In Memoriam Vinçenc Gjini (1935-2022), kompozitor dhe profesor

Nga Rafet Rudi

 

Vinçenc Gjini dhe gjenerata e tij

Vinçenc Gjini në ambientin tonë kulturor njihet si kompozitor dhe si profesor shumëvjeçar i Akademisë së Muzikës (Fakultetit të Muzikës). Është autor i një mori veprash të disa gjinive të ndryshme (vepra korale, vepra solistike vepra orkestrale dhe vokalo-instrumentale). Ndër krijimtaria e gjërë korale to duhet veçuar veprat “Blegron delja” “Hijet”, Kantatat “Vatra e urtësisë”, “Ramiz o vëlla”, Të duam liri”, Solokënga “Letrat” Simfonjeta, disa simfoni etj. Është i njohur edhe me krijimtarinë e tij në fushën e muzikës popullore dhe asaj zbavitëse (muzikës festivaleske), me të cilën merrej në fazën më të hershme të veprimtarisë krijuese. Mbaroi studimet në Akademinë e Beogradit, drejtimi i Pedagogjisë së përgjithshme muzikore (apo drejtimi teorik, siç shpesh e quajnë). Afër dy decenie më vonë ai mbaron edhe studimet e Kompozicionit në Akademinë e Shkupit dhe në vitet ’70-ta (tashmë si dyzetvjeçar) fillon më seriozisht t’i kushtohet kompozimit.

Pa dyshim, veprimtaria pedagogjike është aspekti dominant i veprimtarisë së tij, për shkak se ai, duke i takuar gjeneratës së parë të muziktarëve tanë që studiuan në Akademinë e Muzikës, në fund të viteve pesëdhjeta, në kohën kur te ne bëheshin hapat e parë të krijimit të institucioneve arsimore të të gjitha niveleve në fushën e muzikës V. Gjini dha një kontribut shumë të çmuar.

E tërë kjo gjeneratë e muziktarëve tanë si Engjëll Berisha, Seniha Spahiu, Sevime Gjinali, Mark Kaçinari dhe natyrisht Vinçenc Gjnin, që studioi në Akademinë e Beogradit, është meritore për forcimin e funksionimit të Degës së Muzikës pranë Shkollës së Lartë Muzikore, e cila, siç dihet u formua në vitin 1962. Pikërisht integriteti i tyre pedagogjik si profesor të kësaj Shkolle dhe rezultatet që treguan ata, ishte argument kryesor që i bindi organet arsimore që qysh në vitin 1975, të formojë Degën e Muzikës pranë Akademisë së Arteve (që kishte filluar punën dy vite më parë). Pra, e gjithë kjo gjeneratë e arsimtarëve ishte meritore për transformimin e Shkollës së Lartë të Muzikës në Akademi të Muzikës.

Në disa shkrime tjera lidhur me zhvillimin e arsimimit të lartë, une që më parë kam shkruar se “𝐴𝑘𝑎𝑑𝑒𝑚𝑖𝑎 𝑒 𝐴𝑟𝑡𝑒𝑣𝑒, 𝑓𝑜𝑟𝑚𝑜ℎ𝑒𝑡 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑢𝑎𝑑𝑒̈𝑟 𝑣𝑎𝑙𝑒̈𝑠 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑏𝑎𝑗𝑡𝑢𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑧𝑔𝑗𝑒̈𝑟𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑈𝑛𝑖𝑣𝑒𝑟𝑠𝑖𝑡𝑒𝑡𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑃𝑟𝑖𝑠ℎ𝑡𝑖𝑛𝑒̈𝑠 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑣𝑎𝑧ℎ𝑑𝑒̈𝑛 𝑒 𝑛𝑗𝑒̈ “𝑧𝑔𝑗𝑖𝑚𝑖 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑠ℎ𝑒̈𝑚 𝑘𝑜𝑚𝑏𝑒̈𝑡𝑎𝑟”, 𝑞𝑒̈ 𝑛𝑑𝑗𝑒ℎ𝑒𝑗 𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈𝑟𝑒̈ 𝑠ℎ𝑜𝑞𝑒̈𝑟𝑖𝑛𝑒̈ 𝑘𝑜𝑠𝑜𝑣𝑎𝑟𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑎𝑡𝑦𝑟𝑒 𝑣𝑖𝑡𝑒𝑣𝑒. Ë𝑠𝑡𝑒̈ 𝑒 𝑣𝑒̈𝑟𝑡𝑒𝑡 𝑠𝑒 𝑓𝑜𝑟𝑚𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑖𝑛𝑠𝑡𝑖𝑡𝑢𝑐𝑖𝑜𝑛𝑒𝑣𝑒 𝑘𝑢𝑙𝑡𝑢𝑟𝑜𝑟𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑡𝑒̈ 𝑘𝑜ℎ𝑒̈, 𝑏𝑒̈ℎ𝑒𝑗 (𝑛𝑑𝑜𝑠ℎ𝑡𝑎) 𝑛𝑒̈ 𝑚𝑒̈𝑛𝑦𝑟𝑒̈ 𝑠𝑡𝑖ℎ𝑖𝑘𝑒, 𝑝𝑜𝑟 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝑠ℎ𝑝𝑒𝑗𝑡, 𝑑𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑢𝑝𝑡𝑜ℎ𝑒𝑡 𝑠𝑒 𝑘𝑎 𝑞𝑒𝑛𝑒̈ 𝑒 𝑟𝑒̈𝑛𝑑𝑒̈𝑠𝑖𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑓𝑟𝑦𝑡𝑒̈𝑧𝑜ℎ𝑒𝑡 𝑘𝑦 𝑚𝑜𝑚𝑒𝑛𝑡 𝑖 𝑣𝑜𝑙𝑖𝑡𝑠ℎ𝑒̈𝑚 ℎ𝑖𝑠𝑡𝑜𝑟𝑖𝑘. 𝑅𝑟𝑗𝑒𝑑ℎ𝑎 𝑒 𝑟𝑟𝑒𝑏𝑒𝑠ℎ𝑒𝑣𝑒 𝑝𝑜𝑙𝑖𝑡𝑖𝑘𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑣𝑖𝑡𝑒𝑡 𝑣𝑖𝑗𝑢𝑒𝑠𝑒 𝑘𝑒̈𝑡𝑒̈ 𝑒 𝑡𝑟𝑒𝑔𝑜𝑗𝑛𝑒̈”…“𝑛𝑒̈ 𝑣𝑖𝑡𝑒𝑡 𝑒 𝑝𝑎𝑟𝑎 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑢𝑛𝑒̈𝑠 𝑠𝑒̈ 𝐴𝑘𝑎𝑑𝑒𝑚𝑖𝑠𝑒̈, (𝑝𝑗𝑒𝑠𝑒̈ 𝑒 𝑠𝑒̈ 𝑐𝑖𝑙𝑒̈𝑠 𝑖𝑠ℎ𝑎 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑢𝑛𝑒̈, 𝑠𝑖 𝑎𝑟𝑠𝑖𝑚𝑡𝑎𝑟 𝑓𝑎𝑟𝑒 𝑖 𝑟𝑖), 𝑛𝑑𝑗𝑒ℎ𝑒𝑗 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑒𝑛𝑡𝑢𝑧𝑖𝑎𝑧𝑒̈𝑚 𝑖 𝑗𝑎𝑠ℎ𝑡𝑒̈𝑧𝑎𝑘𝑜𝑛𝑠ℎ𝑒̈𝑚 𝑛𝑒̈ 𝑓𝑢𝑛𝑘𝑠𝑖𝑜𝑛𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑠𝑎𝑗. 𝐴𝑡𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑚𝑏𝑎𝑗𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑚𝑒𝑛𝑑 𝑠𝑖 𝑘𝑎𝑟𝑎𝑘𝑡𝑒𝑟𝑖𝑠𝑡𝑖𝑘𝑒̈ 𝑝𝑜𝑧𝑖𝑡𝑖𝑣𝑒 𝑒 𝑎𝑠𝑎𝑗 𝑘𝑜ℎ𝑒, 𝑘𝑎 𝑞𝑒𝑛𝑒̈ 𝑓𝑢𝑛𝑘𝑠𝑖𝑜𝑛𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑝𝑟𝑜𝑐𝑒𝑠𝑖𝑡 𝑚𝑒̈𝑠𝑖𝑚𝑜𝑟 𝑚𝑒 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑝𝑖𝑘𝑒̈𝑟𝑖 𝑒𝑘𝑧𝑒𝑚𝑝𝑙𝑎𝑟𝑒. 𝑂𝑟𝑔𝑎𝑛𝑖𝑧𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑝𝑟𝑜𝑐𝑒𝑠𝑖𝑡 𝑚𝑒̈𝑠𝑖𝑚𝑜𝑟 𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑖 𝑠𝑎𝑘𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑢𝑛𝑜ℎ𝑒𝑗 𝑚𝑒 𝑟𝑒𝑠𝑝𝑒𝑘𝑡𝑖𝑚 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑝𝑖𝑘𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑢𝑛𝑒̈𝑠. 𝑀𝑒̈𝑠𝑖𝑚𝑖 𝑧ℎ𝑣𝑖𝑙𝑙𝑜ℎ𝑒𝑗 𝑚𝑒 𝑜𝑟𝑎𝑟 𝑝𝑟𝑒𝑐𝑖𝑧 𝑑ℎ𝑒 𝑚𝑒 𝑟𝑒𝑠𝑝𝑒𝑘𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑠𝑎𝑘𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑜ℎ𝑒̈𝑧𝑔𝑗𝑎𝑡𝑗𝑒𝑠 𝑠𝑒̈ 𝑜𝑟𝑒̈𝑣𝑒… 𝐾𝑗𝑜 𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑒 𝑘𝑢𝑝𝑡𝑢𝑒𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑠ℎ𝑘𝑎𝑘 𝑠𝑒 𝑣𝑒𝑝𝑟𝑜ℎ𝑒𝑗 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑢𝑎𝑑𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑠𝑖𝑠𝑡𝑒𝑚𝑖 𝑘𝑢 𝑑𝑒𝑡𝑦𝑟𝑎𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑜𝑏𝑙𝑖𝑔𝑖𝑚𝑒𝑡 𝑖𝑠ℎ𝑖𝑛 𝑞𝑎𝑟𝑡𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑟𝑐𝑎𝑘𝑡𝑢𝑎𝑟. 𝑁𝑒̈ 𝑎𝑛𝑒̈𝑛 𝑡𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑟 𝑘𝑒̈𝑡𝑒̈ 𝑒 𝑖𝑚𝑝𝑜𝑛𝑜𝑛𝑡𝑒 𝑔𝑗𝑒𝑛𝑒𝑟𝑎𝑡𝑎 𝑒 𝑝𝑒𝑑𝑎𝑔𝑜𝑔𝑒̈𝑣𝑒 𝑚𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑟, 𝑞𝑒̈ 𝑘𝑖𝑠ℎ𝑖𝑛 𝑝𝑢𝑛𝑢𝑎𝑟 𝑔𝑗𝑎𝑡𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑠ℎ𝑘𝑜𝑙𝑙𝑎 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑒𝑠𝑚𝑒 𝑠𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑆ℎ𝑘𝑜𝑙𝑙𝑒̈𝑛 𝑒 𝐿𝑎𝑟𝑡𝑒̈ 𝑝𝑒𝑑𝑎𝑔𝑜𝑔𝑗𝑖𝑘𝑒.”

V. Gjini, në tërë veprimtarinë e tij pedagogjike, njihej si arsimtar serioz, tepër i saktë, profesionalisht i përgatitur, por mjaft i ashpër në vlerësim (sipas mendimit të studentëve). Por kjo kishte kuptim, për shkak se Akademisë si një institucion i ri dhe i pa përvojë, institucion që bënte hapat e parë, i nevojitej një stabilitet organizativ dhe një funksionim i rregullt, e në këtë drejtim Gjini ishte një prej kontribuuesve më të mëdhenj në këtë drejtim. Ai gjatë tërë veprimtarisë pedagogjike ligjëroi lëndën e Harmonisë, njëra prej lëndëve kryesore teorike bazë, që i nënshtrohen studentët e të gjitha drejtimeve të Akademisë. Është edhe autor i librit të Harmonisë, të parin të këtij lloji tek ne.

Në fund të viteve ‘80-ta, pas disa viteve të një qetësie provizore, kur Akademia sapo i kishte mbushur dy decenie të jetës së saj, ndërhyrjet politike në punën e Akademisë bëhen më të shpeshta. Procesi mësimor si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve, fillon të cenohet rëndë. Si rrjedhojë e kësaj, ishte dëbimi nga ndërtesa dhe nga puna e rregullt e të gjithë arsimtarët shqiptarë, në vjeshtën e hershme të vitit 1991.

V. Gjini, për nga natyra ishte i qetë, i matur dhe i paimponueshëm. Ishte edhe i angazhuar në organizimin e jetës muzikore, në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës së kompozitorëve të Kosovës, Kryetar i Lidhjes së Kompozitorëve të Jugosllavisë, Kryetar i Festivalit SMP etj.

Që nga ndërprerja e punës në vitin 1991, ai e braktisë Kosovën dhe shpërngulet në Kroaci (në Buje, një qytezë në Istër) ku do të kalojë tre decienet e ardhshme të jetës së tij.

Fotografia në ballinë: Vinçenc Gjini dhe Rafet Rudi pas ekzekutimit të veprës “Hijet” në Poreç të Kroacisë. Viti 2007.

Në Prishtinë, më 23.09.2022.

Shpëndaje: