukur plotësisht nga toka. Vendi kishte nevojë për mbështetje. 10.000 krerë bagëti u mbytën nga stuhitë. Nënë Tereza dhe një zyrtar i lartë në terren i Caritas-it Indian ishin gjithashtu në zonën e fatkeqësisë për të mbështetur njerëzit. Caritas-i India-n (si anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Caritas) koordinon dhe monitoron ndihmën në vend, informonte në atë kohë lexuesit e saj Nidwaldner Volksblatt. [30]

 

Nënë Tereza nderohet me çmimin Balzan

Çmimi i famshëm Balzan i vitit 1978 e mori Nënë Tereza. Gazetave zvicerane nuk iu iknin as këto lajme, edhe pse ishin njoftime të shkurtra.  Nënë Tereza, e cila është aktive në bamirësi në Indi, së fundmi iu dha çmimi 500.000 franga i Fondacionit Ndërkombëtar Balzan për shërbimet e saj në fushën humanitare, njoftoi NZN lexuesit e saj në atë kohë.[31]

Der Bund publikoi gjithashtu një njoftim se Nënë Tereza, e cila punonte në Indi, iu dha çmimi 500.000 CHF  i Fondacionit Ndërkombëtar Balzan për shërbimet e saj në fushën humanitare.[32] Walliser Bote bëri një njoftim të ngjashëm për lexuesit e saj.[33] Më 1 mars (1979) çmimi për vitin 1978 në vlerë prej gjysmë milioni frangash do t’i dorëzohet Nënë Terezës nga Kalkuta, shkruan Freiburger Nachrichten.[34]

Punonjësi i NZN, Hannes Gamillscheg, në Oslo, shkruan në një artikull në fund të tetorit 1978 për kandidatët e mundshëm për Çmimin Nobel për Paqen. Ai këtu pos të tjerash shkruan: “Nënë Tereza është ende aktuale për çmimin Nobel, ndërsa ipeshkvi brazilian Helder Camara duket se nuk është më pjesë e diskutimeve të komitetit. Përzgjedhja është e madhe, gati 50 të nominuar, por numri i kandidatëve serioz është i vogël: “Nuk janë aq shumë ata që kanë bërë vërtet diçka për paqen dhe kanë arritur rezultate në këtë drejtim”.[35]

Siç mund ta shohim, Nënë Tereza ka qenë një kandidate e mundshme në listën e kandidatëve për çmimin Nobel të paktën që nga viti 1975. Ndërkohë, megjithatë, ajo mori çmime të tjera që e bënë atë një personalitet shumë të vlerësuar jo vetëm në Zvicër, por në mbarë botën.

Më 10 nëntor 1978, në NZN lexojmë se Gjon Pali II. “u kthye në banesën e tij të mërkurën pasi për dy orë foli me rreth 50,000 besimtarë dhe pelegrinë në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe në sallën e audiencës”. 30 mijë vizitorë, shumica të rinj, e prisnin Papën në Bazilikën e Shën Pjetrit. 20.000 të tjerë mbushën sallën e re të audiencës.

Në këtë audiencë të përgjithshme ai i drejtohet audiencës, “njeriu nuk mund të jetë aty për sistemin”, “por sistemi duhet të jetë aty për njeriun”. Nënë Tereza u prit po ashtu nga Papa Gjon Pali II. në audiencën e tij javore.[36]

            Walliser Bote e 2 marsit 1979 informoi se Nënë Tereza kishte marrë çmimin Balzan. “Në një ceremoni solemne në Academia dei Lincei në Romë të enjten, Nënë Terezës iu dha çmimi 500.000 CHF për vitin 1978 nga Fondacioni Ndërkombëtar Balzan. Nënë Tereza, siç quhet motra rregulltare e lindur në Shkup (sot Jugosllavi) në vitin 1910, punon në shërbim të të varfërve dhe të sëmurëve në Indi, veçanërisht në Kalkuta.[37] Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve morën pjesë edhe presidenti i atëhershëm italian Pertini dhe personalitete të tjera, përfshirë ish-kryeministrin e Italisë Andreotti dhe ministrin e jashtëm Forlani.[38]

 Nënë Tereza u nderua për veprën e saj vetëmohuese jetësore, për angazhimin e saj për paqen dhe miqësinë mes popujve, jep lajmin Freiburger Nachrichten.[39] Kurse gazeta Der Bund shkruan ngjajshëm: Nënë Tereza u nderua për veprën e saj vetëmohuese jetësore për angazhimin e saj për paqen dhe miqësinë mes popujve.[40]

 

Nga Çmimi Balzan i Paqes në Çmimin Nobel për Paqe

Çmimi Balzan për Nënë Terezën i paraprin Çmimit Nobel për Paqe. Njoftimi në Oslo se murgeshës Nënë Tereza i ishte ndarë Çmimin Nobel për vitin 1979, bëri që gazetat zvicerane të raportonin më në detaje. Fundja zviceranët kishin të drejtë të krenoheshin, sepse ata e mbështetën vazhdimisht misionin e motrave rregulltare të Nënë Terezës. Lajmi për çmimin Nobel për Paqe për Nënë Terezën u dha në gazeta të ndryshme zvicerane. Ato i njoftuan lexuesit e tyre në detaje për personin, veprën dhe origjinën e Nënë Terezës. Pas katër vitesh në listën e kandidatëve për Çmimin Nobel për Paqen, Komiteti Nobel në Oslo më në fund shpalli lajmin e mirë se Çmimi i Paqes do t’i shkonte Nënë Terezës.

“Çmimi Nobel i Paqes për Nënë Terezën” ishte titulli i njoftimit të Thuner Tagblatt. [41] Sipas kësaj gazete, “Vatikani” ka pranuar “me shumë kënaqësi” njoftimin “për ndarjen e këtij çmimi”. Në informimin për biografinë, Thuner Tagblatt shkruan se “Nënë Tereza u lind më 27 gusht 1910 me emrin Agnes Bojaxhiu si bijë e prindërve shqiptarë në qytetin sot jugosllav të Shkupit”.

Thuner Tagblatt shkruan më tutje: “Në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare ajo hyri në një rregull të motrave irlandeze në Kalkuta dhe u bë mësuese në një shkollë të mesme katolike. Në vitin 1946 ajo mori leje për të jetuar jashtë manastirit me më të varfrit e popullsisë dhe për t’iu përkushtuar jetimëve, lebrozëve dhe të sëmurëve. Dy vjet më vonë, me një vendim të Vatikanit, asaj i lejohet të largohej nga kongregacioni i saj dhe për këtë arsye ishte drejtpërdrejt në varësi të arqipeshkvit të Kalkutës. Pas tre muajsh trajnimi mjekësor në misionin amerikan në Patna, Nënë Tereza hapi shkollën e saj të parë të hapur (në natyrë) në një lagje të varfër të Kalkutës dhe themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” në vitin 1950, që sot ka mbi 700 murgesha dhe rreth 100 fretër, që shtrihen në pesëdhjetë komunitete në Azi, Afrikë, Lindje e Mesme dhe Evropë. Në vitin 1957, Nënë Tereza e zgjeroi punën e saj ndihmëse edhe për njerëzit e sëmurë nga lebroza. Lebrozët përfitonin gjithashtu nga të ardhurat e një Ford Lincoln të bardhë që iu dha Papa Palit VI. në dispozicion motrave rregulltare me rastin e Kongresit Eukaristik në Bombei më 1964. Gjatë udhëtimeve jashtë vendit në vitin 1960, Nënë Tereza themeloi misione të reja në Sri Lankë, Tanzani, Australi, Venezuelë dhe Itali. Në vitin 1970 u krijua një vendbanim i rregulltareve për refugjatët palestinezë në Jordani. Një vit më pas ajo themeloi një mision në Lagjen e Zezë të Nju Jorkut, Harlem, dhe në vitin 1971, pas luftës indo-pakistaneze në Bangladesh, një qendër pritjeje për gratë në Bangladesh që ishin përdhunuar nga ushtarët pakistanezë. Sot ka mbi pesëdhjetë kopshte, jetimore dhe klinika të themeluara nga Nënë Tereza në të gjithë Indinë. Në vjeshtën e vitit 1971, Nënë Tereza udhëtoi në Irlandën e Veriut, bëri një thirrje për paqe përpara grave katolike dhe bisedoi me udhëheqësin protestant, Lan Paisley.”[42] Një artikull me përmbajtje të ngjashme është publikuar edhe në faqen e parë në Der Bund.[43]

Dy ditë më vonë, gazeta “Der Murtenbieter” shkruan po ashtu për Çmimin Nobel për Paqen që kishte marrë Nënë Tereza dhe gjithashtu informoi lexuesin e saj se “Nobelistja në vitit 1971 e kishte marrë tashmë çmimin për paqe Papa Gjoni XXlll.. Nënë Tereza ishte nominuar për Çmimin Nobel nga shumë personalitete në vitet e fundit, duke përfshirë Senatorin Amerikan Edwurd Kennedy. Çmimi Nobel për Paqe lidhet këtë vit me një shumë prej 800,000 korona suedeze (rreth 304,000 franga). Nënë Tereza komentoi dhënien e çmimit Nobel në Kalkutë të mërkurën me vërejtjen se bota “i kishte njohur të varfërit” dhe e shihte çmimin si një vlerësim të të varfërve “të cilëve u shërbejmë”.[44] Nënë Tereza ishte gjithashtu fituese e “Çmimit Templeton” (1973). Në atë kohë, çmimi u konsiderua si çmimi më i lart në botë, i cili iu dorëzua nga familja mbretërore në Londër.[45]

Njoftimi për ndarjen e çmimit të paqes e gjejmë edhe në faqen e parë të gazetës Walliser Bote.[46] Gazeta publikoi të njëjtat informacione si gazetat e tjera të përmendura deri më tani. Veç kësaj, ishte ndryshe informacioni shtesë, se pas marrjes së informacionit nga Oslo, Papa Gjon Pali II. kishte shprehur vlerësimin e tij të madh për motrën rregulltare. Në vitin 1975, kur u bë e ditur se ajo ishte nominuar për Çmimin Nobel për Paqen, ajo kishte thënë në një intervistë me një gazetare indiane kur ishte pyetur se për çfarë do ta kishte përdor çmimin, ajo ishte përgjigjur: “Meqenëse është dhuratë nga Zoti, ai do të më njoftojë kur të vijë momenti”.[47]

Në rubrikën “Komentet e ditës” në faqen e parë të Walliser Bote të 19 tetorit 1979, gazeta njoftoi se Çmimi Nobel për Paqe i ishte dhënë një murgeshë: Nënë Terezës. Për këtë mund të shprehim disa mendime, shkruante gazeta, dhe publikon një koment me titullin: “Nënë Tereza dhe ne”. Ne po e riprodhojmë një pjesë të atij komenti këtu: “Kushdo që flet për Çmimin Nobel për Paqe, bartësit e këtij nderimi i gjejnë më shumë në politikë. Këtu i mendojmë gratë ose burrat që angazhohen për paqe në mbarë botën dhe që gjithashtu arrijnë sukses.

Kjo mund të jetë edhe ajo çka mendon zyra përgjegjëse në Oslo. Të kujtojmë se: Le Duc Tho dhe ministrit të jashtëm Kissinger iu dha ky  çmim për të nderuar përpjekjet e tyre për të arritur paqen në Vietnam. Amerikanët u tërhoqën nga ky vend, por lufta mbeti dhe se sot kjo pjesë e lartpërmendur e botës është më e grisur se kurrë. Begin dhe Sadat morën çmimin vitin e kaluar, me sa duket për të nderuar kontributin e tyre në përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme. Por kjo është ende një fuçi baruti dhe ndonjëherë gjuha që përdorin këta dy burrështetas është gjithçka tjetër por jo paqësore.

Parë nga ky sfond, ne duhet vetëm përshëndetur faktin se kësaj radhe është menduar për murgeshën katolike, Nënë Terezën, e cila kujdeset për të sëmurët dhe atyre të shtrirë për vdekje në Indi dhe ka gjetur imitues në të gjithë botën; për një grua me prejardhje shqiptare – një vend që bën aq pak për paqen – e cila sheh edhe dinjitetin e njeriut apo fytyrën e Zotit tek i sëmuri, i braktisuri, i fëlliquri dhe vepron për të tjerët. Nuk është aq shumë jeta saj që është e jashtëzakonshme – ka shumë njerëz me biografi dhe karriera të jashtëzakonshme – por është vepra e saj… “[48]

Nënë Tereza prezantohet në faqen e parë në formë komenti nga Erich Camenzind “Gonxheja e Shkupit”[49] në rubrikën “Pikëpamje” të gazetës Freiburger Nachrichten të 19 tetorit 1979. [50]

“Nënë Tereza”, fituesja e sivjetme e çmimit Nobel për Paqe, jo vetëm që ka heshtur kritikat e zakonshme për zgjedhjen e fituesit gjatë 10 viteve të fundit, por ka përmbysur edhe ceremoninë tradicionale: Në vend të banketit në prag të ceremonisë së ndarjes së çmimit, paratë do shkojnë për të uriturit në Kalkuta, shkruan Freiburger Nachrichten e 10 dhjetorit 1979. Ekuivalenti i 135 të ftuarve në banket mund të ushqejë për një ditë 10.000 deri në 15.000 njerëz të uritur, konstaton gazeta.[51] Më 14 shtator 1979, gazeta Blick botoi një letër falënderimi nga Nënë Tereza për lexuesit e saj për veprën ndihmëse të organizuar nga gazeta të titulluar “nëna e të shtrirëve për vdekje” në Kalkutë ku ishte mbledhur një shpumë prej 10.295 frangash. Paratë i dorëzohen asaj nga Eugen Vogt me rastin e ceremonisë së ndarjes së çmimit në Oslo. [52]

 

Vazhdojnë aktivitetet e Nënë Terezës – gazetat zvicerane shkruajnë

Pas marrjes së çmimit Nobel, Nënë Tereza tërhoqi vëmendjen e mediave në Jugosllavinë komuniste. Walliser Bote publikoi një njoftim të shkurtër se Nënë Tereza dëshiron të flasë me Tito-n.[53] Në një bisedë të botuar me gazetën e mbrëmjes të Beogradit “Novosti”, shkruan Walliser Bote më 23 tetor 1979, Nënë Tereza, e cila ishte shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqen, theksoi se ajo ndjehet si nënshtetase jugosllave. Ndër të tjera ajo theksoi se dëshiron një takim me presidentin jugosllav Tito. Gazeta zvicerane thekson më tej se “shtypi jugosllav deri më tani e ka shmangur gjithmonë përmendjen e nënshtetësisë jugosllave të murgeshës rregulltare dhe se në vend të kësaj shtypi jugosllav potencon prejardhjen e saj shqiptare”.[54]

Pas marrjes së çmimit Nobel, shohim se Nënë Tereza bën gjithnjë e më shumë jo vetëm për të varfrit, por edhe për paqen. Kështu ajo angazhua për lirimin e deputetit spanjoll Javier Ruperez, i cili u rrëmbye nga lëvizja e fshehtë baske Eta më 11 nëntor 1979. “Në një telegram të botuar në Madrid, laureati i sivjetmë i Çmimit Nobel për Paqen u kërkoi rrëmbyesve të lironin deputetin nga Unioni i Qendrës i cili u rrëmbye më 11 nëntor dhe kështu t’i sillte lumturi dhe gëzim vajzës së Ruperez në “Vitin e Fëmijës”, shkruan NZN.[55]

Në janar 1980, Walliser Volksfreund raportoi se, në një intervistë në televizionin italian, Nënë Tereza ka dhënë informacione për punën e saj të shpërndarë në mbarë botën, se kujdeset për 75.000 fëmijë në më shumë se 60 shkolla, 960.000 të sëmurë në 213 vende të ndryshme, 47.000 lebrozë në 54. qendra, 2000 jetimë në 20 shtëpi dhe 34.000 persona përjashtuar nga shoqëria në 23 shtëpi.[56]

 

Nënë Tereza viziton vendlindjen e saj

Gazetat në Zvicër shkruajnë edhe për këtë gjë. Walliser Bote në mesin e janarit 1980 publikoi informacionin se fituesja e çmimit Nobel e vitit të kaluar në mars do të vizitoj vendin e saj. Në njoftim thuhej: “Administrata komuniste e kryeqytetit të Maqedonisë, Shkupi, ka ftuar zyrtarisht Nënë Terezën, e cila lindi atje 70 vjet më parë si Agnes (Gonxhe) Bojaxhiu, vajza e një dyqanxhiu modest shqiptar. Të ardhurat nga shfaqjet e ndryshme që do të zhvillohen për nder të gruas më të famshme të qytetit do i destinohen për misionit që ajo themeloi 30 vjet më parë në Kalkuta të Indisë”.[57] Walliser Volksfreund gjithashtu raportoi për këtë.[58]

Me rastin e ditëlindjes së 70-të të Nënë Terezës, 27 gusht 1980, Walliser Bote publikon një portret të Nënë Terezës me titull: “Një jetë e realizuar”.[59]

 

Nënë Tereza para Sinodit

Në tetor 1980 në Romë mbahet Asambleja e Përgjithshme e Sinodit Botëror të Ipeshkvijve. Bëhej fjalë për numrin e madh të anulimit të kurorave në disa gjykata kishtare, të cilat në dhjetë vitet e fundit kishin një rritje pothuajse “marramendëse”.

Numri i tyre në periudhën e përmendur ishte rritur deri në 5000 për qind. Freiburger Nachrichten raportoi lidhur me këtë më 8 tetor 1980. Sipas të njëjtës gazetë, Prefekti i atëhershëm i Gjykatës së Lartë, Kardinali Pericle Felici, u ka bërë thirrje Konferencave Ipeshkvore në të gjitha kontinentet që të jenë edhe më vigjilente për funksionimin e gjykatave kishtare, të cilat, sipas tij, kanë lëshuar me lehtësi deklarata anuluese të kurorave. Mospërfillja ose trajtimi i pakujdesshëm i normave ligjore të procesit të martesës kishte çuar në tendencën e rritjes së vërtet të numrit të divorceve, edhe nëse kjo bëhej me një emër tjetër.

Për herë të parë, një çift nga Republika Federale e Gjermanisë dhe një çift nga Republika Popullore e Kongos, si dhe Nënë Tereza prej Kalkute në një seancë të tillë e thonë fjalën e tyre.

            Nënë Tereza ndau përvojat e saj dramatike me të varfrit ndër më të varfrit në lagjet periferike të qyteteve në mbarë botën. Duke iu drejtua ipeshkvijve, murgesha rregulltare tha: “Ipeshkvij, të varfrit kanë nevojë për dashurinë tuaj. Jepuni atë atyre edhe me anë të priftërinjve të shenjtë. Të varfrit janë shpresa dhe shpëtimi i njerëzimit.” Në fund të fjalës së Nënë Terezës, Papa mori fjalën i emocionuar për të falënderuar motrën rregulltare. Ai i luti ipeshkvinjtë për zbatimin kërkesës së Nënë Terezës.[60] Gazeta der Bund raportoi  po ashtu për këtë më 8 tetor 1980.[61]

Në gazeta u botuan edhe njoftime të ndryshme, si p.sh., “U mbajt një ligjëratë për Nënë Terezën”. [62] Shoqata e Nënave Naters organizoi një leksion me titull “Nënë Tereza Nëna e të Braktisurve”. Walliser Volksfreund raporton se At Alfred Menezes, kapuçin, prezantoi në një seri mbresëlënëse fotografi rreth “mjerimin dhe braktisjen e më të varfërve ndër më të varfrit në një mënyrë prekëse dhe mbresëlënëse. Shoqata e Nënave Naters falënderon At Alfredin që u tregoi atyre “se shëmbëlltyra e Samaritanit të mirë jeton edhe sot nëpërmjet Nënë Terezës së Kalkutës”.[63]

At Alfredi tregoi të njëjtën shfaqje fotografish në fund të marsit 1981 në shtëpinë e famullitare në Glis.[64] Puna e Nënë Terezës u vlerësua aq thellë nga njerëzit, sa që në një njoftim nekrologji mund të lexohej si në vijim: “Në vend që të dhuroni kurora dhe lule, merrni parasysh Shoqatën Ndihmë për Nënë Terezën”.[65] Kishte edhe njoftime negative, p.sh. se si një bandë hajdutësh kishte arritur të kapin dhe tjetërsojnë çeqet e dedikuara për nënë Terezën, se si një bandë hajdutësh në Indi ia kishte dalë të kapë një seri çeka  të dedikuar për organizatën humanitare të drejtuar nga murgesha katolike dhe laureat e çmimit Nobel për Paqe Nënë Tereza në Kalkutë.[66]

 Në vitin 1981 Nënë Tereza u nderua me një çmim tjetër. Ajo u nderua me Medaljen Përkujtimore Patër Marquette në Universitetin Marquette (shtetit federativ Milwaukee). Ky çmim kishte me vete një vlerë prej 150,000 dollarësh. Walliser Volksfreund i informon lexuesit e saj për këtë në qershor të të njëjtit vit.[67] Në qershor 1982, fituesja e çmimit Nobel për Paqen, Nënë Tereza, flet para studentëve në Amerikë.[68]

 

 

Nënë Tereza shkon në Bejrut dhe shpëton 37 fëmijë

Papa Gjon Pali II. dërgoi 72-vjeçaren bartëse e çmimit Nobel për Paqe Nënë Terezën si ambasadore të tij personale në Liban – për të treguar solidaritet me viktimat e sulmeve izraelite në qytet – raporton në NZN dhe publikon një foto të saj.[69]

Walliser Volksfreund shkroi në atë kohë se një ambulancë nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) i kishte sjellë fëmijët e keq ushqyer në një kolonë përtej të ashtuquajturës “vijë e gjelbër” që ndante kryeqytetin libanez. Dy katet e sipërme nga pesë katet e spitalit për të paaftët mendorë në lagjen Sabra, nga vijnë fëmijët, u shkatërruan nga predhat izraelite të fosforit, shkruan gazeta.[70]

Për këtë raportojnë gjithashtu edhe gazetat si Walliser Bote me titullin “37 fëmijë nga Bejruti Perëndimor u shpëtuan nga Nënë Tereza”,[71] Der Bund titulloi lajmin “Nënë Tereza shpëton 37 fëmijë nga Bejruti Perëndimor”[72] dhe dy ditë më vonë, e njëjta gazetë, përsëri informon lexuesit e saj se Nënë Tereza është kthyer në Bejrut për të ndihmuar në evakuimin e një grupi të fundit prej 29 fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe për t’i sjellë ata të sigurt në Bejrutin Lindor. 29 fëmijët i përkisnin një grupi prej 66 fëmijësh në një spital të dëmtuar rëndë për personat me aftësi të kufizuara mendore në mes të kampit palestinez Sabra të dëmtuar rëndë.[73] Walliser Bote e jep gjithashtu një lajm të shkurtër në lidhje me këtë rast.[74]

                   

Walliser Bote, 16. August 1982.                                                                Der Bund, 18. August 1982.

«Kapërcimi i shkretëtirave shpirtërore…
Në fund të tetorit 1983, një thirrje e përbashkët e Nënë Terezës dhe Frère Roger[76]  von Taizé[77] të titulluar ” Kapërcimi i shkretëtirave shpirtërore…” me përmbajtjen e plotë, që do riprodhohet edhe këtu, u botua në NZN: [78]Në gusht 1983, NZN publikon një njoftim të shkurtër se murgesha Nënë Tereza, e cila ishte bartëse e Çmimin Nobel për Paqe, kishte shkuar nga Berlini Lindor në Varshavë për një vizitë njëjavore në Poloni.[75]

«Zona të mëdha të tokës janë të mbuluara me shkretëtira shpirtërore. Aty ndeshesh me të rinj që janë formësuar nga braktisja njerëzore dhe një dyshim gjithëpërfshirës, ​​i shkaktuar nga frakturat që arrijnë deri në thellësi e të rinjve.

Edhe kur janë të etur për një jetë shpirtërore, aq shumë të rinj pushtohen nga dyshimi. Ata nuk janë në gjendje t`ia dhurojnë besimin Zotit, të besojnë, sepse nuk kanë gjetur besim tek ata të cilëve u janë besuar për shkak të rrethanave të tyre. Prishja e marrëdhënieve i ka plagosur ata në mënyrë të pafajshme në fëmijërinë e tyre ose në adoleshencën e hershme. Kjo shkakton skepticizëm dhe dekurajim: pse të jetojmë fare? A ka jeta ende një kuptim?

Në Kalkuta ka shtëpi të dukshme të vdekjes. . .,[79] por në botën perëndimore ka shumë të rinj që ndodhen në shtëpitë e vërteta të padukshme të vdekjes.[80] Një i ri në New York për shëmbëlltyrën e djalit të humbur, shprehet: “Në familjen time nuk ishte djali që u largua – neve na la babai”. Ka edhe prindër që i sigurojnë fëmijët e tyre materialisht, por nuk marrin pjesë fare në jetën e tyre. Shumë të rinj kërkojnë me vrull nostalgjik atë që dikur atyre nuk u ishte dhënë. Ata përpiqen, kryesisht në grupe të vogla, të përjetojnë përvoja të përbashkëta: ata ia lejojnë vetit të ujiten me të gjitha llojet e formave, madje edhe me ato më ezoteriket- kryesorja që ata të ndjehen mirë së bashku. Ata dëshirojnë të bashkohen me të rinj të tjerë, edhe me të rinjtë që kanë prindër, që nuk mund të jenë më empatikë. Prindërit e tillë i shohin më pas djemtë dhe vajzat e tyre duke u larguar prej tyre, edhe pse ata u kanë dhuruar atyre më të mirën nga vetja e tyre.

Thyerja midis brezave ka pasoja krejt të ndryshme: Ka të moshuar që detyrohen të përfundojnë jetën e tyre në izolim. Edhe pse janë të siguruar materialisht, duket sikur nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të presin vdekjen. Megjithatë, njerëzit në moshë të thyer shpesh kanë aftësinë për të dëgjuar të tjerët me vetëmohim të plotë.

Në një kohë të marrëdhënieve të dëmtuara dhe tronditjeve të fuqishme, ne marrim guximin t’u bëjmë një thirrje njerëzve të të gjitha moshave:

Për të qenë njerëz të gjallë dhe jo gjysmë të vdekur: Kërkoni Jezusin – të gjallin. Kërkoni atë edhe nëse mendoni se e keni humbur. Ai ju donë. Nëse e gjeni, do të gjeni gjithçka, dashuri, paqe, besim; atëherë ia vlen të jetosh. Ne të gjithë mund të bëhemi paqebërës dhe bartës të pajtimit aty ku jemi. Banesa jonë, sado modeste, duhet të jetë si shtëpia e Marisë në Nazaret: Një vend për të dëgjuar të tjerët, për t’i shoqëruar dhe për t’iu mundësuar kështu të gjejnë rrugën e tyre për të dalë nga kriza aktuale e besimit.

Në pleqëri, Gjoni ungjilltar thjesht vazhdonte të thoshte vazhdimisht: Zoti është dashuri. Aty ku është Zoti, aty ka dashuri. Nëse e doni njëri-tjetrin, thotë Jezusi, të gjithë do ta kuptojnë se jeni dishepujt e mi.

Le ta çojmë dashurinë e Jezusit te të vetmuarit, te të pikëlluarit, te të sëmurët, te disfatistët. Në këtë mënyrë shumë të tjerë do të kalojnë nga dekurajimi dhe dyshimi te besimi në Shpirtin e Zotit të gjallë.

Dhe kështu shumë të rinj, nga ana e tyre, do bëhen një ferment i paqes dhe i pajtimit, që aktualisht janë të një rëndësie të madhe jo vetëm ndër besimtarë, por edhe në gjithë familjen njerëzore”.

 

Doktoratat e nderit të Nënë Terezës

Gazetat raportonin për Nënën Terezë në shumë aspekte. Mes tyre ishin edhe doktoratat e nderit që ajo mori.

Në vitin 1976 ajo pranoi një doktoratë nderi nga Universiteti i Nju Delhit.[81] “Doktor nderi për Nënë Terezën” shkruante Walliser Volksfreund në nëntor 1982, ndërsa murgesha dhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqen Nënë Tereza iu dha një doktoratë nderi nga fakulteti i mjekësisë në Neu-Löwen. Në pashpresën dhe vetminë e vdekjes së më të varfërve, ajo dëshmon, siç thuhej në laudacio, në frymën e një mjeku të krishterë.[82] Në janar 1984 shkruhej se Nënë Tereza, laureate e Çmimit Nobel, e cila është nderuar për angazhimin e saj ndaj më të varfërve ndër të varfër, do të marrë një doktoratë nderi më 14 janar, sipas një informimi nga Universitetit të Nju Delhit.[83] NZN gjithashtu informoi për këtë.[84]

 

Nënë Tereza në rajonet e prekura nga lufta

Gazetat zvicerane raportuan gjithashtu për misionet dhe angazhimet e Nënë Terezës në rajonet e botës të prekura nga lufta.

Walliser Volksfreund shkruan në fund të dhjetorit 1984: “Ndërsa Papa Gjon Pali II. u drejtohej besimtarëve në mbarë botën, Nënë Tereza udhëtoi në Etiopi për të ndihmuar”.[85]

Në ditën e Krishtlindjes (1984) Nënë Tereza mbërriti për një turne dhjetëditor nëpër Etiopinë e goditur nga uria. Përballë kësaj katastrofe të vitit 1984, popullata zvicerane ishte veçanërisht e gatshme të dhuronte. Fushata “Glückskette” e realizuar nga radio dhe televizioni zviceran në bashkëpunim me tetë organizata zvicerane humanitare solli 26 milionë kundër urisë në botë. Me këto para u financua edhe zbutja e urisë në Etiopi.[86]

Në gusht 1985 në Freiburger Nachrichten nën titullin “bota” lexohet lajmi se uria në kampet etiopiane nuk është më aq emergjente. “Sipas fitueses së çmimit Nobel për Paqe, Nënë Tereza, situata nuk është më aq e keqe sa kur e vizitoi në dhjetor të vitit të kaluar. “Unë pashë të rriturit dhe fëmijët që ishin shumë më mirë, dhe ata qeshnin… Situata është më nën kontroll. Njerëzit marrin ushqim nga njerëz me qëllime të mira”, tha ajo të shtunën në Nairobi pas një udhëtimi tre-ditor nëpër kampet e njerëzve të uritur. Qeveria e Etiopisë po bën më të mirën për t’i kthyer njerëzit e evakuuar në zonat e tyre të banimit, ku pas reshjeve të fundit ata mund t`i punojnë arat e tyre. Por ka mungesë të farës, thotë Nënë Tereza”.[87]

Në janar 1985, Freiburger Nachrichten njoftoi se Nënë Tereza ishte në një vizitë dy-ditore në Kinë dhe publikoi një foto ku mund të shihej duke folur me peshkopin e Pekinit Fu Tieschan. Fu ishte kryetar i Bashkësisë Patriotike Katolike.[88]

Në tetor 1985 Nënë Tereza u nderua nga OKB për punën e saj vetëmohuese për të varfrit. Gazeta Thuner Tagblatt shkruante në atë kohë: “Pas një shfaqje maratonë me liderë politikë nga e gjithë bota, Kombet e Bashkuara nderuan fituesen e çmimit Nobel për Paqen Nënë Tereza të shtunën në mbrëmje. Më shumë se 1000 diplomatë dhe të ftuar shikuan pjesë nga filmi “Nënë Tereza”, që kishte premierën në Nju Jork dhe përshkruan punën e saj misionare, e cila shtrihej në 60 vende. Gruaja 75-vjeçare, e veshur me sari[89] me ngjyrë blu dhe të bardhë, palosi duart në një përshëndetje indiane kur u lexuan mesazhet nga presidenti amerikan Ronald Reagan dhe kryeministri indian Rajir Gandhi.”[90]

Neue Zürcher Nachrichten shtyp një mesazh të shkurtër se Nënë Tereza u largua nga Kuba pas një qëndrimi pesë-ditor pas themelimit të një shtëpie të rregullit të saj.[91]

Në vitin 1987 Etiopia bëhet “Republika Demokratike Popullore” dhe për herë të parë miraton një kushtetutë. Në mesin e të ftuarve të shumtë në tribunën e të ftuarve të nderit, bien në sy lideri i PLO-së Arafat dhe Nënë Tereza, si dhe kryetari aktual i Organizatës për Unitetin Afrikan Kenneth Kaunda i Zambisë, Presidenti Mubarak i Egjiptit, Kryeministri Mugabe i Zimbabve si president i të paangazhuarve dhe krerët e shteteve të Xhibutit dhe Tanzanisë, Gouled dhe Mwinyi, shkruan korrespondenti i gazetës “Der Bund”.[92]

Korrespondentja Gisela Widmer nga Nju Delhi botoi një artikull në “Der Bund” të janarit 1988 me titullin: “Kalkuta ose masa e mjerimit njerëzor”. Ajo përshkruan Kalkutën, ku jetojnë 11 milionë njerëz, në atë kohë, dhe situatën e rëndë. Ajo flet gjithashtu edhe për Nënë Terezën: “Megjithatë: Kalkuta, makthi i çdo urbanisti, e bën për njerëzit të pamundurën të mundur. Pa Kalkutën, Nënë Tereza nuk do të ishte bërë shenjtore sa ishte ende gjallë.

“Të varfrit e shumtë që pagëzuam dhe që më pas vdiqën dhe shkuan drejt e në parajsë”, shprehet Nënë Tereza, “të varfrit e shumtë janë ndihmësit tanë më të mëdhenj. 40.000 njerëzit që kaluan në amshim në paqe me Zotin në shtëpitë tona të vdekjes tani luten për ne dhe punën tonë”. Pa Kalkutën, artistët indianë nuk do të kishin as nënë afirmimi. Me Rabindranath Tagore, Kalkuta prodhoi të vetmin indian fitues të çmimit Nobel për letërsinë. Kalkuta është qendra e artit modern indian”.[93]

Një kongres tre-ditor për SIDA-n u mbajt në Vatikan në nëntor 1989. Këtu morrin pjesë studiuesit kryesorë të AIDS-it, kardinalët dhe ipeshkvinj, si dhe Nënë Tereza, punonjës socialë, teologë moralë dhe – si dëgjues – Papa Gjon Pali II. shkruan Freiburger Nachrichten.[94] Këshilli Papnor për Kujdesin Baritor në Sëmundje organizoi Kongresin në atë kohë.

 

Me rastin e ditëlindjes së Nënë Terezës, Neue Zürcher Nachrichten shkruan më 22 gusht 1990: “Nënë Tereze, themeluesja indiane e rregullit, sot i mbush 80 vjet. Nënë Tereza quhet edhe “nëna e të e të shtrirëve për vdekje”; për shërbimin e saj për më të varfrit e të varfërve ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1979.[95]

 

Nga vdekja nuk kursehet as Nënë Tereza

Raportimet e fundit në mediat zvicerane kanë të bëjnë me vdekjen e Nënë Terezës. Walliser Bote e titulloi në faqen e parë lajmin “Nënë Tereza ka vdekur”. Në faqen e dytë, e njëjta gazetë, vazhdon shkrimin me mbishkrimin: “Misionarja e bamirësisë nuk jeton më”. Këtu raportohet më në detaje për të dhe punën e saj.[96] Ne po e riprodhojmë nderimin që ja kushton që i bënë Walliser Bote e cila ka raportuar vazhdimisht për punën e Nënë Terezës dhe veprën e saj.

Nënë Tereza: Misionarja e Bamirësisë nuk jeton më [97]

Kalkutë / Bonn . — ( AP ) “Sëmundja më e rëndë që mund të përjetojë një njeri nuk është lebra apo tuberkulozi, por ndjenja për mos u shikuar nga askush, e padashurisë, e braktisjes nga të gjithë. Nënë Tereza, laureate e Çmimit Nobel për Paqe 1979, iu kundërvu kësaj në lagjet e varfra të Kalkutës dhe lagjet e varfra në 87 vende të botës me betimin e saj: “Duke u ofruar të varfërve shërbim tërësisht falas“.

Ajo themeloi Urdhrin e Misionareve të Bamirësisë dhe, së bashku me motrat e saj fetare, krijoi një shtëpi vdekjeje, shkolla, qendra për lebrozë, reparte spitalore, një klinikë tuberkulozi, një shtëpi për nënat e pamartuara dhe një maternitet në qytetin indian të Kalkutës. Por Nënë Tereza i qëndroi gjithmonë besnike parimit të saj: “Ky betim do të thotë se ne nuk mund të punojmë për të pasurit, as nuk mund të pranojmë para për punën tonë.” Nënë Tereza, Agnes Gonxha Bojaxhiu, e lindur më 27 gusht 1910 në Shkup, Maqedoni. Babai saj, një punëtor kishte shkuar atje nga Shqipëria. Edhe kur ishte vetëm dymbëdhjetë vjeç, ajo u ndje e thirrur për t’u shërbyer të varfërve. Një nga murgjit e një kolegjiumi të priftërinjve katolikë, anëtare e të cilit ajo u bë, shkroi letra entuziaste për punën misionare në Bengali, gjë që e shtyu atë të lajmërohet vullnetare atje.

Bëri gjënë e duhur

“Kur isha 18 vjeç, vendosa të largohem nga shtëpia dhe të bëhem murgeshë”, tregon më vonë Nënë Tereza.

Ajo kurrë nuk dyshoi për asnjë sekondë se kishte bërë gjënë e duhur. Por kishte ende një rrugë të gjatë për të bërë që nga marrja e vendimit dhe punës në lagjet e varfra.

Në vitin 1928 ajo shkoi për herë të parë në Loretto në Dublin dhe prej andej në Indi. Për gati 20 vjet ajo dha mësim gjeografinë në një shkollë në Kalkuta derisa i kërkoi leje eprorit të saj për të jetuar vetëm jashtë manastirit dhe për të punuar në lagjet e varfra. Papa Piu XII pranoi kërkesën e saj në 1948. Që atëherë ajo vishej me një sari të bardhë të thjeshtë me linja blu dhe një kryq në shpatull. Pas përfundimit të shkollimit bazë mjekësor, ajo hapi një shkollë në lagjet e varfra. Asaj i bashkohen shpejt vajza të reja, me të cilat më në fund themelon rendin e ri. Në vitin 1950 u mbajt kongregacioni i ri i Misionarëve të Bamirësisë. Tani ka rreth 3000 motra dhe 500 vëllezër në mbarë botën. Kjo bashkësi rregulltarësh ka rreth 400 degë në mbarë botën, kryesisht në vendet në zhvillim.

Nënë Tereza e kujton: “Gruan e parë që pashë e mora vetë nga rruga. Tashmë ajo ishte brejtur nga minjtë dhe milingonat.” Më pas, ajo e lutë administratën e qytetit t’i jepte “një vend ku mund të merrja njerëz të tillë, sepse në të njëjtën ditë kisha gjetur njerëz të tjerë që po vdisnin në rrugë”. Në vitin 1952 hapet shtëpia e parë për të shtrirët për vdekje.

(Në fillim të javës Nënë Tereza vlerësoi shprehimisht bujarinë e saj në një deklaratë për vdekjen e princeshës Diana. Bota humbi dy nga personalitetet e saj më të famshme këtë javë.)

«Një pikë uji në oqean»

Në vitin 1979, Nënë Tereza u nderua me Çmimin Nobel për Paqe pas doktoratave të panumërta nderi dhe çmimeve të tjera. Në laudaciot ajo mori vlerësimet më të larta për ndihmën e saj për njerëzimin e vuajtur. Pas dhënies së çmimit, Nënë Tereza shkoi në ligjërata dhe vizita të shumta jashtë vendit. Në përgjigje të kritikave se ajo që ajo kishte arritur ishte pak ose e parëndësishme, themeluesja e urdhrit thotë: “Ne e ndiejmë veten se ajo që bëjmë është vetëm një pikë në oqean.

              

Por nëse kjo pikë nuk do të ekzistonte në oqean, besoj se oqeani do të ishte më i vogël për shkak të pikës që mungon.” Nënë Tereza shpjegon se ajo nuk ishte pro rrugëtimit të madh, ajo që ka rëndësi për të është individi. “Nëse presim derisa të marrim numrat e mëdhenj, do të humbim në numra.” Ajo gjithashtu mori kritika për qëndrimin e saj rreptësishtë konservator katolik. Ajo ishte një kundërshtare e vendosur e abortit, kontracepsionit dhe divorcit. Në dokumentarin e filmit britanik, “Engjëlli i Ferrit: Nënë Tereza nga Kalkuta”, ajo u akuzua se pranonte donacione nga burime të errëta, si ish-diktatori i Haitit, Jean-Claude Duvalier. Por për kritikat që binin në sy Nënë Terezës, ajo thoshte: “Pavarësisht se kush çfarë thotë, ato duhet pranuar me një buzëqeshje dhe të vazhdohet me punën”. Pasi iu implantua një stimulues kardiak pas një sëmundjeje të rëndë në vitin 1989, Vatikani pranoi kërkesën e Nënë Terezës në vitin 1990 për ta liruar atë nga detyra e eprores. Që atëherë ajo i është përkushtuar edhe më shumë kujdesit për të sëmurët dhe nevojtarët.

(Nënë Tereza mori Çmimin Nobel për Paqen në 1979 dhe më vonë disa doktoratura nderi për angazhimin e saj të palodhur ndaj të varfërve në botë.)

 

Fjala përmbyllëse

Ajo që kemi trajtuar këtu për këtë temë nuk është përfundimtare. Kjo punë mund të shihet si një hyrje. Sepse në fushën e larmishme dhe të gjerë mediatike në Zvicër përfshirja të gjitha gazetave për kornizën kohore të konsideruar këtu do të ishte shumë sfiduese dhe shumë e vështirë për t’u arritur pa një projekt afatgjatë dhe të mbështetur financiarisht.

Këtu u bë një përpjekje për të ofruar një pamje të kontakteve të para të Nënë Terezës me Zvicrën, si ajo po bëhej gjithnjë e më e popullarizuar te njerëzit këtu në vend dhe puna e së cilës hasi këtu në mbështetje të konsiderueshme financiare. Gazetat zvicerane me lajmet, njoftimet, komentet e tyre për Nënën Terezë dhe angazhimin e saj dhanë një kontribut që ajo ishte e pranishme tek njerëzit me vite deri në vdekje, madje edhe më tej.

Nënë Tereza dhe vepra e saj u “zbuluan” shumë herët nga zviceranët dhe u nderuan në mënyrë përkatëse. Siç e kemi parë këtu, ajo vlerësohej gjithnjë e më shumë. Ajo dhe puna e saj kenë bërë që të jetë vazhdimisht prezentë në gazetat zvicerane.

Nëse krahasojmë mbështetjen që Nënë Tereza dhe vepra e saj mori nga zviceranët me mbështetjen nga Shqipëria, duhet të themi se për shkak të refuzimit që i bëhet asaj nga regjimi komunist në Shqipëri, ajo jo vetëm që nuk mund të priste asnjë mbështetje, por ishte e ndaluar edhe të përmendej emri e saj. Asaj iu desh të jetonte me dhimbjen e pamundësisë për të vizituar motrën dhe nënën e saj që po vdiste, sa ato ishin ende gjallë. Kjo ishte një ironi e kohës. Ajo u vlerësua në të gjithë botën dhe u quanin nënë, për Shqipërinë u klasifikua si “e rrezikshme”. Ajo arriti ta vizitonte Shqipërinë vetëm pas ndryshimit politik që përjetoi vendi në fillim të viteve 1990.

Ajo dhe puna e saj u vlerësuan ndryshe në zonat e banuara nga shqiptarët jashtë Shqipërisë. Në Jugosllavinë komuniste, lejohej të shkruhej dhe të informohej aty-këtu për punën e saj. Revista javore e Ipeshkvisë Katolike Shkup-Prizren, “Drita”, ka raportuar gjithmonë për punën e saj, në kushtet e rrethanave të asaj kohe. Ajo dhe vepra e saj e rëndësishme u njohën shumë herët nga kleri katolik shqiptar dhe u mbështetën moralisht, të paktën, për sa kishin mundësi.

Nënë Tereza ka mundur të vizitojë Maqedoninë dhe Kosovën pas marrjes së çmimit Nobel për Paqe. Siç e pamë këtu, për “atmosferën” në Jugosllavi në atë kohë u raportua shkurt në gazetat zvicerane.

Ky punim është një falënderim për të gjithë zviceranët për mbështetjen e pashprehur të madhe dhe të palodhshme që i kanë dhënë veprës së Nënë Terezës./drita.info


[1] Albanien: Das vergessene Geheimnis im Balkan, pjesa 1, Neue Zürcher Nachrichten, 5 shtator 1989 dhe pjesa 2 më 8 September 1989.

[2] Albanien: Das vergessene Geheimnis im Balkan (2), Ein gottlos stalinistisches Regime, NZZ, 8 shtator 1989.

[3] Më shumë për këtë: Fjala e Albert Ramaj më 24 shtator 2016 në Lucern me rastin e hapjes së ekspozitës për letrat e Nënë Terezës, Auf der Suche nach den Spuren von Mutter Teresa in der Schweiz, in: Auf der Suche nach den Spuren von Mutter Teresa in der Schweiz – Gesellschaft Schweiz–Albanien (schweiz-albanien.ch) (26 shtator 2016).

[4] Kjo trashigimi është gjetur nga Albert Rama nga Instituti Shqiptar. Krhs. Claudia Koch, Schweizer Briefverkehr mit Mutter Teresa, ForumKirche, 17-2016, fq. 5.

[5] A. Ramaj, Po aty.

[6] Për Henry Volgen, krhs.: https://de.wikipedia.org/wiki/Henry_Volken (21.11.2021); Albert Ramaj, Mutter Theresa und die Schweiz, in: http://albanisches-institut.ch/?p=1290&fbclid=IwAR2NwGJXPJIEKESoNlziKNpfnjhp40fDdEZ7uNdbw2uIZMddESjD7p4FGys (26 janar2012).

[7] Për Eugen Vogt krahaso.: https://de.wikipedia.org/wiki/Eugen_Vogt?fbclid=IwAR3joQPa5wY-KHYaDOUr-L-tVAy0FMhZ81vwXNpAeDAwomQ95ChfLSg6Nws (24.11.2021).

[8] Krhs. Ramaj, Mutter Theresa und die Schweiz.

[9] B. C. Nag, Indisches Findelkind kommt in die Schweiz, Die Tat, 8 janar1969, fq. 3.

[10] Po aty.

[11] Krhs. Jana Avanzini, Die «Heilige» und «das Inderli», https://www.zentralplufq.ch/die-heilige-und-das-inderli-751241/?fbclid=IwAR3iMUEQ8SDxrYkjE36KoJSiexSk-2ixMtbvcQBLz6coYrlKsPDJFq4rqC4 (04.09.2016).

[12] Caritas im Wohlfahrtsstaat, Freiburger Nachrichten, 8 janar 1971, fq. 12.

[13] Po aty.

[14] Mutter Teresa und die Cholera, Freiburger Nachrichten, 9 qershor 1971, fq. 1.

[15] Mutter Theresa nach Ostbengalen, Freiburger Nachrichten, 18 janar 1972, fq. 2

[16] Ein Nachmittag mit Mutter Theresa, Vaterland, 27 gusht 1974. fq. 5.

[17] Kështu shkruan Eugen Vogt në një tekst të shkurtër me makinë shkrimi për vizitën e Nënë Terezës. Krhs. Albert Ramaj, Mutter Theresa und die Schweiz…

[18] Jana Avanzini, Mutter Teresa besuchte Brieffreund in Luzern, Die «Heilige» und «das Inderli» in: zentralplufq.ch (vgl. oben).

[19] Po aty.

[20] Indien auf der Suche nach Identität und nationalem Selbstbewusstsein, Walliser Bote, 11 maj1976, fq. 8.

[21] Brückenschlag zur Welt, Walliser Bote, 29 korrik 1976, fq. 1. Rudolf Grimm, 41. Eucharistischer Weltkongress: Brückenschlag zu Problemen der Welt, Walliser Volksfreund, 29 korrik 1976, fq. 5.

[22] Mutter Theresa am Eucharistie-Weltkongress, Walliser Bote, 5 gusht 1976, fq. 2.

[23] Freiburger Nachrichten, 31 korrik 1976.

[24] Warum nicht Mutter Theresa?, Neue Zürcher Nachrichten, 28 tetor 1976, fq. 2.

[25] Obdachlosenheim soll geräumt werden, Neue Zürcher Nachrichten, Band, 18 janar 1977, fq. 2.

[26] Grosskundgebung gegen Abtreibung in Mailand, Freiburger Nachrichten, 22 prill 1977, fq. 12.

[27] Demonstrationen, Walliser Volksfreund, 25 prill 1977, fq. 1.

[28] Gegen die Abtreibung, Neue Zürcher Nachrichten, 25 prill 1977, fq. 2.

[29] Ökumenische Bettagsbesinnung, Neue Zürcher Nachrichten, 19 shtator 1977, fq. 5.

[30] Wirbelsturmkatastrophe in Indien: Schlimmer als alles in diesem Jahrhundert, Nidwaldner Volksblatt, 14 janar 1978, fq. 5.

[31] Balzan-Preis 1978 an Mutter Theresa, Neue Zürcher Nachrichten, 13 tetor 1978, fq. 2.

[32] Balzan-Preis 1978, Der Bund, 12 tetor 1978, faqja fundit.

[33] Balzan-Preis 1978 an Mutter Theresa, Walliser Bote, 12 tetor 1978, fq. 20.

[34] Freiburger Nachrichten, 5. Februar 1979, fq. 14.

[35] Hannes Gamillscheg, Kein Preis für Jimmy Carter, Nobelpreis für Sadat und Begin?, Neue Zürcher Nachrichten, 28 tetor 1978, fq. 2.

[36] Johannes Paul II. umjubelt, Neue Zürcher Nachrichten, 10 nëntor1978, fq. 2.

[37] Balzan-Preisübergabe an Mutter Theresa, Im Dienste der Armen, Walliser Bote, 2 mars1979, fq. 3.

[38] Die Stiftung geht auf Eugenio Balzan zurück, einen Mailänder Unternehmer, der mehrere Jahre in der Schweiz lebte. Erstmals wurde der Preis 1962 verliehen, dann erfolgte eine Neustrukturierung der Stiftung. Heute wird der Fonds in der Schweiz verwaltet, das Preiskomitee hat seinen Sitz in Mailand. Der Balzan-Friedenspreis wird alle drei Jahre verliehen. Für das laufende Jahr sollen drei Preise ausgesetzt werden, für Geschichte, politische Wissenschaften und Biologie, dotiert mit je 250 000 Franken. Po aty.

[39] Balzan-Preisübergabe, Für aufopferndes Lebenswerk, Freiburger Nachrichten, 2 mars1979, fq. 24.

[40] Claudio Willi, In Rom ist der Balzan-Preis feierlich übergeben worden, Der Bund, Band 130, Nummer 51, 2 mars1979, fq. 52.

[41] Friedensnobelpreis an Mutter Theresa, Sie hilft den Ärmsten in Indien, Thuner Tagblatt, 18 tetor 1979, fq. 18.

[42] Po aty.

[43] Die Ordensschwester Theresa erhielt den Friedensnobelpreis, Der Bund, 8 tetor 1979, fq. 1.

[44] Friedensnobelpreis 1979 für Mutter Theresa in Kalkutta, Der Murtenbieter, 20 tetor 1979, fq. 6.

[45] Krhs. Walliser Volksfreund, 11 maj1983, fq. 28.

[46] Wirken Mutter Theresas geehrt, Walliser Bote, 18 tetor 1979, fq.1.

[47] Po aty.

[48] Walliser Bote, 19 tetor 1979, fq. 3.

[49] Në gjermanisht emri i sajë shenohet si Agnes, këtu si: «Agnes von Skopje».

[50] Erich Camenzind, Gesichtspunkt, Agnes von Skopje, 19 tetor1979, fq. 1.

[51] Kein Festbankett, Freiburger Nachrichten, 10 dhjetor1979, fq. 20.

[52] Mutter Theresa dankt allen Blick-Leser, Blick, 14 dhjetor 1979.

[53] Mutter Theresa will Tito sprechen, Walliser Bote, 23 tetor 1979, fq. 2.

[54] Po aty.

[55] Mutter Theresa bittet Entführer um Freilassung von Ruperez, Neue Zürcher Nachrichten, 22 nëntor1979.

[56] Walliser Volksfreund, 14 janar1980, fq. 2.

[57] Mutter Theresa besucht Skopje Walliser Bote, 18 janar 1980, fq. 2.

[58] Walliser Volksfreund, 18 janar1980, fq. 1.

[59] Ein reicherfülltes Leben, Walliser Bote, 27 gusht 1980, fq. 1, 7.

[60] Freiburger Nachrichten, 8 tetor 1980, fq. 2.

[61] Der Bund, Band 131, Nummer 236, 8 tetor 1980, fq. 1.

[62] Walliser Volksfreund, 14 maj1980, fq. 3.

[63] Walliser Volksfreund, 9 dhjetor 1980, fq. 12. Krhs. Walliser Volksfreund, 25 nëntor1983, jepet një njoftim se është mbajtur një ligjeratë mbi jetën dhe veprën e Nënë Terezës. Referuesi është pritur shumë mirë prej publikut.

[64] Walliser Volksfreund, 24 mars 1981, fq. 6.

[65] Todesanzeiger über Margrit Rossy-Tinguely, Freiburger Nachrichten, 9 nëntor1981, fq. 8.

[66] Walliser Bote, 6 janar1984, fq. 20.

[67] Mutter Theresa geehrt, Walliser Volksfreund, 15 qershor 1981. fq. 7.

[68] Walliser Bote, 11 qershor 1982, fq.1.

[69] Mutter Theresa nach Beirut, Neue Zürcher Nachrichten, Nummer 186, 13 gusht 1982, fq. 8.

[70] Mutter Theresa rettet 37 Kinder, Walliser Volksfreund, 16 gusht 1982, fq. 7.

[71] Walliser Bote, 16 gusht 1982, fq. 2.

[72] Der Bund, Band 133, Nummer 189, 16 gusht 1982, fq. 3.

[73] Der Bund, Band 133, Nummer 191, 18 gusht 1982, fq.3.

[74] Walliser Bote, 18 gusht 1982, fq.1.

[75] Neue Zürcher Nachrichten, Nummer 179, 4 gusht 1983, fq. 9.

[76] Frère Rogers bürgerlicher Name war Roger Louis Schutz-Marsauche. Er wuchs in einem reformierten Pfarrhaus auf. Sein Vater Karl Ulrich Schütz është nga Bachs i Zürcher Unterland, nëna e tij Amélie Henriette Schütz-Marsauche prej Burgund. Roger ishte më i riu prej 9 fëmijëve. Krhs. https://de.wikipedia.org/wiki/Communaut%C3%A9_de_Taiz%C3%A9 (29.11.2021).

[77] Ishte themeluesi dhe paraardhësi i parë i Komunitetit Ekumenik Taizé. (Komuniteti i Taizé) përbëhet prej rregulltarëve meshkuj ndërkombëtar ekumenik në Taizé.

[78] Neue Zürcher Nachrichten, 29 tetor 1983, fq. 13.

[79] Shtëpitë e vdekjes quheshin ato shtëpi ku njerëzit e ndryshëm para vdekjes, të braktisur, fitonin në çastet e fundit të jetës së tyre një përkujdesje nga murgeshat e rregullit të Nënë Terezës.

[80] Këtu nën kuptohet një vdekje shpirtërore.

[81] Friedensnobelpreis 1979 für Mutter Theresa in Kalkutta, Der Murtenbieter, 20 tetor 1979, fq. 6.

[82] Walliser Volksfreund, 19 nëntor1982, fq.2.

[83] Walliser Bote, 6 janar1984, fq. 5.

[84] Mutter Theresa erhält Ehrendoktor, Neue Zürcher Nachrichten, Nummer 5, 7 janar1984, fq. 11.

[85] Walliser Volksfreund, 27 dhjetor 1984, fq. 1.

[86] Der Bund, Band 135, 27 dhjetor 1984, fq. 1.

[87] Freiburger Nachrichten, 5 gusht 1985, fq. 12.

[88] Freiburger Nachrichten, 22 janar1985, fq. 14.

[89] Veshje e stilit të grave indiane.

[90] Von UNO geehrt, Thuner Tagblatt, 28 tetor 1985, fq.2.

[91] Mutter Theresa errichtete Ordenshaus auf Kuba, Neue Zürcher Nachrichten, 10 nëntor1986, fq. 9.

[92] Silvia Höner aus Addis Abeba, Äthiopien wird zur «Demokratischen Volksrepublik» und erhält erstmals eine Verfassung, Mengistu zementiert seine Macht, Der Bund, 1 shtator 1987, fq. 3.

[93] Gisela Widmer, Die bengalische Metropole gilt als die ärmste Grossstadt der Welt – Trotz aller Misere auch eine Hochburg der indischen Kultur, Kalkutta oder die Masse menschlichen Elends, Der Bund, 7 janar 1988, fq. 3.

[94] Aids-Kongress im Vatikan, Freiburger Nachrichten, 13 nëntor1989, fq. 1.

[95] Neue Zürcher Nachrichten, Band 94, Nummer 197, 27 gusht 1990, fq. 9.

[96] Mutter Teresa ist tot, Walliser Bote, 6 shtator 1997, fq. 1.

[97] Mutter Teresa: Die Missionarin der Nächstenliebe lebt nicht mehr, Po aty. fq. 2. Freiburger Nachrichten vom 6 shtator 1997 informon po ashtu për këtë gjë.

Shpëndaje: